“Ti dhe sorosistat do të ktheheni nga keni ardhur”/ Bien këmbanat e alarmit për Bashën

3 Dhjetor 2021, 20:11, Politikë CNA

Tashmë deklaratat e kryetarit ende në detyrë të PD, Lulzim Basha janë kthyer në një refren. Në të gjitha daljet e tij, vazhdon të këmbëngulë që Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet më 18 Dhjetor .

Së fundi përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha pas deklaratave në Foltoren e Devollit, ku lideri historik i PD, u shpreh se Basha po mbahet peng nga Rama për shkak të dosjeve penale që ka ndaj tij.

Kësaj deklarate, Basha iu përgjigj duke shkruar se Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas  31 vitesh tranzicion.

?Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më #18Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë???, shkruan Basha.

Ndërkohë ashtu si çdoherë, Basha ka kundër demokratët të cilët e akuzojnë se ka shitur 4 herë zgjedhjet.

Madje ata e quajnë Lulzim Bashën armikun e Partisë Demokratike.

?Sa shume urrejtje kanë ÇET’NIKET “demon-kratët” e paguar, të “ndërsyer” ndër rrjetet sociale ndaj “armikut” të vetëm që ka Demokracia Shqiptare, që quhet, L. Basha!!! d’rama-virusin e shqiptarisë, e kanë bërë “demokrat”, e s’duhet gacmuar !!! TURP E FAQJA E ZEZË!!?, shkruan një prej tyre.

?Do kthehesh ti dhe soroistat e tu andej nga ke ardhur. Kjo do të jetë kthesa dhe mësimi më i mirë për ne. Haram mbështetjen që të kanë dhënë ty demokratët këtyre viteve?, shkruan një tjetër për demokratët.

Më poshtë po iu sjellim disa prej komenteve./ CNA.al

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lajmet e fundit nga