LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Starton sot java e 11-të e Superiores, ja ekipet që zbresin në fushë

3 Dhjetor 2021, 07:15, Sport CNA

Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së 11-të me dy ndeshje.

Në orën 13:45, Laçi do të sfidojë në shtëpi Dinamon në një sfidë ku do të jetë një përballje e luftuar.

Skuadra kurbinase synon kthesën pas dy rezultateve negative, ndërsa kryeqytetasit kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive pas asaj fitoreje të javës së kaluar ndaj Kastriotit.

Në orën 16:45, në stadiumin ?Elbasan Arena? do të zhvillohet supersfida, Teuta-Vllaznia.

Kampionët e Shqipërisë duan me çdo kusht kthesën pasi fitorja u mungon prej 4 ndeshjesh , ndërsa shkodranët synojnë fitoren e tretë radhazi për të qenë në ndjekje të Tiranës dhe Kukësit në krye.

Lajmet e fundit nga