LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Toyota Yaris” fundos Bashën/ Kreu i PD rrezikon të humbasë mandatin e deputetit

3 Dhjetor 2021, 20:33, Politikë CNA
“Toyota Yaris” fundos Bashën/ Kreu i PD rrezikon të

Drejtësia belge po hap ?petët e byrekut? për Lulzim Bashën.

Ndaj këtij të fundit, është hapur një procedim penal nga Belgjika, për rolin e tij në çështjen e Toyota Yaris, ku fakte të reja po dalin në dritë.

Por pikërisht implikimi në këtë çështje, Basha pritet të humbasë edhe mandatin e deputetit.

Kreu i PD në formularin e vetëdeklarimit që ka dorëzuar në KQZ bën me dije se nuk ka qenë i dënuar me burg, por as nuk ka pasur asnjë procedim penal.  Në pikën 3 të formularit, pyetjes nëse keni qenë ndonjëherë në hetim nga ndonjë autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale, Lulzim Basha i është përgjigjur në mënyrë mohuese.

Por në provat e reja që po dalin, Basha rezulton person nën hetim. E thënë ndryshe, Luli e ka fshehur këtë gjë dhe sipas legjislacionit në fuqi, nëse vërtetohet fshehja e të dhënave, Basha mund të bëhet subjekt i nenit 190 të kodit penal dhe të shkojë para drejtësisë

?Toyota Yaris? është afera që Bashën e kap ligji i dekriminalizimit.

Letër-porositë nga Belgjika

Më datë 20.4 2020 Ministria e Drejtësisë i ka dhënë rrugë ekzekutimit të letërporosisë të Autoriteteve Blege të drejtësisë, ku kërkohet nisja e procedimit penal për 11 persona që janë implikuar direkt ose kanë dijeni për çështjen 3.5 milionë eurove të kapura në makinën Toyota Yaris më datë 26 maj të vitit 2018.

Prokuroria Belge thekson se kreu i PD nuk i është përgjigjur katër kërkesave rresht të autoriteteve të drejtësisë atje. Në kërkesën e pestë datë 3 mars 2020 është bërë dhe paralajmërimi i fundit për Bashën, ku është vënë në dijeni se mosparaqitja me datë 17 mars të 2020-ës viti do sillte penalitete, ose më saktë mosparaqitja do shkaktonte procedim penal për Bashën.

Pas kësaj më datë 27 prill të vitit të kaluar Ministria e Drejtësisë i ka hapur rrugë letër-porosisë së autoriteteve Belge me lidhje me procedimin penal të personave të përfshirë në ngjarje. Lulzim Basha është I 11 në renditjen e individëve që prokuroria Belge kërkon nisjen e hetimeve.

Duke iu referuar  Nenit 14 të ligjit të dekriminalizimit, përcaktohet qartë se konstatimi i një deklarate të rreme sjell përfundimin e detyrës dhe të funksionit, ose humbjen e mandatit të deputetit.

Tashmë i mbetet prokurorisë që të hetojë Lulzim Bashën nëse i preket mandate për shkak të ligjit të dekriminalizimit apo nëse është në shkelje të nenit 190 të Kodit Penal për falsifikimin e dokumenteve zyrtare./CNA.al

Lajmet e fundit nga