Connect with Us

Omicron ka më shumë gjasa për të riinfektuar njerëzit që kanë pasur më parë Covid

Shëndeti

Omicron ka më shumë gjasa për të riinfektuar njerëzit që kanë pasur më parë Covid

Publikuar

-

/
cna lajme blog

Varianti Omicron ka të paktën 2.4 herë më shumë gjasa të riinfektojë dikë që ka pasur më parë Covid.

Këto të dhëna vijnë nga Afrika e Jugut, ku ka një rritje drastike të njerëzve të infektuar. Studiuesit e qeverisë thonë se ka pasur 35,670 riinfeksione që nga fillimi i pandemisë dhe rreziku i riinfektimit ra në 0.7 gjatë valës së dytë të nxitur nga Beta dimrin e kaluar dhe rritjes së tretë të Delta këtë verë në krahasim me valën e parë.

Por rreziku për të kapur sërish virusin është rritur për herë të parë, duke shkuar në 2.4.

Shkencëtarët nga Universiteti Stellenbosch, pranë Cape Town, thanë se gjetjet sugjerojnë se Omicron është në gjendje të shmangë mbrojtjen që njerëzit kanë nga një infeksion i mëparshëm, ndryshe nga variantet Beta dhe Delta që u ‘shtypën’ nga imuniteti natyror.

Sipas tyre të dhënat kanë implikime të rëndësishme në shëndetin publik, veçanërisht në vendet që më parë kanë pasur shkallë të lartë të infeksionit.

Një “pyetje urgjente që mbetet”, është nëse Omicron mund t’i shmanget mbrojtjes së vaksinës po aq mirë sa imuniteti natyror, dhe nëse po, a ndikon kjo në shtrimet në spital dhe vdekjet.

Raportet nga mjekët në provincën e Gauteng, thanë se po ndodhnin riinfeksione, pavarësisht se 80 për qind e popullsisë kishte rezultuar pozitive më parë.

Megjithatë, marrja e vaksinave është e ulët në Afrikën e Jugut, me vetëm një të katërtën e popullsisë të cilët janë vaksinuar dy herë, gjë që e bën të vështirë interpretimin e të dhënave.

Për të bërë një parantezë, 70 për qind e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar dy herë dhe kjo shifër është po aq e lartë sa 80 për qind e disa vende evropiane.

Kjo vjen pas të dhënave nga National Institute për sëmundjet ngjitëse, të cilat tregojnë se 11,535 raste të reja ishin regjistruar me Covid brenda 24 orëve, një rritje prej 368 për qind që nga e enjtja e fundit ku u regjistruan 2,465 njerëz të infektuar.

Rreth 51,402 njerëz në vend iu nënshtruan një testi për Covid-in dhe 22.4 për qind e tyre rezultuan pozitivë. Nëse i  krahasojmë këto të dhëna me javën e kaluar, nga 38,075 për qind e testeve, 6.5 për qind rezultuan pozitivë.

Ndërkohë, pranimet në spitale Covid pothuajse u trefishuan në një javë, por vdekjet kanë rënë me 64 për qind.

LEXO EDHE:  Studimi: Marrja e tepërt e këtij minerali mund t’iu shkurtojë jetën

Por pavarësisht frikës nga Omicron, Afrika e Jugut ende po regjistron shumë më pak raste të përgjithshme të Covid-it në krahasim me madhësinë e popullsisë së saj me Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.

Shifrat nga platforma kërkimore e Universitetit të Oksfordit, tregojnë se Afrika e Jugut ka 63 milion raste me Covid krahasuar me 638 raste në Mbretërinë e Bashkuar dhe 257 raste në SHBA. Rastet po rriten ndjeshëm në Afrikën e Jugut, por po fillojnë me një bazë të ulët.

Anne von Gottberg, një mikrobiologe klinike në NICD, zbuloi në konferencën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, se varianti qëndron prapa 75 për qind të rasteve në shkallë kombëtare dhe “duket sikur ka një mbizotërim të Omicron në të gjithë vendin”.

Sipas Daily Mail, pesë nga nëntë provincat e vendit kanë konfirmuar rastet e Omicron dhe zyrtarët presin që prevalenca e tij të jetë e lartë në katër zonat e mbetura ku mostrat pozitive nuk janë renditur ende. Ka pasur vetëm 183 raste të konfirmuara të këtij lloji, sepse një pjesë e vogël e mostrave pozitive janë analizuar për variante.

Kjo vjen mes raporteve kontradiktore nëse Omicron shkakton sëmundje të lehta apo të rënda dhe çfarë ndikimi do të ketë në efektivitetin e vaksinës. Ekspertët paralajmërojnë se gjetjet aktuale nuk janë të besueshme dhe do të duhen dy javë para se të testojnë se si funksionon virusi në laboratorë.

Varianti është parë në më shumë se 20 vende në mbarë botën dhe ka të ngjarë të jetë përhapur për disa javë përpara se Afrika e Jugut të ngrinte alarmin. Holanda zbuloi një rast një javë më parë, ndërsa Nigeria gjeti rastin e parë në një mostër të marrë në tetor.

Ishte edhe në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të zbulohej për herë të parë nga shkencëtarët javën e kaluar, me nëntë raste në Skoci më 20 nëntor, duke shkaktuar spekulime se ky virus ishte importuar nga konferenca e klimës COP 26 ose një lojë regbi në stadiumin Murrayfield kundër Afrikës së Jugut.

Ndërkohë, Norvegjia njoftoi se 60 persona ka të ngjarë të jenë infektuar nga virusi Omicron në një festë të vetme Krishtlindjesh në një restorant ushqim deti në Oslo, ku ka të ngjarë të jetë shpërthimi më i madh në botë i llojit të ri deri më tani.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.dailymail.co.uk/news/article-10267385/Omicron-dominant-South-Africa-just-one-WEEK.html

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSh publikon shifrat/ Rriten sërish rastet pozitive me Covid 19, asnjë humbje jete  

Publikuar

-

Nga

cna shendet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës epidemiologjike në vend.

Sipas MSH, në 24 orë janë kryer  8,105 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID , 1,781 qytetarë, në këto bashki: 919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë,  55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë,  29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë,  Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.

Janë 10,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

LEXO EDHE:  Rama ngacmon sërish Metën/ “Si president ka vetëm kostumin”

LEXO EDHE:  Rama dhe Manastirliu inspektojnë Qendrën e Parë në ‘’Air Albania’’/ Do vaksinohen 60 qytetarë në orë

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (07 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,781

Të shëruar në 24 orë       278

Të shtruar në spitale       111

Humbje jete në 24 orë    0

Testime ditore                 8,105

 

Testime totale              1,516,613

Raste pozitive                 216,686

Raste të shëruara           202,664

Raste Aktive                      10,789



Humbje jete                         3,233

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë           5,155

Fier                 1009

Durrës             914

Elbasan           757

Shkodër          690

Vlorë                688

Berat               380

Gjirokastër     392

Lezhë              308

Korçë               261

Dibër                145

Kukës               90

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Omicron” në Shqipëri/ Epidemiologu ngre alarmin: Do të kemi rritje të numrit të infektuarve

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Festat e fundvitit duket se kanë lënë edhe pasoja, padsi është vënë re një rritje e numrit të përsonave të infektuar me Covid.

 

 

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, thekson se Shqipëria sapo e ka nisur përballjen me valën e re të koronavirusit e cila sipas tij, do të vijojë përgjatë gjithë muajit janar.

 



“Nga ky moment deri nga fundi i janarit në do të kemi rritje rastesh dhe humbjet e jetës do të reflektohen disa ditë më vonë. Pra, me Deltën ishte 10 ditë – 2 javë ndërsa me Omicronin mund të jetë 5 deri 10 ditë. Do të shohim nëse do të ketë efekt spitalor”, deklaroi Alimehmeti në një dalje për mediat.

LEXO EDHE:  U kthye në vatër infeksioni/ Rihapet fasoneria në Krujë

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues nga Covid-19/ Ja sa persona janë infektuar në 24 orët e fundit

 

Megjithatë duke iu referuar studimeve nga shtete të ndryshme Alimehmeti thotë se Omicron është një variant më i butë sesa delta, e më një risk me të ulët për fatalitet.

 

“Risku për t’u shtruar në spital është rreth 80% më i ulët sesa me Deltën, Në Skoci dhe në Angli u konfirmua një shifër rreth 67% dhe e njëjta nga Kanadaja. Kjo ka të bëjë me individin. Indikatori spitalor është i rëndësishëm, megjithatë deri tani nuk ka sinjale të forta risku”, tha Alimehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Epidemilogia franceze: Harrojeni imunitetin e tufës, duhen shtuar testimet

Publikuar

-

Nga

Të mërkurën, më 5 janar, Franca regjistroi një rekord prej më shumë se 332,000 raste të reja infektimesh me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit, dhe 246 vdekje. Varianti Omicron, mjaft infektiv, fajësohet për numrin e madh të rasteve në të gjithë botën. Epidemiologia franceze Catherinë Hill thotë se imuniteti i tufës është ende teori, ndërsa varianti Omicron ka bërë që njerëzit të jenë tejet të rrezikur nga përhapja e tij.

 

Mes shtimit të infektimeve nga varianti Omicron, ekspertja franceze e mjekësisë, Catherine Hill, thotë se imuniteti i tufës është ende një teori.

 

“Vaksinimi nuk mbron nga mos-infektimi. Pra, nuk mund ta llogarisim imunitetin e fituar përmes vaksinimit, sepse varianti Omicron depërton. Për momentin le të harrojmë imunitetin e tufës”, thotë ekspertja Hill.

 

Të enjten, parlamenti francez miratoi planet e presidentit Emmanuel Macron për pasaportën e vaksinimit, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së variantit Omicron. Epidemiologia Hill shpreh rezervat e saj.

 

“Pasaporta e vaksinimit është mjet për të nxitur vaksinimin e njerëzve që nuk e kanë bërë atë. Nuk mendoj se kjo do të funksionojë, sepse situata është mjaft e tensionuar”.

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues nga Covid-19/ Ja sa persona janë infektuar në 24 orët e fundit

LEXO EDHE:  “Qeveria asnjë përpjekje për sigurimin e vaksinës”/ Berisha ngre alarmin: Pasojat do jenë të mëdha



 

Ekspertja rekomandon testime të shpeshta dhe më strategjike në shkolla, shtëpi të kujdesit shëndetësor dhe zyra, dhe të mos lihet testimi në dëshirën e vetë njerëzve.

 

“Duhet të kemi një strategji për të gjetur dhe izoluar njerëzit që janë të infektuar. Që nga fillimi testimi është kryer në mënyrë tejet të paorganizuar”, thotë specialistja.

 

Gjatë një përshendetje me rastin e vitit të ri, Presidenti Macron tha se ndoshta 2022 do të shënojë fundin e pandemisë. Specialistja Hill shprehet me skepticizëm ndërsa thotë se nuk mund të parashikohet fundi i pandemisë.

 

“Ne e lamë virusin që të qarkullonte në mbarë botën. Nëse vërtet duam të kontrollojmë pandeminë, do të duhet të ndihmojmë vendet e Afrikës që kanë popullsitë e tyre të pavaksinuara, ku virusi po përhapet gjerësisht. Nuk do të kemi një fund të pandemisë”, thotë mjekja franceze Catherine Hill./VOA

LEXO TE PLOTE