LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Askush s’e ka dominuar Partizanin tim”, Daja: Hoxha? Nëse Teqja vazhdon kështu…

4 Dhjetor 2021, 18:59, Sport CNA
"Askush s’e ka dominuar Partizanin tim”, Daja: Hoxha? Nëse

Partizani mposhti 2-1 Skënderbeun, siguroi fitoren e dytë radhazi në Abissnet Superiore dhe ndan vendin e katërt me nga 15 pikë me Laçin. Trajneri i ?Demave?, Ilir Daja analizoi triumfin e sotëm në ?Gol pas Goli? në Supersport.

NDESHJA ? ?Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, ndër më të mirat e kampionatit. Besoj se mund ta kishim shmangur marrjen e golit dhe mund të shfrytëzonim rastet për të shkuar në pushim me rezultat më të thellë. Në pjesën e dytë gabuam duke qarkulluar avash topin, lamë kundërshtarin të spostohej, e ulëm ritmin?.

FITORJA ? ?Marrja e pikëve do të thotë që pozicionohemi më mirë në renditje dhe rikuperohemi nga ana psikologjike. Pjesa e dytë e dobët? Kemi pasur shumë dëmtime, këta lojtarë kanë përballuar shumicën e ndeshjeve. Kaçe po përmirësohet, Cara gjithashtu?.

TEQJA ? ?Jo vetëm sot, por ai ka një paraqitje goxha të mirë prej momentit që mbron portën tonë. Ka bërë goxha mirë, sot një pjesë e madhe e marrjes së tre pikëshit i shkon Teqjes, ashtu siç ka bërë në ndeshjet e tjera?.

PËSIMI I GOLAVE ? ?Sot shënuam gola me lojtarë 20 dhe 21 vjeç. Kemi shumë lojtarë të rinj, e vuajnë më shumë se të tjerët presionin psikologjik. Kemi marrë gola të evitueshëm në çdo ndeshje. Besoj se lojtarët e rinj te Partizani, do të fitojnë eksperiencë në vazhdim?.

HOXHA ? ?Albani nuk është grumbulluar me ekipin, stafi mjekësor nuk ka dhënë ok. Nëse Teqja do të vazhdojë në të njëjtin nivel, ai duhet të presë që Teqja të gabojë për të marrë përsëri pozicionin, edhe pse Albani është një nga portierët më të mirë të kampionatit dhe kapiteni i ekipit?.

MESFUSHA ? ?Merita ka treshja e mesit të fushës. Rritja e gjendjes fizike të Kaçes, do i japë më shumë forcë sulmeve tona, pasi ka një pasim shumë të mirë. Marku po integrohet, por kemi edhe lojtarë të tjerë të talentuar si Kote, Murataj dhe Maguette?.

KALENDARI ? ?Në fazën e parë, asnjë nga Vllaznia, Dinamo dhe Kukësi nuk na kanë marrë fitore. Kemi dalë barazim, por kemi qenë superiorë. Çdo ekip e vlerësojmë njësoj, Partizani nuk nënvlerëson apo mbivlerëson askënd. Kemi kualitetin për t?u përballur me çdo ekip në Superiore. Në fazën e parë nuk kemi marrë shumë pikë, por askush nuk na ka dominuar?.

Lajmet e fundit nga