LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajneri i ri i Egnatias mund të jetë huaj

3 Dhjetor 2021, 14:15, Sport CNA
Trajneri i ri i Egnatias mund të jetë huaj

Tek Egnatia nuk po nxitohen për përzgjedhjen e trajnerit të ri. Pas largimit të Maganit stoli ka mbetur bosh. Presidenti Agim Demrozi së bashku me drejtuesit e tjerë pas bisedimeve midis tyre vendosën edhe për trajnerin provizor.

Bisedimet janë intensive dhe deri në gjetjen e dakordësisë rreth emrit që mund të jetë shqiptar apo i huaj në klub po punojnë qetësisht. Synimet e larta dihen e tashmë mbetet për t?u vlerësuar se cila kandidaturë do të jetë ajo që do të bindë.

Interesimit të gazetës te rrogozhinasit iu përgjigjën shkurtimisht se nuk mund të konfirmohet një emër i saktë pa gjetur akordin.

Ashtu siç u tha pak ditë më parë që nga Shpëtim Duro, Ernest Gjoka, Edi Martini kanë dalë në skenë, pasi vetë në drejtim janë shpallur edhe kampionë në Superiore.

Pista është edhe për ndonjë trajner të huaj që tek Egnatia do të ketë çdo kusht themeltar që nga financat e gjithçka tjetër.

Lajmet e fundit nga