Connect with Us

Ambasadori i parë shqiptar në Australi

Opinione

Ambasadori i parë shqiptar në Australi

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Per here te pare Shqiperia hapi Ambasaden e saj ne Australine e larget ne vitin e mbrapshte 2020. I derguari me pune i Republikes se Shqiperise, Dr Edmond Trako dhe bashkeshortja e tij zonja Iris Trako kishin mberritur ne Kanberra ne Maj 2020, disa dite perpara se Australia te mbyllej si rrjedhoje e Covid-19. Ekzaltimi i Shqiptareve qe jetojne ne Australi per hapjen e Ambasades ishte i papershkrueshem.

Megjithate veshtiresite per hapjen e Ambasades se pare Shqiptare ne Australi ishin te shumta. Per ne Shqiptaret qe jetojme ketu ishte shume e dhimbshme te shihje Ambasadorin Shqiptar te udhetonte me taxi neper Kanberra dhe Australi, madje edhe ne kembe. Nuk na vinte mire te shihnim ambasadoret e tjere te levizin me mjete te reja dhe shofere personale, madje edhe me shoqerues.

Po perse Ambasadori yne duhej te ishte kaq i ndryshem nga te tjeret kur ne kerkojme qe Shqiperia te jete e barabarte me shtetet e tjera? Bashke me veshtiresite e krijuara nga Covid, distancat e gjata dhe mungesa e nje mjeti udhetimi bene ate qe Shqiptaret te mos takoheshin shume shpesh me Ambasadorin e tyre. Nje gje i lehtesonte punet: Ambasadori pergjigjej ne cellularin e tij ne c’do kohe dhe dite te javes, perfshire ketu edhe te djelat.

Por keto veshtiresira nuk ishin asgje perpara asaj te hapjes se Ambasades. Shqiptaret e Australise jane shume te indinjuar me ate qe ka ndodhur gjate procesit te hapjes se Ambasades. Nje incident midis ministrise se jashme Shqiptare dhe asaj Australiane u shnderrua pothuajse ne incident diplomatik dhe rrezikoi mos hapjen e Ambasades Shqiptare. E gjitha per shkak te papjekurise se Ministrise se Jashtme Shqiptare qe kishte publikuar nje “joint Embassy” me ate te Republikes se Kosoves. Edhe ketu diplomacia e Ambasadorit Shqiptar fitoi dhe gjakrat u qetesuan.

LEXO EDHE:  Avioni përplaset me qendrën tregtare në Australi/ 5 të vdekur

Ambasadori Trako mori pjese per here te fundit ne festimet e festes se Flamurit ne Melbourne ne 29 Nentor dhe dashuria e komunitetit Shqiptar per te dhe zonjen Trako ishte me te vertete mbreselenese. Ikja e parakohshme ka lene me te vertete nje boshllek te madh, po ne te njejten kohe ka konfirmuar se Dr Trako ishte i afte te krijonte nje ure te forte ne nje kohe record dhe gjate pandemise. Mbas nje periudhe te gjate ne diplomaci Dr Trako nuk mund te ishte ndryshe.

Po ajo qe eshte me e rendesishmja, Dr Trako i perket asaj plejade intelektualesh qe farketuan Partine Demokratike por qe u perjashtuan nga Sali Berisha si “mocionista” ne 1992. Njerez te tille kane 30 vjet e kusur qe jane zhdukur padrejtesisht nga skena nga ai sistem i kalbur “demokracie” qe akoma jeton. Ne realitet keta intelektuale i kane te gjitha kapacitetet per te udhehequr denjesisht popullin Shqiptar.

Eshte momenti i fundit qe intelektuale te ketij kalibri te kontribojne ne Politiken Shqiptare per t’ja kaluar stafeten brezit te ri te pa korruptuar. Politikaneve aktuale, qofshin ata blu, te kuq, mavi apo te te gjitha ngjyrave ju ka dale boja! Te pakten keshtu duket nga Australia e larget. Lamtumire ambasadori i pare shqiptar ne Australi! Shqiptaret e Australise nuk do te harrojne kurre per sherbimin qe u bere dhe krenarine qe u dhurove!

Kind regards,

Dr Perparim Xhaferi (PhD)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Një falenderim dhe dy fyerjet e vizitës së Erdoganit në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i njohur si një autokrat dhe ideatori i neo otomanizmit ka zbarkuar në Tiranë, ditën e vdekjes së Heroit Kombetar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut.

Kryeministri tha se ishte e rastësishme. Patriotët në rrjetet sociale shpërthyen.

Por, në fakt duhet të kishte një qasje tjetër ndaj gjithë axhendës së presidentit turk, për të lexuar me gjakftohtësi vizitën e këtij të fundit.

Duke lënë mënjeanë nacionalizmin në lidhje me Skënderbeun apo frymën e shekujve të shkuar. Le të kthehemi tek momenti. Tek kjo politika aktuale, e marrëdhënies së Turqisë me Shqipërinë, ku vërtetë Erdogan dhe Rama kanë një marrëdhënie speciale. Por, presidenti i Turqisë të tillë marrëdhënie ka pasur edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kujtojmë këtu inaugurimin e Rrugës së Kombit në vitin 2009.

Ka një afeksion të Erdoganit për Shqipërinë. Por, si gjithmonë autokratët duan të kontrollojnë, të japin urdhëra për gjithçka. Dhe mjafton të lexojmë se çfarë ka ndodhur.

Së pari, presidenti Erdogan duhet falenderuar për ndërtimin e banesave në Laç. 502 familje, 102 familje, 30 milionë euro, 5 milionë lekë, kjo nuk ka rëndësi. Fakti është se presidenti turk ka ndihmuar vendin tonë dhe duhet të jemi falenderues.

Nga ana tjetër ndërtoi dhe një spital në Fier. Një spital të standarteve shumë të mira. Dikush thotë bën 60 milionë euro, dikush 10 milionë euro. Shifra nuk ka rëndësi. Fakti është se spitali u ndërtua.

Nga ana tjetër ka rikonstruktuar xhaminë simbol të kryeqytetit dhe për këtë sërish duhet falenderuar.

Erdhi bëri një vizitë në Tiranë, mbajti një fjalim në parlament dhe këtu fillojnë dy fyerjet e Erdogan.

I pari është qasja që ka ai ndaj parlamentit duke folur për çështje të brendshme të Turqisë.

Ç’punë ka parlamenti i Shqipërisë, me çështjen FETO apo me Grushtin e Shtetit në Turqi? Pasi të tillë e ka njohur vetëm Erdogan, se BE dhe SHBA kanë një qasje ndryshe.

Për më tepër, Fetyllah Gylen, kleriku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Erdogan jeton në SHBA, i lirë dhe nën mbrojtjen e administratës së SHBA-ve.

Ardhja e Erdogan në parlament dhe goditja duke përdorur FETO, është një fyerje për parlamentin, megjithëse atje mungojnë burrat që të ngrinin dorën dhe t’i thoshin “kjo është çështja jote personale dhe e brendshme e Turqisë, nuk ka lidhje me Shqipërinë”.

Fyerja e dytë e Erdogan ishte ajo që bëri me Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Shkoi të inauguronte restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut, dhe atje mungonin klerikët shqiptarë.

Mori një hoxhë nga Turqia, i vuri në rrjesht, preu një shirit dhe tha “Ta gëzoni”.

Ç’punë ka Erdogani me klerin shqiptar?

Pse nuk e njeh Erdogan Komunitetin Mysliman Shqiptar?

Ç’punë ka Qeveria e Turqisë se kush është kreu i Komunitetit Mysliman, i Kishës Orthodokse, apo i Kishës Katolike?



Pse futet tek komunitetet fetare shqiptare?

Për këto dy pika. Pra, fyerja në parlament dhe dhunimi që i ka bërë Komunitetit Mysliman janë ato që duhet të reagonte opinioni publik, përtej nacionalizmës dhe frymës së ngritur me ditën e vdekjes së Skëndërbeut, pikërisht ditën që Erdogan vizitonte Tiranën.

LEXO EDHE:  FOTO/ Male dallgësh…

LEXO EDHE:  Deputetja flet për ngjarjen e rëndë/ Si e zbulova pedofilinë e burrit tim

Askush nuk flet pse u përdhos Komuniteti Mysliman Shqiptar, sepse nuk e do Erdogan kreun e Komunitetit Mysliman dhe drejtuesit e saj.

E kujt i plasi…se kë do Erdogani dhe kë nuk do.

Komuniteti Mysliman Shqiptar, është i myslimanëve të Shqipërisë. Ata kanë të drejtën e tyre, të mblidhen e të zgjedhin drejtuesin e tyre. Kanë një komunitet që përfaqësohet denjësisht. Kanë një komunitet që ka një frymë fetare bashkëpunimi, simbol, dhe jo autokrate siç e do Erdogani.

Nga ana tjetër, klerikët e Komunitetit Mysliman nuk thirren, sepse nuk i pëlqejnë Erdoganit.

Kush është Erdogani, presidenti i Turqisë?

Faleminderit për ndihmën, por shko tek shtëpia jote.

Ç’punë ka Erdogani se kush është hoxha i shtëpisë tonë?

Çfarë do të ndodhte nëse do të vinte një presidenti i Greqisë apo i Italisë e do merrte priftin me vete e do inauguronin kishat sipas qejfit të tyre?

Kjo do të ishte po kaq fyese dhe reagimi do të ishte më i ashpër.

Ajo që duhet sot të reagojnë shqiptarët është për fyerjen që Erdogan i ka bërë Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Është fyerja që Erdogani i ka bërë parlamentit shqiptar, duke folur për grushtet e shtetit të vendit të tij.

Ç’punë ka Shqipëria me atë që ka ndodhur në Turqi?

Shqipëria është partner strategjik, e vlerëson dhe e falenderon për ndihmën. Por, nuk ka punë në çështjet e brendshme të Turqisë. Ashtu si Turqia nuk ka asnjë punë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Qoftë politike, qoftë këto edhe fetare.

Pse duhet presidenti turk të vijë këtu dhe të na tregojë leksione se kush janë hoxhallarët që do ai apo kush janë bizneset dhe organizatat që ai pëlqen, në arsim, shëndetësi, apo gjetkë.

Ajo që ka ndodhur me këto dy qasje të Erdoganit janë fyerje të vërteta që ai i ka bërë në sy të kryeministrit, përpara parlamentit të shqiptarëve dhe përpara Komunitetit Mysliman Shqiptar, që është simbol i bashkëjetësës shqiptare. Që është simbol i paqes dhe marrëdhënies së shkëlqyer shoqërore në Shqipëri.

Dhe vjen presidenti turk e lejohet nga kryeministri të bëjë çfarë të dojë, si të dojë, të dhunojë kë të dojë dhe të fyejë gjithçka ai nuk e pëlqen e nuk e zgjedh. Ja garanton me protokoll.

E këto janë dy fyerjet e mëdha që bëri Erdogani. Ngatërrimi i Shqipërisë dhe parlamentit shqiptar tek çështjet e brendshme politike të Turqisë dhe goditja, mohimi, përjashtimi, që i bëri Komunitetit Mysliman Shqiptar. Qartazi një frymë që nxit përçarje brenda Komunitetit Mysliman, që është në dëm të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

Qartazi një çështje e brendshme e Turqisë, çohet në parlamentin shqiptar, tek qeveria shqiptare si kërcënim. Më tej veprimi me Komunitetin Mysliman është akt që sjell pasoja të parikuperueshme dhe nxit përçarje kur kemi një bashkëjetesë shembullore. Faleminderit për ndihmën, por hallet tona i zgjidhim vetë dhe Komunistetin Mysliman e respektojmë e nderojmë me breza të pëlqen ose jo ty “sulltani i dashur” i kryeministrit tonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mustafa Nano/ Myslimanët nën hyqmin e disave që kanë shitur prapanicën, Rama të ndërhyj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Mbi orientimin e rreshtimin politik të opinionistëve shqiptarë që flasin çdo ditë nga studiot e televizioneve në prime time ne dimë më pak sesa për lidhjet me shtete të huaja që kanë një numër besimtarësh myslimanë, që janë edhe figura publike, përfshirë këtu klerikë, gazetarë, intelektualë publikë. Ju duket teprim kjo që thashë? Mua, jo. Unë nuk i di lidhjet politike të kolegëve të mij, por lidhjet e eksponentëve të komunitetit mysliman i di të gjitha një e nga një.

Dihet shumë mirë se kush përkrah Gylenin, kush është me Erdoganin, kush ka lidhje më të largëta në botën arabe e kush ka lidhje edhe më të largëta në Lindje. Në bashkësinë e myslimanëve shqiptarë gjenden të gjithë flamuj e rrymat e mundshme të Islamit në botë, dhe konfliktet mes tyre janë në të vërtetë konflikte të importuara nga jashtë, siç është fjala vjen konflikti mes Erdoganit e Gylenit.

Këtu ka ndikuar puna e madhe që bëjnë në Shqipëri përfaqësuesit e rrymave të ndryshme të Islamit, por edhe të shteteve të ndryshme myslimane. Kanë ndikuar gjithashtu edhe imamët, të cilët kthehen nga jashtë jo vetëm me edukimin fetar, por edhe me lidhje të konsoliduara emocionale e materiale me shtetin, ku ata janë edukuar. Kjo është arsyeja që imamët e myftinjtë shqiptarë s’e kanë për gjë të përkujtojnë publikisht e me nderim sulltanë të ndryshëm.

Ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e në Kosovë ky fragmentarizim brenda botës myslimane është edhe më i theksuar. Mes një pjese të konsiderueshme të tyre, identiteti nacional shqiptar është më i parëndësishmi. Ata hahen me sho-shoqin në mbrojtje të interesave të vendeve të tjera, dhe askush ndër ta nuk gjendet që ta denoncojë këtë situatë. Unë nuk njoh asnjë intelektual mysliman shqiptar që ta ketë denoncuar këtë situatë. Dhe të mendosh që janë po këta që nuk lënë argument pa trajtuar në debatin publik shqiptar.

Kjo gjë u vu re në mënyrën më të qartë të mundshme ditën që Shqipërinë e vizitoi Erdogani. Nëpër studiot e televizioneve u duk veç ndonjë erdoganist, dhe e mbrojti “nderin” e Erdoganit me një zell, të cilin nuk e shtie kurrë në punë kur vjen hera të mbrojë nderin e kombit të vet.

Ndërsa të tjerët nuk patën guximin të flisnin. Krerët e komunitetit mysliman u sollën sikur të mos ekzistonin. Edhe autoritetet, përfshirë edhe kryeministri Rama, sidomos kryeministri Rama, u soll me ta sikur të mos ishin të gjallë në këtë botë. Nuk ishte asnjëri syresh i pranishëm në përurimin që iu bë xhamisë së restauruar të Et’hem Beut. Dhe kjo është krejt absurde. Kjo është sikur dikush të marrë përsipër të rinovojë shtëpinë time, dhe në përfundim të punimeve të organizojë në shtëpinë time një festë, ku t’i mbledhë të gjithë, me kuç e me maç, përveç meje.

LEXO EDHE:  FOTO/ Male dallgësh…

LEXO EDHE:  Facebook kërcënon ndalimin e ndarjes së lajmeve në Australi



Përsëris: Kjo është një gjendje dramatike e komuniteit mysliman shqiptar. Dhe shpëtimi nuk duhet pritur nga myslimanët, pasi këta janë nën hyqmin e ca njerëzve që e kanë shitur prapanicën. Shpëtimi duhet të vijë nga qeveria.

Kryeministri Rama nuk ka dhënë shenja se shqetësohet nga kjo situatë, ku myslimanët, në radhë të parë krerët e tyre, i shërbejnë çdo lloj shejtani matanë kufijve tanë, por jo interesit kombëtar shqiptar. Ai duhet ta trajtojë me seriozitet këtë çështje menjëherë, këtu, tani. Nuk ka kohë. Nesër do jetë vonë.

Duhet bërë një ndërhyrje e fortë që të synojë mbi të gjitha e së pari shkurajimin e frenimin e këtyre ndikimeve të huaja. Ne nuk kemi ç’mësojmë nga të huajt për Islamin. Islami për ne nuk është si demokracia, një gjë e re, me të cilën nuk jemi familjarë, e të cilën mund e duhet ta mësojmë nga të tjerët. Përsa i takon Islamit, nuk kemi ç’mësojmë nga të tjerët. Ne kemi Islamin tonë, që ekziston prej pesë shekujsh këtyre anëve. Dhe janë pikërisht këta pesë shekuj që përbëjnë një traditë tonën në këtë drejtim.

Dhe këtë traditë duhet ta ruajmë. Duhet ta mbrojmë. Ne kemi ç’të mësojmë nga bota gjithçka, por jo Islamin. Sepse kemi Islamin e Hafiz Ali Korçës, Haxhi Vehbi Dibrës, Ismail Maçit, Hafiz Ismet Dibrës, Ferid Vokopolës, Hafiz Esad Myftisë, etj.

Këta e të tjerë nuk kanë qenë yje të rënë nga qielli, përkundrazi, mund të jepnin edhe më shumë në lëmin e shtetformimit e të krijimit të një kulture kombëtare, por pa këta nuk do të kishim Islamin tonë të traditës, me ato tipare të bukura që ai i ka, si toleranca, laicizmi, patriotizmi, e tërheqja gjenuine prej qytetërimit perëndimor. Pasi lexon Zanin e Naltë të para Luftës II, që ziente e vibronte prej një patriotizmi të sinqertë, soji i sotëm i shkarrashkruesve myslimanë të ngjan me një soj të zvetënuar e të bastarduar. Islami i Zanit të Naltë është Islami që na duhet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

A e dini sa kalori djeg Basha kur takohet me elektoratin?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Ylli Dylgjeri

Politika eshtë edhe ajo një shprehje e dashurisë e konsumit të ndjenjes dhe kalorive. Në politike partneri është publiku, kolegu, elektorati. Se mos me keqkuptoni… se kam fjalën për Gazin. Jo!

Elektorati është konsumatori më i madh i kalorive. Sa kalori harxhojnë politikanet kur takohen me publikun?

Le të studjojmë Lul Bashën sot.

Në një vështrim të parë duket se diçka digjet edhe te ky në takime.

Por jo, pas 8 janarit shifrat shkojnë për dreq. Basha nuk buzëqesh më, nuk ledhaton, nuk lëviz, nuk prek, nuk përqafon! Basha vetëm belbezon. Basha nuk djeg më kalori. 0 konsumi! Basha është mumifikuar duke shkuar drejt ngurtësimit, po i ofrohet çdo ditë një fosili.

LEXO EDHE:  FOTO/ Male dallgësh…

LEXO EDHE:  FOTO/ Male dallgësh...



Do të vij shpejt dita që do kthehet në objekt i arkeologeve dhe jo historianëve.

Me vjen keq…

Nuk i ngjau dot as Rasputinit, 100 vjet më parë në oborrin e Carit. Rasputini të paktën kujtohet nga brezat e sidomos nga gratë e rinia për harxhim të madh kalorish. Ishte kjo cilësi që oborri i Carit i ballcamosi organin seksual në një kavanoz me eter në muzeun erotik të St.Petersburgut.

Po Basha?

Nuk ka shans. Basha po thahet…çdo ditë.

Me vjen keq. Atë që spo djeg më Basha, po djeg elektorati; me vezë, gurë, dhe ulërima, kundër Tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE