Connect with Us

NUK-u i fundit i Lulzim Bashës

Politikë

NUK-u i fundit i Lulzim Bashës

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Elvi FUNDO

Ka shumë gazetarë, analistë politikë por edhe qytetarë të cilët tashmë Lulzim Bashën e vlerësojnë për “fjalën që ka mbajtur”.

Pra për premtimet që ka dhënë dhe si njeri i “fjalës së mbajtur”; Lulzim Basha ka edhe çështjet e tij.

Për shembull, sa herë ka thënë Basha nuk ndodh dhe ka ndodhur. Po t’i numërojmë ndoshta janë shumë dhe duket vërtet që Lulzim Basha është njeriu që nuk thotë kurrë nuk.

Për shembull mund  të kujtojmë këtu traun në Rrugën e Kombit. “Nuk do të vendoset trau në Rrugën e Kombit”. Trau u vendos, të rinjtë demokratë që protestuan ndenjën burgjeve.

Nuk do të miratohet ligji për arsimin e lartë”. U miratua ligji për arsimin e lartë dhe është në fuqi ende.

Nuk do të ketë një reformë administrative pa opozitën”. E bojkotoj, nuk shkoj, reforma administrative hyri në fuqi dhe zbatohet edhe sot e kësaj dite.

Nuk do të ketë tha zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”. Zgjedhjet u  bënë në 2017-tën, mirë e bukur me gjithë Lulin në qeveri.

Nuk do të dalim nga çadra pa garantuar zgjedhjet”. Doli nga çadra, e shiti, humbi dhe zgjedhjet dhe të gjitha.

Nuk do t’i djeg kurrë mandatet”, tha. I dogji mandatet, e nxorri dhe opozitën jashtë Parlamentit dhe ja la gjithë pushtetin Edi Ramës.

“Nuk ka zgjedhje lokale pa opozitën”, tha. Zgjedhjet lokale u bënë.

Nuk do ketë ditë zgjedhjesh në qershor, ato do të bëhen në tetor”. Sërish zgjedhjet u bënë, i humbi të gjitha Luli ja dha Edi Ramës në tavolinë.

“Nuk do të ketë tha zgjedhje në 2021-shin të fituara nga Edi Rama”. I fitoi Edi Rama mirë e bukur zgjedhjet.

LEXO EDHE:  Të rinjtë demokratë, 4 orë e gjysmë betejë me Bashën

“Nuk do të ketë opozitë të përçarë”. Se si është opozita, duket tani.

Nuk do të ketë përjashtime demokratësh”. I përjashtoi edhe këtë rradhë i bëri lëmsh.

“Nuk do të lejoj të preket një demokrat”. Demokratët kanë ikur burgjeve, kanë ngelur pa punë, janë rrugëve, Luli vazhdon dhe shton pasurinë e tij.

Nuk do t’i zgjedh unë kandidatët për deputetë, do t’i zgjedhë baza”, tha. Shkoi i votoi në bazë, as nuk pyeti fare për listën.

Nuk do të ketë Kuvend antiamerikan”. Kuvendi është vendosur në datën 11, mblodhi Kryesinë vendosi një Kuvend në datën 18-të.

Nuk do ketë reformë në drejtësi sepse humbim sovranitetin”. Shkoi e votoi me vrap

Nuk do të shembet Teatri pa kaluar mbi trupin e Lulit“. Teatri u prish.

Nuk hyn Fatmir Xhafaj në zyrë pa kaluar mbi trupat tanë“. Xhafaj hyri dhe doli.

Nuk do prishen objektet e Unazës“. Objektet u prishën, ndërsa Luli vazhdonte dhe flinte.

Dhe NUK-u i fundit i Lulzim Bashës pritet të jetë: “Nuk e njoh Kuvendin e 11 dhjetorit”.

Ka dhe shumë NUK të tjera nga Luli, por mjaftojnë këto që renditen këtu të kuptohet e vërteta.

Ky është Lulzim BASHA, i cili po t’i marrin të gjitha këto historitë me “nuk” e kuptojmë se kush është ky njeri  i cili pretendon se mund të udhëheq opozitën dhe të qëndrojë në krye të PD.

Nuk do të ketë më PD dhe opozitë në rast se Lulzim Basha dhe NUK-et e tij qëndrojnë ende atje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Nuk do të gjeni asnjë në zyrat e PD/ Ironia e Elezit: Një saldator nesër vlen sa një mbretëri

Publikuar

-

Nga

Takimi i Shehajt me Yuri Kim/ Elezi: Fasadë, nuk e zgjidh dot ngërçin në PD

Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elzi shkruan se pjesmarrja masive e anëtarësisë nuk është tregues force, por tregues vullneti.

 

Sipas tij, nesër demokratët fatkeqesisht, nuk do gjejnë asnje drejtues në zyrat e PD. Ndërkohë, Elezi nuk ka kursyer as ironinë teksa shkruan se një saldator nesër vlen sa një mbretëri.



 

“1 dite, sa 4 vjet !
Dita e neserme vlen shume per çdo demokrat, pjesmarrja masive e antaresise nuk eshte tregues force por tregues vullneti. Nese neser, pavaresisht arsyes, deshton zbatimi i vendimeve te kuvendit dates 11 dhjetor, çeshtja do zvarritej e zvenitej, dhe do na çonte drejt degradimit.
Tabloja me foto dyersh metalike, foto te fortesh me maska, me ecejake te dyert e blinduara, eshte nje tablo virtuale dhe aspak reale.

LEXO EDHE:  Basha: Ligji i buxhetit po bëhet vjedhurazi, pa konsulencë

LEXO EDHE:  “Katër të vrarë në Tiranë”/ Basha “kyç” gojën për ngjarjen kriminale

E gjitha kjo behet per t’ju konfuzuar, dhe S29 ka rene ne kete gracke. Demokrat te jeni te sigurt se neser, fatkeqesisht, nuk do gjeni asnje drejtues ne zyrat e PD. Nuk do gjeni asnje te forte apo kapuçzi.

Sdo kete as polici brenda oborrit te PD E shumta do gjeni rojen apo ndonje punojes admimistrate.
Te tjerat gjera qe thuhen jane sajesa per t’ju konfuzuar. Nese ju tregojne ndonje arsye per ta shtyre perseri daten 8, ta dini se eshte mashtrim.

Opozitarizmi do futet ne nje gjendje konfuziteti qe do na kushtonte pothuajse 4 vjet.
Neser çdo demokrat duhet ta vleresoje pjesmarrjen. Neser ti merr pjese per veten tende dhe jo per interesin e dikujt, mos u konfuzo. PS: nje saldator neser vlen sa nje mbreteri”, shkruan Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: Me blindat e Bashës do ngrejmë përmendore

Publikuar

-

Nga

cna politike

Lideri historik i PD, Sali Berisha është shprehur se nesër Lulzim Basha do të largohet nga selia e Partisë Demokratike.

I ftuar në një studio televizive, Berisha ka thënë se nesër , në protestën e 8 Janarit, do të hiqen blindat.



Madje ish kryeministri tha se me to mund të ngrihet një përmendore për të kutjuar historinë e turpshme të krijuar nga Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Why Basha couldn’t create a new elite in 7 years

LEXO EDHE:  Lulzim Basha kthen PD në parti orientale

Do hiqen dhe do i bëhen dhuratë Lulzim Bravës. Ne nuk ndërrojmë brava. Do heqim blindat. Ka dhe propozime tjera që ato të ngrihen si një lloj përmendore, si një histori e turpshme që vetë PD të kujtohet se çfarë ka ndodhur”, është shprehur ndër të tjera Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Pa gjak nuk e lëshojmë selinë”/ Berisha: Zëdhënësit e Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima nesër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa tha se disa prej zëdhënësve më të afërt të Lulzim Bashës kishin kërcënuar se nuk do e lëshonin selinë e PD pa derdhur gjak.

 

Berisha tha se i kishte provat në telefon ku këta persona kanë bërë kërcënime të frikshme ku paralajmëronin se nesër do kishte viktima.



 

“Kemi dokumenta ku zëdhënësit më të afërt të Lulzim Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima të nesërmen dhe kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojnë selinë. I kam provat në telefon. Ne do shkojmë të hapim dyert e shtëpisë tonë. Po i hapi Lulzim Basha ne nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë, është shtëpia jonë ajo, ata janë punonjës së PD”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE