Connect with Us

Statistikat e jashtëzakonshme të Vrionit, ia kalon vetëm Levandovski

Seria A

Statistikat e jashtëzakonshme të Vrionit, ia kalon vetëm Levandovski

Publikuar

-

/

Xhakomo Vrioni shënoi këtë fundjavë një dopietë me skuadrën e tij, Tirolin, në Superligën e Austrisë. Pas tripletës së javës më parë, shqiptari nuk ndalet sërish, duke vendosur edhe një rekord në karrierën e tij. Sulmuesi ka shënuar të paktën një herë në pesë ndeshjet e fundit me skuadrën e tij. Jo vetëm kaq, por sa u përket shtatë ndeshjeve të fundit në Europë, vetëm sulmuesi i Bajernit Robert Levandovski ka statistika më të mira se shqiptari duke shënuar 10 gola përkundrejt 8 të Vrionit.

Përveç meritës të golave të realizuar, që janë prej një sulmuesi të mirëfilltë, ata kanë sjellë edhe fitoret në ndeshjet e fundit të Tirolit, duke e nxjerrë kështu skuadrën austriake nga zona e ftohtë e rënies. Deri tani me fanellën e kësaj të fundit, Xhakomo Vrioni ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje të luajtura. Një statistikë vërtetë mbresëlënëse për sulmuesin shqiptar.

Një problem që ngre shqetësime sa i përket Xhakomo Vrionit është fakti se ai nuk po thirret në ekipin kombëtar. Grumbullimi i tij i fundit është një vit më parë, në ndeshjet e Ligës së Kombeve ku sulmuesi luajti vetëm 33 minuta ndaj Lituanisë. Natyrisht që në repartin e sulmit të Kombëtares ka shumë futbollistë cilësorë, të cilët vendosin një hierarki me kontributin e tyre për ekipin përfaqësues.

Vrioni është një lojtar i ri, 23 vjeç, dhe kjo mund të mirëkuptohet deri diku, por problemi është që Xhakomo Vrioni në muajin e fundit po shkëlqen dhe nuk u thirr në Kombëtare! A nuk duhet të grumbullohen lojtarët në kohën kur gëzojnë formën e tyre më të mirë? Këto janë pyetje që ngrenë shumë dyshime në raport me menaxhimin që po bëhet me lojtarët e Kombëtares, sepse Vrioni nuk është rasti i parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Bombastike/ Paulo Dibala nuk pranon të rinovojë më kontratën me Juventusin

Publikuar

-

Mes Paulo Dibalës dhe Juventusit, ndoshta bisedimet duhet të rifillojnë edhe një herë nga e para, duke qenë se në 48 orët e fundit tonet janë nxehur më shumë se ç’duhet.

Nëse të martën kishte qarkulluar lajmi se klubi ka vendosur që ta ulë ofertën nga 8 në 7 milionë euro neto, plus 2 milionë të tjera bonuse, është një tjetër deklaratë e fortë e drejtorit të përgjithshëm, Mauricio Arrivabene, pas asaj përpara ndeshjes me Romën (“Dibala të tregojë se i vlen paratë që kërkon”), e cila tensionon edhe më shumë ambientin.

“Ajo që kam thënë për Dibalën vlen për të gjithë lojtarët e Juves. Dua të shoh karakter, grintë dhe dëshirë për të fituar. Aq më shumë nga ai që mban numrin 10 të Juventusit mbi shpatulla. Ka ardhur koha që Paulo ta tregojë se e përballon peshën e këtij numri te ne, pasi kërkesat që bëhen edhe duhet të justifikohen në fushë”, u shpreh Arrivabene.



SHPËRTHEN DIBALA – Por këto fjalë të radhës të ashpra nga drejtori Arrivabene, që Paulo Dibala ndoshta i ka mësuar vetëm në fund të ndeshjes me Interin, kanë irrituar shumë sulmuesin argjentinas.

Të paktën sipas asaj që raportoi dje në mesnatë rrjeti “TyCSports”, futbollisti bardhezi duket se i ka raportuar klubit se nuk ka më ndër mend që të rinovojë marrëveshjen me “Zonjën e Vjetër” dhe do të nisë të vlerësojë ofertat tani e në vazhdim.

Sipas televizionit argjentinas, jo vetëm oferta në ulje, por edhe kritikat e vazhdueshme në kohët e fundit nga drejtori i përgjithshëm kanë nervozuar tepër numrin 10 bardhezi, i cili tani më shumë se kurrë rrezikon që të largohet me parametër zero nga Torino, një luks që Juventusi nuk mund ta përballojë dhe duhet ta shmangë me çdo kusht.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video / Bonucci humbet toruan, shikoni si godet me shpullë drejtuesin e Interit

Publikuar

-

Një episod i turpshëm ka ndodhur në përfundim të sfidës Inter-Juventus, finalja e Superkupës së Italisë që u zhvillua të merkurën në mbrëmje në “San Siro”.

Leonardo Bonucci, që ishte gati për tu futur në fushë për të gjuajtur penalltitë, ngriu në vend nga goli i Sanchez në minutën e 121-të, dhe goditi me shpullë sekretarin zikaltër Cristiano Mozzillo në shkallët që të çojnë në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka është filmuar nga një tifoz dhe video është bërë virale në rrjet. Mbrojtësi rrezikon skualifikimin. Ka shtyrje dhe shpulla me drejtuesin e Interit, që kërkon të shpëtojë nga shpërthimi i mbrojtësit të Juventusit.

Nuk dihet arsyeja e zënkës, por mund të imagjinohet nervozizmi për një humbje në sekondat e fundit, ose ndoshta festimi i golit nga drejtuesi i Interit ka “çmendur” lojtarin juventin.



LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi fiton Superkupën, mposht Juventusin në finale

Publikuar

-

Interi ka fituar sot SuperKupën e Italisë, duke mundur pas kohëve shtesë Juventusin me shifrat 2-1.

Ekipi zikaltër ka triumfuar në një ndeshje dramatike, të vendosur nga goli i Aleksis Sançez në minutën e 121-të.



Kiliani shënoi golin e triumfit dhe e gjithë festa është e zikaltërve.

INTER-JUVENTUS 2-1
34′ (p) L. Martinez, 120’+1′ Sançez / 25′ MekKeni

LEXO TE PLOTE