Connect with Us

Shi dhe vranësira/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Aktualitet

Shi dhe vranësira/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sipas Meteoalb, e diela pritet që të jetë e dominuar nga vranësirat. Veriu dhe Lindja e Shqipërisë mbeten në prezencën e dëborës, po ashtu me reshje shiu do të paraqitet pjesërisht zona Qëndrore dhe Jugperëndim. Ndërsa në vijim reshjet do të jenë më të dukshme në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Fillimi i javës, do të jetë më vranësira të shumta të cilat në zonat bregdetare dhe të ulëta do të sjellin reshje e shiu. Ndërsa në Veri dhe Lindje do të ketë reshje dëbore. Por pasditja dhe mbrëmja i shtojnë vranësirat duke bërë që herë pas here reshjet të jenë me intensitet dhe mesatar.

LEXO EDHE:  Vranësira kalimtare dhe kthjellime/ Si do të jetë dita e sotme

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Sipas Meteoalb, e marta do të jetë më vranësira të shumta të cilat në zonat bregdetare dhe të ulët do të sjellin reshje e shiu. Ndërsa në Veri dhe Lindje do të ketë reshje dëbore. Por pasditja dhe mbrëmja i shtojnë vranësirat duke bërë që herë pas here reshjet të jenë me intensitet dhe mesatar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 5 ballë./ CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Monstër vulgariteti, me gjuhë alabaku”/ Ish presidenti “masakron” Veliajn pas publikimit të audios

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas publikimit të audios, ku kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, përdor një gjuhë skandaloze, duke bërë presion ndaj FSHF për të ndaluar rikandidimin e Armando Dukës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani e cilëson këtë si një krim të rëndë përveçse një skandal kombëtar.

Presidenti shkruan se në rast se, nuk reagon drejtësia edhe për këtë ngjarje, do të thotë që shteti shqiptar ka mbaruar .

Rregjistrimi audio i bërë publik në media ku Kryetari i Bashkisë Tiranë përfshin pushtetin, shantazhon botën e sportit, fyen me gjuhë alabaku dhe komandon drejtësinë ndaj gjithkujt që nuk i bindet, nuk është një skandal kombëtar por një krim i rëndë.



LEXO EDHE:  Suprizat e motit/ Nga temperaturat e larta në rrebeshe shiu

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja sa do të arrijnë temperaturat

Nëse ajo që ka mbetur nga drejtësia nuk vepron as në këtë rast mbi këtë monstër të vulgaritetit, gjithshka ka mbaruar dhe shteti shqiptar nuk mund të quhet se ekziston më.

Banditët do mbretërojnë, pas kësaj !“, shkruan ish presidenti./A.E- CNA.al

Skandali, FSHF zbardh audion ku Erion Veliaj flet me gjuhën e rrugës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Debate tek “Ligjet”/ Alibeaj bën “zëdhënësin” e Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve është ndalur tek Vettingu në politikë.

Duke folur me të njëjtën gjuhë, me Lulzim Bashën, Alibeaj vuri theksin te vettingu në politikë, duke e cilësuar si zgjidhjen e vetme.

Noterët janë thjeshtë ata që ju vjen dikush te zyra me një kontratë dhe janë kontrolluar. Prandaj testi moral është i pari që duhet të kalojë gjithsecili prej nesh. Pranoni vettingun në politikë dhe s’ka për të ndodhur as pastrim parash dhe s’ka për të shkuar puna deri te noterët. Ky është testi që se kaloni dot. I pari është vettingu i politikanëve, këta bëjnë gjëmën, rrimë përkrah me kriminelët dhe bëjnë vota”, -tha Alibeaj.

Po ashtu ai ka kundërshtuar ligjin për vettingun e noterëve, i cili u prezantua sot nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas tij, noterët duhet të kontrollohen, por s’ka nevojë për vetting.



“Këtu çdo ministër që vjen vettingun bën. E mbani mend Gjonaj, 4 vite dy gjëra mbaj mend e degdisi Nezar Seitin duke shkelur të gjitha rregullat e ekstradimit. Akti i parë që mbahet mend dhe akti i dytë vettingu i noterëve. Vjen tjetrin bën të njëjtën gjë. S’ka lidhje fare me vettingun e noterëve secili prej ministrave që vjen krijon vetëm kushtet si të pastrojë noterët dhe ta mbushë me militantë të partisë. Me ata që në 25 prill bënë vota për PS. Do të duhet të vendoset rregulli, integriteti, mos ketë kontakte me krimin. Çfarë i ka munguar ministrit të Drejtësisë, i kujtdo qoftë ai, nuk mungon asgjë nga legjislacioni aktual për të kontrolluar noterët.

Sa kontrolle ka bërë zotëria? Mirë vjen për të bërë një ndryshim në ligj dhe arsyeton kanë nisur kaq kontrolle për noterët, nuk ka shkuar deri në fund se ligjit i mungon diçka. Zero kontrolle. E thotë edhe vetë Dhoma e Noterëve.

Problemi më i madh në noterinë është se ç’bëhet me sistemet elektronike. Detyrohen njëherë në 6 muaj të paguajnë para për disa sisteme të ministrisë që janë në duart e qeveritarëve. Babëzia e qeverisë nuk mjaftohet me kaq.

Kjo qeveri që s’ka lënë zgjo pa kapur tani po i sulet edhe Federatës së Futbollit. Të lërë pa futur duart edhe tek noterët. Të gjithë duhet të dinë që noteria duhet kontrolluar, por është veprimtari publike që ushtrohet në mënyrë private. Por peshku qelbet nga koka”, tha deputeti Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjakmarrja shënon “kurbanin” e radhës/ Adoleshenti merr hakun e prindërve

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 17 vjeçar ka vrarë sot me armë zjarri një 65 vjeçar në emër të gjakmarrjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Manati të Lezhës, ku raportohet se 17 vjeçari e ka qëlluar të moshuarin ndërsa ky i fundit ndodhej në oborrin e tij

Sipas Policisë, krimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi në vitin 2009, vëllai 65 vjeçarit Lekë Lekgjonaj, kishte vrarë babain e 17 vjeçarit.



Adoleshenti më pas ishte përballuar me humbjen e nënës, e cila ishte vetvrarë pasi largimit nga jetë të bashkëshortit të saj.

Më poshtë po sjellim njoftimin e Policisë.

“Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës. Sekuestrohet dhe arma e krimit. Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.  Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjeçarit F. P. 17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.  Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes../CNA.al

LEXO TE PLOTE