LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teuta dhe Vllaznia e mbyllin në "paqe"

3 Dhjetor 2021, 18:00, Sport CNA
Teuta dhe Vllaznia e mbyllin në "paqe"

Teuta dhe Vllaznia kanë ndarë sot nga një pikë në barazimin mes tyre në ?Elbasan Arena?. Një sfidë shumë interesante e mbyllur me shifrat 1-1, ku nuk munguan rastet e golat spektakolarë.

Sfida foli më shumë për Vllazninë që ishte kërkuese dhe rrezikoi disa herë portën e durrsakëve. Por një karton i kuq i Aralicës pas gjysmë ore lojë, ndryshoi disi ritmin e sfidës.

Durrsakët shënuan të parët me Gjorgiev, por Vllaznia edhe në inferioritet numerik sulmoi pareshtur derisa gjeti golin me Latifin. Rastet nuk munguan deri në fund të sfidës, por shifrat nuk ndryshuan më, duke u mbyllur me barazimin 1-1.

Lajmet e fundit nga