Connect with Us

‘Shtëpi bari’ në Shkodër/ Në pranga pronarja

Kronika

‘Shtëpi bari’ në Shkodër/ Në pranga pronarja

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 42 vjeçare me iniciale M.V, është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtatasi me iniciale Gj. V, 55 vjeç, pasi është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në banesën e tyre ku kishte edhe lidhje të paligjshme elektrike.

Policia ka sekuestruar 139 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit.

Njoftimi:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Jeran”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat”.

Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Është vënë në pranga pronarja e banesës dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj.

Janë sekuestruar 139 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike.

LEXO EDHE:  “Paratë e drogës po pastrohen në ndërtim”/ Bushati: SHBA nuk po angazhohet seriozisht

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur në bodrumin e banesës së tij, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Jeran”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja:

V., 42 vjeçe banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. V., 55 vjeç, banues në fshatin Jeran, Shkodër.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 139 kg lëndë bimore e dyshuar cannabis sativa, 132 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike”./CNa.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po udhëtonte me motor/ Ndërron jetë 62 vjeçari në Divjakë

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, kronike

Një person ka humbur jetën pas një aksidneti rrugor në Divjakë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mërtish, ku shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.



LEXO EDHE:  Tentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë/ Arrestohen katër persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

Sot rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E fundit/ Merr flakë shtëpia në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Një banesë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Sipas asaj që raportohet në media, zjarri ka rënë në një banesë në lagjen Dunavat.



Mësohet se nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale dhe nuk ka patur persona të lënduar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Thasët me drogë në kamionin me targa shqiptare/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

Policia ka dalë me njoftimin zyrtar përsa i përket sekuestrimit të një sasie të madhe me lëndë narkotike brenda një kamioni me targa shqiptare në Mal të Zi, siç u raportua nga mediat malazeze.

Sipas njoftimit të policisë, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Paraprakisht kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

Ndërkohë grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze

Njoftimi i policisë



Në Malin e Zi është kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

LEXO EDHE:  Zbulohen një ton kanabis në një magazinë në Berat/ Shtatë persona në kërkim

LEXO EDHE:  Kapet 1 ton drogë në Greqi/ Arrestohet shefi i policisë, mik për kokë me Saimir Tahirin

Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze.

Informacion më të detajuar do japim në përfundim të veprimeve të para hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE