Connect with Us

Politikës së dinakërisë dhe besimit të verbër i ka ardhë fundi!

Opinione

Politikës së dinakërisë dhe besimit të verbër i ka ardhë fundi!

Publikuar

-

/
cna, lajme politike

Nga Paulin Marku

Është koha që Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj të qartësojnë vizionin e tyre dhe përcaktojnë se cila është rruga reale e përfaqësimit politik.

Janë shumë probleme që Partinë Demokratike duhet ta lëvizin, ta motivojnë, për t’u përgatitur për zgjedhjet, ndryshe freskimet joreale apo zëvendësimet në politikë mbi bazën e luftës për të marrë privilegjet që realisht nuk i përfaqësojnë janë të dëmshme dhe pa interes për elektoratin e djathtë.

Drejtuesat e kësaj partie politike i kanë borxh anëtarësisë së saj t’i përgatisin një ambient të sigurtë për të realizuar synimin që në zgjedhjet e ardhshme të hyjë me freskim e reformim dhe një program për t’i fituar këto zgjedhje.

Kryetari i PD-së duhet të krijojë hapësirën, pasi ka ardhur koha që politika reale t’i lërë vendin arsyes e racionalitetit, për të mbyllur shtegun për dinakët e të pabesët, kur gjendet në mes dinakërisë dhe besimit të verbër.

Jetës politike në Shqipëri nuk i duhen zëvendësimet apo freskimet në emra, por i duhen freskime që i sjellin cilësi politikbërjes, në baza programore dhe përfaqësuese, në ndërtim të një shteti demokratik, i cili zbret deri në elektoratin e ndershëm kudo në bazë, si dhe në shpërndarjen e pasurisë elektorale e zgjerimin për të gjithë njerëzit e jo vetëm tek të privilegjuarit partiakë.

LEXO EDHE:  Presioni i qeverisë ndaj bluzave të bardha para Vitit të Ri/ Keni 5 ditë kohë...

Objektivi i qytetarëve të këtij vendi është për të ecur drejt integrimit në BE i cili po cenohet nga bërja e hapave false politike, nga moskonsolidimi i demokracisë, shtetit të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe reformave në të gjitha fushat, me një sistem gjyqësor të brishtë e në shumë raste edhe të korruptuar, me arsim ku dija blihet e nuk fitohet, ku për  çdo ditë shkelet shtresa e mesme dhe e varfër e shoqërisë.

Në një vend ku çdo ditë ngrihen apo publikohen të dhëna se ky zyrtar apo ai zyrtar dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare është e vështirë të arrihet edhe besimi i qytetarëve.

Partia Demokratike duhet ta qartësoj vullnetin e saj në gatishmërinë për të ndryshuar këto gjëra dhe me këtë qartësi fitoren në zgjedhjet e ardhshme, nuk do ta ketë të vështirë.

*Anëtar Këshilit Kombetar të PDSH-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Hasan Bello/ “Filantropi” amerikan Xhon de Kej

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një nga historitë më interesante të “filantropëve” që kanë ardhur në Shqipëri në vitet 30-të është ajo e Xhon de Kej, i cili përfaqësonte një korporatë amerikane. Ai do t`i ofroi qeverisë shqiptare 10 milion dollarë, që t`i kthente borxhet Italisë dhe si shpërblim kërkoi prej saj disa koncensione. Në fakt, ky mashtrues dhe aventurier ndërkombëtar ishte një “personalitet” i njohur për shërbimet sekrete. Kjo, sepse, edhe vetë shërbimi sekret amerikan e mbante nën vëzhgim për shkak të implikimit të tij të hershëm kundër xhonturqve, si përhapës të ideve socialiste, si autorë i librit “Paraja e popullit” dhe si posedues i disa pasaportave, gjermane, meksikane, etj. Sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit, ai kishte marrë pjesë në lëvizjen meksikane kundër SHBA në vitet 1913-1914 dhe ishte detyruar të fshihej për shkak të implikimit në disa operacione të kundraligjshme bankare apo si i përfshirë edhe në kontrabandë në Irlandë.

Për të mikluar autoritetet shqiptare, ai ndoqi një skemë që rëndom praktikohet edhe 30 vitet e fundit. Ai i dërgoi një letër Sanije Zogut, motrës së Mbretit, e cila ishte Kryetare e Kryqit të Kuq, sipas së cilës, do t`i dhuronte kësaj organizate 100.000 franga shqiptare.

LEXO EDHE:  PD çon në SPAK koncesionin 120 milionë euro të checkup-it/ Të hetohet pa vonesë

LEXO EDHE:  “Arsyet pse mbështes Berishën”/ Goxhaj “demaskon” Bashën: E trajtojnë si legen



Pas ndërtimit të imazhit publik, Xhon de Kej, në tetor të 1930 do të filloi tentativat për të lidhur një marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë, për formimin e një konsorciumi të kapitalistëve amerikanë me një kapital 200 milion dollarë. Sipas të dhënave, me ndihmën e këtij kapitali, ai kishte deklaruar se do të ndërtonte tre porte, një rrjet hekurudhor, kanale vaditëse për bujqësinë, shfrytëzimin e minierave, lumenjve, dhe themelimin e dy bankave, një industriale dhe një tregtare. Për këto “investime” ai do t`i jap Bankës Shqiptare një çek të pa mbuluar prej 350.000 frangash ari. Në tetor të 1933, shtypi i kohës shkruan se, Banka e akuzonte atë si “aventurierin dhe mashtruesin e njohur”. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare Xhon de Kej-in dhe kolegun e tij Jozef Shipler-in nga Zvicra do t`i dënojnë me dy vite e gjysëm burg. Kjo histori shihej me kërshëri nga diplomatët italianë, të cilët i raportonin Ministrisë së Jashtme në Romë se, “filantropi” amerikan i kishte bërë një shërbim të madh politikës italiane, sepse “shqiptarët besojnë në çudinë se disa filantropë të huaj do ta shpëtojnë Shqipërinë”.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Dashuria për SHBA-të nuk ka nevojë për ndërmjetës

Publikuar

-

Nga

Nga Luçiano Boçi 

Ka një përpjekje të shfrenuar për t’i ndarë anëtarët e PD sot apo drejtuesit e saj ndër vite, në proamerikanë dhe në anti. Investuesit politikë shqiptarë të kësaj teze, spekulojnë me një akt diplomatiko-politik, me të drejtën ligjore të atakimit, i cili i drejtohet një personi (Berishës) pavarësisht përfaqësimit dhe vendit që mund të zerë ai në hierarkinë politike.

Sipas tyre, distanca ndaj këtij “mallkimi” afekton jo vetëm njerëzit që kërkojnë e mbështesin sot një proces normal zgjedhor legjitim të inspiruar nga anëtarësia e mbartësi i non-grata-s, por dhe forcën politike ku aderon, nëse e mban atë në gjirin e saj.

Retorika banale shkon deri aty sa këtë sjellje ta tundin si vërtetim dashurie ndaj SHBA-ve dhe si një kartabiankë e cila i siguron ose jo të drejtën atyre, për të qenë ata ndërmjetësit e dashurisë për vetë SHBA-në.

Shkojnë deri ne etiketime të tilla fantazmagorike me terma “bandë” apo “organizatë” antiamerikane, duke krijuar tymnajën e një ndjenje dhe realiteti që nuk ekziston.

Shpërndajnë profecira antike të një “armiqësie” hipotetike që do shfaqet në horizont me përmasa shkatërruese për PD, nëse ndodh “gjëma”, por që ekziston vetëm në kokat e tyre.

Spekulohet me një marrëdhënie tashmë solide, joartificiale e as momentale, me partnerin tonë kryesor dhe mbështetësin e disafishtë të vendit, SHBA-në.

E gjitha kjo bëhet për arrivizëm politik, me një kosto të pallogaritshme dhe një verbëri ulëritëse.

Sepse po vendosin përdhunshëm një pikëpyetje që kurrë nuk ka ekzistuar së paku në këto vite demokraci.

Pikëpyetjen e mirënjohjes për Amerikën.

E një tentativë e tillë është e rrezikshme dhe e dëmshme.

Një pikëpyetje e tillë duhet të anulohet, duhet të zhduket e fshihet menjëherë.

Ajo dëmton ndenjën proamerikane të shqiptarëve dhe hedh dyshime për vlerat e saj të pakontestueshme.

Shqiptarët kudo, anëtarët e formacioneve politike, veçanërisht të Partisë Demokratike, për shkak të historisë si dhe përfaqësuesit e saj politikë janë thellësisht proamerikanë.

Në çdo kohë e moment.

E kjo është e dëshmuar jo vetëm me politikat proatlantike të ndjekura nga cdo qeveri që ka drejtuar vendin në këto vite demokraci.

Shqiptarët e duan Amerikën. Anëtarët e PD thelbësisht. Pa kushte. 

E duan për vlerat e lirisë e demokracisë, përmasën e të drejtave universale, për fuqinë dhe zhvillimin që imponon, për rolin historik në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.

Prandaj ata sot kërkojnë me ngulm “të pakuptuar” nga spekulantët politikë, respektimin e vullneteve të lira dhe votës së lirë.

Është një dashuri e cila as mund të dyshohet, as mund të keqpërdoret e as të negociohet.



Ajo asnjëherë nuk ka pasur nevojë të imponohet dhe kur është kërkuar të ndalohet nga diktatura, sepse thjesht ajo nuk pranon ndërmjetës.

LEXO EDHE:  31-vjetori i themelimit të PD dega Vlorë/ Berisha takim me demokratët

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta Ramës/ Nuk ndalen vjedhjet, tendera abuzivë në kulmin e pandemisë

Prandaj tezat e “të përzgjedhurit”, apo “të mallkuarit” sot janë e mbeten teza false.

Sepse askush nuk mund të kushtëzoje apo të negociojë këtë marrëdhënie të ndërtuar mbi bazën e mirënjohjes, e cila është dhe e njohur dhe e pranuar si e tillë nga partneri ynë startegjik. Jo a priori, por në bazë të kontributeve edhe të personave për rolin në ardhjen e demokracisë, anëtarësimit në NATO, apo akteve të tjera.

Për më tepër askush qoftë drejtues politik, nuk mund të marrë tagrin e atij që ndan kufirin midis dashurisë dhe jo dashurisë.

Një demokrat në dashurinë për Amerikën nuk ka nevojë për ndërmjetësinë e lidershipit të PD, sikurse një socialist nuk ka nevojë për Ramën.

Perandorët u zhveshën nga e drejta hyjnore që me iluminizmin kur njerëzit kuptuan e pranuan që dashuria për Zotin nuk kishte nevojë për ndërmjetës politik.

Përgjatë historisë një rol i tillë, madje dhe nga e kundërta, nuk ka pasur sukses dhe nuk mund të ketë.

Mjafton të sjellim në kujtesën historike sjelljen e Hoxhës para viteve ‘90.

I vetëshpallur shpikësi dhe imponuesi i dashurive kombëtare, ai çfarë nuk bëri për të mbjellë me dhunë tek shqiptarët dashuritë jugosllave, sovjetike e kineze dhe për të ndaluar dashurinë për Amerikën e perëndimin.

Dhe asnjëherë nuk ia doli megjithëse përdori gjithcka. Nga propaganda e deri tek terrori e pushkatimet për çdo ndjenjë proamerikane të shqiptarëve.
‘90-ta e dëshmoi qartazi që lidhja shpirtërore e shqiptarëve nuk ishte mbytur dhe ata para saj kishin refuzuar çdo “pro” tjetër të imponuar.

Ardhja e Xhejms Beker-it shpërtheu realitetin që shpërdahet dhe ekziston dhe sot.

Ndërmjetësia nuk funksionon.

Një shembull tjetër për padobishmërinë e ndërmjetësisë:

Sado që mundohet Rama me prirjet e tij autoritariste të imponojë një “flirt” me Serbinë nëpërmjet projekteve rajonale, propagandës e me lloj-lloj marifetesh, ai nuk mundet t’ia dalë.

Ai nuk mund t’i imponojë asgjë shqiptarëve. Shqiptarët nuk mund të jenë dot proserbë. Ndërmjetësia apo shkuesia nuk jep rezultat si në demarshet për pro si në ato për kundër.

Në këto marrëdhënie “partneri” as nuk zgjidhet e as nuk funksionon, as për mirë e as për keq.

Prandaj proamerikanizmi i anëtarëve të PD, i përfaqësuesve të saj politikë, i liderve të saj në çdo kohë, sikurse i gjithë shqiptarëve i ngjason atij malit të lartë që sado ta gjuajnë ai po mal ngelet.

Shqiptarët shkojnë vetë tek ky mal.

Nuk ka nevojë që dikush t’i zërë prej dore…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Përse mungon kryetari i KMSH në përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut?

Publikuar

-

Nga

Nga Mentor Kikia 

Vizita e presidentit turk u përmbyll me një ceremoni të ekzagjeruar festive.

Një spektakël në përurimin e thjeshtë restaurimit, të një xhamie, pavarësisht vlerës si monument kulture.

Në atë ceremoni, në sheshin “Skënderbej”, nuk ishte i ftuar presidenti turk, por ishte i ftuar kryeministri i Shqipërisë dhe ca ministra të tij. Çdo gjë aty ishte turke. Nga podiumi, ku lexohej “Arnautllëk”, nga spikeri që fliste turqisht (jo përkthyesi), nga regjia që ishte e fondacionit turk, nga skena, gjithçka ishte e përgatitur nga fondacioni turk.

Lutja për ceremoninë përuruese u mbajt në turqisht, nga një klerik i lartë turk, që kishte ardhur sëbashku me delegacionin nga Turqia. Eshtë pikërisht kleriku që ndodhet më krahun e djathtë të presidetit Erdogan. Presidenti, entuziast, ndërsa shikonte besimtarë që përloteshin kur e shikonin, tha: Ta gëzojmë xhaminë e re.

Vërtet, ta gëzojmë. Shyqyr që Gjykata Kushtetuese nuk shkarkoi Ilir Metën sot, pasi do ta kishim shpallur Erdoganin edhe president, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Po kryeministri shqiptar ku e ka Kryetarin e Komunitetit Mysliman?

Vërtet, askush nuk pa një zyrtar të KMSH-së shqiptare. Unë u interesova dhe mësova se KMSH-ja shqiptare ishte përjashtuar nga çdo pikë e agjendës. Edhe kur u përurua xhamia që ndodhet vetëm 200 metra larg selisë së KMSH-së, aty nuk ishte askush.

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE – ‘Kaubojsi’ ikën nga Rama/Në krye të Partisë së Emigrantëve

LEXO EDHE:  Demokratët nuk i falin tradhëtitë Bashës/ Ja pse të shkarkuan



Asnjë hoxhë, asnjë imam shqiptar.

Përse?

Sepse Erdogani nuk e njeh Komunitetin Mysliman Shqiptar, për shkak se i quan atë mbështetës së rrymës së gylenistëve. Kjo dyshohet se është edhe arsyeja përse është pezulluar ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Namazgjasë. Turqia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet që bëhen për kreun e KMSH-së (përmes imamëve që njihen për mbështetjen ndaj saj), për të mbështetur një kandidat pro turk. Deri tani nuk ia ka dalë. Por nuk është çudi që t’ia dalë në të ardhmen.

Për shkak të rrethanave historike, Kisha Ortodokse ka sot një kryepeshkop të huaj, grek, fakt i cili ka çuar shpesh në përplasje jo pak të vogla në mesin e besimtarëve dhe po kaq shpesh është bërë edhe objekt përplasjesh diplomatike me Athinën.

Nëse do të dorëzojmë edhe drejtimin e Komunitetit Mysliman, atëherë kjo do të jetë e barabartë me një tradhëti kombëtare. Dhe këtu mendoj se nuk duhet të ketë tolerim.

Marrëdhëniet politike, ekonomike dhe ushtarake me Turqinë janë absolutisht shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Por, sado miq e vëllezër të jemi, ne nuk duhet të lejojmë asnjë hije të Perandorisë të vërtitet sipër kokës së kombit tonë, qoftë edhe në formën e çallmës së një imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE