
Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset punonjësi i IMT-së
Disa të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në...
Presidenti Joe Biden u zotua të premten se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus.
Presidenti e bëri këtë paralajmërim për Presidentin Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini.
“Ajo çfarë po bëj është përpilimi i një sërë iniciativash, që besoj se do të jenë më gjithëpërfshirëset dhe më domethënëset, për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë zotit Putin që të avancojë me veprimet që njerëzit shqetësohen se ai do të ndërmarrë”, u tha gazetarëve Presidenti Biden.
Ka shenja se Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini janë pranë zhvillimit të një bisede javën e ardhshme mes Presidentit Biden dhe atij rus Putin.
Presidenti Biden nuk dha detaje për veprimet që po shqyrton. Por, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili u takua të enjten me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Suedi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja. Ai nuk dha detaje për këto sanksione të mundshme, por sugjeroi se kjo përpjekje nuk do të jetë efikase.
“Nëse na vijnë ‘sanksione nga ferri’ të reja, ne do të përgjigjemi”, tha zoti Lavrov. “Nuk mund të mos përgjigjemi”.
Dallimet e thella u bënë të dukshme gjatë takimit Blinken-Lavrov. Zyrtari rus akuzoi Perëndimin se “po luan me zjarrin” duke mos marrë parasysh qëndrimin e Rusisë për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me vende të ish-Bashkimit Sovjetik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar që Ukraina t’i bashkohet NATO-s, e cila ka ruajtur mundësinë e anëtarësimit, por nuk ka përcaktuar një periudhë kohore për këtë.
Sekretari Blinken tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara “ia kanë bërë të qartë Kremlinit se do të përgjigjemi me vendosmëri, përfshirë nëpërmjet një sërë masash të forta ekonomike, të cilat nuk i kemi përdorur në të kaluarën”.
Ai nuk dha detaje për sanksionet që po shqyrtohen, por një prej tyre mund të përjashtojë Rusinë nga sistemi bankar i transfertave financiare ndërkombëtare SWIFT. Parlamenti Evropian miratoi në prill një rezolutë pa fuqi ligjore për ta përjashtuar Rusinë nga sistemi SWIFT nëse forcat ruse hyjnë në Ukrainë.
Një lëvizje e tillë do të kishte efekte të thella duke nxjerrë bizneset ruse jashtë sistemit financiar global. Mendohet se aleatët perëndimorë e kanë shqyrtuar ndërmarrjen e një hapi të tillë në vitin 2014 dhe 2015, gjatë përshkallëzimeve të mëparshme të tensioneve për Ukrainën.
Në atë periudhë, Kryeministri i atëhershëm rus Dmitry Medvedev tha se veprimi do të ishte i barazvlefshëm me “shpalljen e luftës”./voa
Telefonat Iphone të të paktën nëntë punonjësve të Departamen...
Trafikanti i kokainës, Joël Soudron është një ndër 62 të arr...
Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel,...
Të gjithë e kanë kuptuar seriozitetin e situatës aktuale. Fe...
Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime të reja nga 6 dh...
Sipas një studimi të ri, të sëmurët me astmë kishin një rrez...
Për tri dekada me radhë Republika e Moldavës ka qenë një sht...
Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel tha më 2 dhjeto...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ripërsëriti para...
Me 100 vjet burgim në total, janë dënuar ish-pjesëtarët e Sh...
Gjithnjë e më shumë shtete po shpallin fundin e epokës së mo...
Akuzat për korrupsion e detyruan Sebastian Kurz-in të jepte ...
Symone Sanders, një këshilltare dhe zëdhënëse e zëvendës Pre...
NATO paralajmëron Rusinë kundër çdo veprimi të mëtejshëm kun...
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e dhu...
Kryeministri Britanik, Boris Johnson, njoftoi se një bonus p...
Komisioni Evropian ka paraqitur këtë të mërkurë iniciativën ...
Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha përfaq...
E drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë është rikthyer...
Në Riga (30-1.12.)ministrat e Jashtëm të NATO-s, debatojnë m...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në...
Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në dr...
SPAK-u ka hequr dorë nga hetimi i dosjes së drogës me bana...
Klodan Keqi, autori i dyshuar për vrasjen e dy ditëve më p...
Kjo fundjavë nuk parashikohet të jetë si ditët e tjera...
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Tiranën, mesditën e so...
Së fundmi është hapur një peticion në lidhje me disa emisi...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash ...
Ministria e mbrojtjes së Tajvanit bëri të ditur të pre...
Një person i dyshuar për një sulm vdekjeprurës të viti...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të premten deklaroi zyrta...
Autoritetet ruse kanë bllokuar llogarinë kryesore në r...
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Monedhat e huaja kanë një qëndrueshmëri në blerje dhe shit...
Kompania "Ryanair" ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturi...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...