Connect with Us

U mundën 5-0 nga Laçi, Shkëmbi fajëson lojtarët: Nuk treguan karakter

Sport

U mundën 5-0 nga Laçi, Shkëmbi fajëson lojtarët: Nuk treguan karakter

Publikuar

-

/

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, e ka cilësuar një mungesë karakteri atë që shfaqi sot skuadra e tij në fushën e lojës. Pas humbjes të thellë 5-0 ndaj Laçit, trajneri deklaroi për “SuperSport” se nuk kishte asnjë shpjegim tjetër dhe se lojtarët duhej të merrnin përgjegjësitë që të dilnin nga kjo situatë.

“Mendoj se Dinamo nuk tregoi karakter. Është e vërtetë që pas 1-0 patëm mundësi të barazonim, në momentin kur po bënim trysni të porta kundërshtare, u goditëm me golin e dytë. Pastaj ishte si fotokopje e ndeshjes me Tiranën, ekipi nuk tregoi karakter dhe tregoi që dorëzohemi shpejt. Ky ishte problemi.

Nuk jam nga ata që mund të flas për futbollistët, por sot është e qartë që golin e parë e dhuruam, dhe nëse nuk ke karakter të luftosh nga sulmuesi te lojtari i fundit, është e vështirë. Nëse nuk bëjnë të gjithë 100% punën e tyre, atëherë do të kemi probleme siç e treguam sot.

Kjo në këtë moment zgjidhet duke marrë përgjegjësinë e duke qenë të përgjegjshëm të gjithë. Të paktën sot duhet të kërkojmë falje klubit, presidentit e tifozëve se ishte e turpshme. Nëse secili merr përgjegjësitë e duhura… Nëse në ndeshje japim sa stërvitemi çdo ditë, mendoj se nuk do të ishin e nuk do të jenë këto rezultate. Karakterin ose e ke, ose jo, por në futboll duhet ta kesh se ndryshe turpërohesh ashtu siç ndodhi sot.

Ndeshjet janë afër, ngelet të merremi me gabimet e sotme. Në ndeshjen e ardhshme është ndaj Teutës, kalendari sa vjen e vështirësohet, por e them që nëse nuk ndryshojmë karakterin, do të kemi probleme. Por jam me shpresë që kemi karakterin e duhur që ta kuptojmë që duhet të ndryshojmë.

Ndoshta ka lojtarë që akoma nuk e kuptojnë se çfarë kërkon ky klub e për çfarë është investuar. Por mendoj që në momente, humbëm në momentin e mirë. Pas pësimit të golit të parë për disa minuta arritëm të riktheheshim, pas të dytit u duk një dorëzim i të gjithë lojtarëve, nuk dua të veçoj asnjë, por i gjithë ekipi u dorëzua”, tha Shkëmbi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

KOMISIONI I DISIPLINËS/ Gjoba për të tërë, e pësojnë prej tifozëve tre klube të Superiores

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë disa vendime për shkeljet e hasura në ndeshjet e Abissnet Superiore dhe jo vetëm. Tre klubet, Tirana, Vllaznia dhe Skënderbeu janë gjobitur për shkak të sjelljes së tifozëve. Më poshtë vendimet e marra nga komisioni disiplinor:

1.KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 20.000 (njëzet mijë) lekë.

2.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3.KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.



KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

4.KF Butrinti U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë U-19, kundër Akademia e Futbollit U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 30.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

5.Pranimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol, Redjan Hatia, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

6.Pranimin e kërkesës së AF. Elbasani U-17, në lidhje me lojtarin Kristo Doci, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ndeshja me Kukësin, këta janë 3 futbollistët që shqetësojnë Migen Memellin

Publikuar

-

Pas barazimit me Laçin korçarët do të kërkojnë të mbledhin pikë të tjera të rëndësishme për t’i shpëtuar fundit. Por, në ndeshjen e radhës me Kukësin wë luhet në fundjavë, përveç vështirësisë së kundërshtarit dhe transfertës, do të duhet të përballen edhe me problemet fizike të disa lojtarëve.

Në këto kushte trajneri Migen Memelli po përballet me disa probleme jo të vogla. Skënderbeu duhet t’i bëjë llogarinë me tre lojtarë të dëmtuar që duhet të rikuperohen ose të zëvendësohen për Kukësin.



Veç Vitijës dhe Berishës, të cilët munguan ndaj Laçit, listës i është shtuar edhe Uerdi Mara, që la në mes ndeshjen ndaj kurbinasve Laçit për shkak të një dëmtimi. Memelli duhet të kërkojë alternativa të reja.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Këto janë super duelet e ditës së sotme

Publikuar

-

Sonte do zhvillohen disa super takime në kuadër të Kupës së Mbretit dhe Kupës së Anglisë.

Barcelona do ketë punë të vështirë në transfertë te Athletic Club, sa i përket kualifikemeve për çerekfinale të Kupës së Mbretit,

Ndërkohë, Real Madrid do ketë punë më të lehtë në ‘letër’, pasi përballet me Elchen.



Kurse, super përballja zhvillohet në ora 20:45 në “EFL Cup” mes Arsenalit dhe Liverpoolit.

Takimi është i vlefshëm për gjysmëfinale, teksa ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0.

LEXO TE PLOTE