Connect with Us

109-vjetori i Forcave të Armatosura, Peleshi: Mirënjohje për ushtarakët  që e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne

Politikë

109-vjetori i Forcave të Armatosura, Peleshi: Mirënjohje për ushtarakët  që e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka uruar të gjithë djemtë dhe vajzat që shërbejnë në Forcat e Armatosura me rastin e 109 vjetorit të themelimit.

Përmes një videoje që tregon historikun e Forcave të Armatosura që nga themelimi e deri më sot, si pjesë e Aleancës së NATO-s, ministri shpreh mirënjohjen për të gjithë ushtarakët që kanë kontribuuar.

LEXO EDHE:  “Pakti për Universitetin”/ Peleshi jep lajmin e mirë për studentët e Korçës

Sot, 109 vjetori i  Forcave të Armatosura – mirënjohje për të gjithë ushtarakët qe e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne. Sot përkrah NATO, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Luli Basha: Amerika dhe unë po bashkëpunojmë për të rrëzuar Edi Ramën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha foli për mediat, një ditë para protestës së paralajmëruar nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Sipas Bashës, që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi sesioni i ri parlamentar, Partia Demokratike në bashkëpunim me SHBA ka përcaktuar axhendën e politikës në vend dhe po udhëheq nismat dhe aksionin e saj për finalizimin e luftës për të shembur regjimin e Edi Ramës.



LEXO EDHE:  Shqipëri-Serbi me certifikata të përbashkëta shoqëruese për produktet

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ CNA.al zbulon gjashtë emrat e socialistëve për Korçën

 

“Që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi sesioni i ri parlamentar, Partia Demokratike, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe BE, ka përcaktuar axhendën e politikës në vend dhe po udhëheq me nismat dhe aksionin e saj finalizimin e luftës sonë të gjatë, pa kompromis e plot sakrifica, për të shembur rregjimin e Edi Ramës, i cilësuar botërisht si më korruptuari e më i kriminalizuari në rajon”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shuplaka” e fortë eurodeputetëve për Bashën: Shqipëria ka nevojë për opozitë funksionale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Eurodeputetët e Parlamentit Europian në një letër drejtuar kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha, theksojnë se Shqipëria ka nevojë për një opozitë funksionale që siguron kontroll dhe ekuilibër demokratik ndaj një qeverie socialiste gjithnjë e më arrogante.

Në letër shkruhet se për të arritur këtë PD, duhet të gjejë unitetin e saj. “Ju e keni detyrim të respektoni vullnetin e kongresit të partisë dhe të anëtarësisë siç u shpreh përkatësisht në 11 dhe 18 dhjetor të vitit të kaluar”, shkruhet ndër të tjera në letër.



Po ndjekim me shumë preokupim zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ne kemi mbështetur vitet e fundit qëndrimet korrekte të PD-së edhe në momente shumë të vështira siç do t’a mbani mend personalisht.  Shqipëria ka nevojë tani, më shumë se kurrë, për një opozitë funksionale që siguron kontroll dhe ekuilibër demokratik ndaj një qeverie socialiste gjithnjë e më arrogante.  Për ta arritur këtë, PD duhet të gjejë unitetin e saj;  prandaj ju e keni detyrim të respektoni vullnetin e kongresit të partisë dhe të anëtarësisë siç u shpreh përkatësisht në 11 dhe 18 dhjetor të vitit të kaluar”, thuhet në letrën e eurodeputetëve të Parlamentit Europian drejtuar Lulzim Bashës./A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Basha i tensionuar: Kam pranuar përgjegjësitë e mia, por…Berisha i’u ka mashtruar

Publikuar

-

Nga

Kreu i shkarkuar i PD, Lulzim Basha u shfaq i tensionuar një ditë para protestës së pritet të zhvillohet nesër në selinë e PD.

 

Me tone të ashpra Basha ka sulmuar ish kryeministrin Sali Berisha teksa tha se ai i ka mashtruar demokratët. Në një dalje publike për mediat ai theksoi se Berisha ka dashur që të bëjë për budallenj shqiptarët se pse është shpallur non-grata.

 

Sali Berisha ju ka mashtruar kur në nisje të lëvizjes së tij për të marrë e shndërruar Partinë Demokratike në bunker antiamerikan pas shpalljes së tij non grata, ju tha se unë kam shkelur statutin sepse nuk e kam votuar në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar vendimin e pezullimit të tij. Në kulmin e lëvizjes së tij, koha tregoi se megjithë diversionet e parreshtuara të Sali Berishës, Kryesia, Këshilli Kombëtar përfshirë Grupin Parlamentar dhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbajtur më 18 dhjetor, si dhe shumica e demokratëve kanë vendosur t’i qëndrojnë me vendosmëri qëndrimeve zyrtare të PD-së për korrupsionin dhe përcaktimin non grata të SHBA-së dhe të zbatojnë në partinë tonë atë që kemi kërkuar prej vitesh nga të gjitha institucionet shqiptare.

 



-Sali Berisha ka mashtruar dhe ka dashur t’ju bëjë për budallenj me sajesat dhe trillimet e tij qesharake rreth arsyeve përse është shpallur non-grata nga SHBA, në një kohë kur motivacioni ka qenë dhe është i qartë për çdokënd që nuk ka dëshirë të gënjehet. Shpallja non grata si instrument i antikorrupsionit dhe mbrojtjes së demokracisë nga minuesit e saj, po ngrihet si stuhi në Shqipëri dhe në rajon.
Kushdo ka mundësi të qartesohet përmes shembujve konkrete për arsyet e këtyre shpalljeve që po shoqërohen me sanksione ndaj pasurisë së paligjshme të personave të shpallur non grata dhe sipermarrjeve që i mbeshtesin.

-Sali Berisha ka mashtruar me perpjekjet e tij të vazhdueshme për tua mbajtur të fshehtë procedurën e shpalljes non grata që merr kohë dhe përfshin një disa insituticione e agjenci ligjzbatuese në shtetin më të fuqishëm të botës, që nga Departamanti i Shtetit, te Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Thesarit, dhe agjensitë e Sigurisë Kombëtare dhe ligjzbatimit.
-Sali Berisha, duke njohur mirë ndjenjat proamerikane të shumicës dërmuese të demokratëve dhe popullit shqiptar, ka mashtruar duke ju mbajtur të fshehtë me sa ka mundur deklaratat e qarta e të përsëritura të përfaqësuesve të SHBA dhe Presidentit Biden se SHBA do të ndërprese çdo marrëdhenie me një PD të drejtuar nga një e person non grata, cilido qoftë ai. Sali Berisha ju ka mashtruar e ushqyer me iluzione sikur non grata amerikane është një vendim politik i një administrate që mund të hiqet nga administrata tjetër, dhe jo një vendim institucional që piqet për shumë kohë dhe merret përmes bashkëpunimit e bashkërendimit të shumë institucioneve e agjencive të zbatimit të ligjit. Shpallja non grata për korrupsion nuk i është hequr kurrë, askujt.

LEXO EDHE:  Bledi Çuçi i vërsulet Niko Peleshit

LEXO EDHE:  Peleshi iu përgjigjet të hidhëruarve nga pakti Rama-Basha/S’na intereson pushteti

 

-Sali Berisha është treguar gënjeshtar me ju duke e përjashtuar veten e tij nga vendimarrjet me të rendësishme të PD-së gjatë tetë viteve tona në opozitë, në një kohë kur ai ka qene pjese e vendimarrjes madje edhe duke i paraprirë me deklarata mediatike, dhe me protagonizmnin e tij rivalizues me institucionet e zgjedhura te PD. Unë kam pranuar përgjegjësitë e mia për ketë situatë, por Sali Berisha nuk mund të bëjë sikur ka qenë në ndonjë ishull prej nga u kthye pas tetë vjetësh.

-Sali Berisha ju ka mashtruar keq duke gënjyer, trilluar e shpifur pa hesap kundër meje, pa paraqitur asnjë fakt a provë sado të vogël, e gjithë kjo që të mbledhë pas vetes mbështetës e të bëjë turmën e karshillëkut kundër SHBA dhe të hedhë demokratët kundër njeri tjetrit..
-Sali Berisha ka shpërdoruar vullnetin e atyre demokratëve që firmosen për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakoshëm të PD-së, duke mos lejuar kalimin e firmave të tyre në rrugën ligjore që përcakton kushtetuta e Partisë.”, tha Basha.

LEXO TE PLOTE