Connect with Us

Nga Sherefedin Shehu/ Luli është i paaftë, kjo është çështja

Politikë

Nga Sherefedin Shehu/ Luli është i paaftë, kjo është çështja

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Që zgjedhjet e 25 Prillit, 2021 u vodhën nuk e venë në dyshim as ata që i vodhën. Por z. Rama është “hajdut i regjur” sepse populli thotë “hajdut është ai që di edhe të vjedhë edhe të fshehë”. E thënë ndryshe vjedhja e votave këtë radhë është bërë me anë të sistemit dhe jo në kutitë e votimit. Në këtë mënyrë, formalisht, rezultati i zgjedhjeve është i pasfidueshëm dhe i pranueshëm.

Vjedhja e votave është bërë në mënyrë sistematike ose gjatë gjithe mandatit qeverisës, pra para fushatës zgjedhore. Kjo është realizuar nëpërmjet punësimeve dhe ç’punësimeve politike, tenderave dhe programeve mbështetëse buxhetore korruptive, kontratave të shërbimeve publike pa tender dhe analizë kostosh dhe përfitimesh të cilat i janë “shitur” publikut si partneritete privato-publike (PPP), kanabizimit dhe kriminalizimit të jetës ekonomike dhe sociale, abuzimit me mbështetjen sociale, tërmetin dhe pandeminë dhe marifeteve të tjera që vetëm z. Rama di t’i bëjë.

Vjedhja sistemike (apo me anë të sistemit) u realizua duke krijuar një sistem zgjedhor të padrejtë i cili favorizoi dukshëm Partinë Socialiste (PS) dhe ndëshkoi opozitën e fragmentarizuar.

Kështu shumica e votave të marra nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe partitë e tjera të cilat konkuruan më vete nuk u konvertuan në mandate deputetësh. Konkretisht nga rreth 10% (përqind) e totalit të votave që ato morën sëbashku vetëm 3% (përqind) e tyre u konvertuan në 4 mandate për LSI-në. Pra, vullneti i rreth 7% (përqind) të votuesve është deformuar me anë të sistemit i cili i transformoi votat e tyre në mandate të partive për të cilat ata nuk kanë votuar.

Përfitimi i mandateve të pamerituara shihet qartë në disproporcionet midis votave dhe mandateve të fituara nga partitë e mëdha si edhe në numrin mesatar të votave për një mandat.

Kështu PS me 49% (përqind) të votave ka marrë 53% (përqind) të mandateve, Partia Demokratike (PD) me 39% (përqind) të votave ka marrë 42% (përqind) të mandative, Partia Social Demokrate (PSD) me 2% (përqind) të votave ka marrë 2% (përqind) të mandateve, LSI me 7% (përqind) të votave ka marrë 3% (përqind) të mandateve dhe partitë e tjera me 3% të votave nuk kanë marrë asnjë mandat. Disproporcione të dukshme ka edhe në numrin mesatar të votave për një mandat i cili është 10382 për PS-në, 10447 për PD-në, 11825 për PSD dhe 26884 vota për një deputet për LSI-në.

Shifrat e mësipërme tregojnë qartë problematikën e krijuar nga z. Rama me ndryshimet që i bëri sistemit zgjedhor dhe reagimi diletant i opozitës. Kjo duket në faktin se votat e forcave politike jo-qeverisëse përbëjnë shumicën dhe nëse ato do të ishin të bashkuara ose në një sistem të ndershëm që garanton numër afërsisht të barabartë votash për secilin madat z. Rama do të ishte rrëzuar.

Kështu, fitorja e z. Rama ka vetëm një përgjegjës, krye-opozitarin Basha i cili nuk qe i aftë që të formatonte një front unik opozitar. Paaftësia e tij nuk është vetëm teknike mbasi aritmetikisht sistemi i z. Rama i garantonte fitoren partisë apo koalicionit që fiton 1 votë më shumë se të tjerët por edhe gjenetike me padurimin për tu vetëshpallur si lider akoma pa i ftuar zgjedhjet. Këtu nuk mund të përjashtohet edhe hezitimi i LSI-së për të ruajtur identitetin e saj politik, por e vërteta është se gjatë fushatës elektorale të dy partitë promovuan vlerat e liderëve të tyre “të plakur” në vend të krijimit të besimit tek qytetarët dhe votuesit e pavendosur.

Përveç paaftësisë në planin taktik që lidhet me koalicionet, z. Basha demonstroi paaftësi edhe në sjelljen ndaj aleatëve të koalicionit dhe retorikën e përdorur gjatë fushatës. Ai nuk bashkëpunoi me aleatët dhe u vetëshpall Kryeministër i Shqipërisë pa i fituar zgjedhjet akoma. Kështu nuk u promovuan vlerat e koalicionit dhe programit të tij por ato të individid Basha. Rrjedhimisht partnerët e koalicionit nuk mund të arrinin që të maksimizonin votën e mbështetësve të tyre.

Tashmë është pranuar përgjithësisht se z. Rama i fitoi zgjedhjet pas një qeverisje 8-vjeçare me tipare të dukshme autokratike dhe me performancën më të keqe krahasuar me qeveritë e tjera pas rënies së komunizmit. Kështu, fitorja e tij i dedikohet më shumë paaftësisë së opozitës dhe mungesës së besimit tek ajo. Prandaj z. Basha duhet të marrë përsipër përgjegjësinë individuale dhe të hapë rrugën për një lidership të ri i cili garanton një sistem që i jep vlerë votës së secilit qytetar dhe nuk lejon deforminimin e vullnetit të tij.

LEXO EDHE:  Berisha: PD koalicion me LSI? Në varësi të rezultatit të zgjedhjeve

Dorëheqja e z. Basha është bërë një domosdoshmëri sepse paaftësia e tij është e dukshme dhe e pranuar përgjithësisht. Ajo provohet me vendimet dhe aksionet politike të ndërmarra dhe udhëhequra prej tij të cilat kanë dështuar sistematikisht. Të tilla ishin mos-pjesëmarrja në procesin e reformës teritoriale, mbyllja e turpshme e çadrës, dorëzimi i mandateve parlamentare, mos-pjesëmarrja në zgjedhjet vendore, goditja e shpirtit të protestës opozitare dhe më e prekshme është humbja e të gjitha zgjedhjeve që nga viti 2013.

Dorëheqja kërkohet edhe për aktet despotike të Z. Basha të cilat kanë eleminuar demokracinë e brendshme, funksionimin e strukturave dhe balancimin e pushteteve brenda PD-së. Gjatë udhëheqjes së tij janë shkelur rëndë normat e statutit me vendime personale dhe struktura të emëruara prej tij.

Të tillë ishin koordinatorët dhe drejtuesit e departamenteve me status të anëtarit të kryesisë, komisioni jo-statutor (që rezultoi fasadë) për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, listat personale të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkish dorëzuar në minutën e fundit të afatit ligjor, ulja e cilësisë së përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë, shpallja e njëanëshme dhe votimet farsë për zgjedhjet e Kryetarit dhe të strukturave drejtuese të PD-së, dhe më së fundi edhe shpallja e njëanshme e zgjedhjeve të forumit rinor dhe lidhjes së grave të PD-së.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Basha duhet të dorëhiqet edhe për mungesë vizioni politik. PD është themeluar si parti e intelektualëve, të persekutuarve dhe pronarëve. Profili i ulët i kandidatëve të propozuar prej tij tregon se ai ka frike prej këtyre kategorive dhe në listat e kandidatëve në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe zgjedhjet kombëtare të viteve 2017 dhe 2021 dominuan blerësit e kandidimit dhe servilët e kryetarit që në gjuhën e përdithsme quhen “lëpirësa”.

Bizneset dhe pronarët gjithashtu janë keqpërdorur për interesa personale të z. Basha dhe ndryshe nga praktikat ndërkombëtare ku të djathtët mbështeten nga pronarët dhe bizneset në zona urbane PD-në e mbështesin zonat rurale.

Paaftësia e faktuar e z. Basha dhe humbjet sistematike të zgjedhjeve tregojnë se PD nuk mund të ketë të ardhme nën kryesimin e tij. Për më tepër ai ka vrarë shpirtin e protestës dhe ka lejuar krijimin e një sistemi zgjedhorë që përjetëson sundimin e z. Rama. Tashmë ai është një kryetar i diskredituar që nuk motivon dhe frymëzon askënd dhe nuk mund të krijojë frymën opozitare. Dhe kjo duket qartë në një fakt të thjeshtë ku nga njëra anë vetëshpallet si Kryeministër me një retorikë për standarte europiane dhe nga ana tjetër e drejton PD-në me standarte diktatoriale.

Nevoja e largimit të z. Basha argumentohet edhe me sjelljen e tij pas humbjes së zgjedhjeve të këtij viti. Në vend të standartit Europian të dorëheqjes si humbës ai e trajtoi PD-në si pronë të tij. Ai shpalli zgjedhjet e Kryetarit të PD-së pa marrë përgjegjësinë e humbjes. Dhe më e keqja pa marrë asnjë hap për dokumentimin dhe sfidimin e rezultatit të zgjedhjeve. Ai u bë Kryetar me zgjedhje farsë, pranoi në heshtje rezultatet e zgjedhjeve të pandershme dhe garantoi sundimin e z. Rama të paktën edhe për 4 vite të tjera.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Më pas, vendosi marrëdhënie normale me Kuvendin e Shqipërisë pa i kushtëzuar ato me një platformë për reforma të qenësishme që garantojnë votën e lirë dhe demokracinë funksionale në Shqiqëri duke i mundësuar z. Rama edhe mandatin e 4-t.

Paaftësia e z. Basha është e dukshme edhe në qëndrimet që po mban ndaj debatit të hapur nga Doktor Berisha për demokratizimin e PD-së. Pozicioni i tij i strucit tregon se ai nuk ka shqetësimin më të vogël për fragmentizimin e mundshëm dhe dobësimin e PD-së.

Edhe pse z. Berisha mund të jetë i paragjykuar për këtë nismë, në raport me z. Basha ai nuk po bën asnjë mëkat sepse po i heq atë që nuk e meriton por edhe që ja ka dhënë vetë. Nga ana tjetër ai po kërkon largimin e z. Basha me mjete demokratike dhe kjo jo vetëm që nuk përbën mëkat por meriton mbështetje sepse çdo ditë e z. Basha në krye të PD-së e dobëson më shumë aksionin opozitar dhe vonon rënien e sundimit të z. Rama. Kështu dorëheqja e z. Basha do ta lehtësonte këtë proces dhe më tej unë do të preferoja një rol tranzitor të z. Berisha për një drejtim kolegjial të PD-së deri në vendosjen e një sistemi demokratik të organizimit dhe funksionimit të PD-së dhe organizimin e zgjedhjeve demokratike të Kryetarit dhe strukturave të PD-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha tregon kush janë mbështetësit e Bashës/ “Nuk janë njerëz të lirë”

Publikuar

-

Nga

cna politike

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar se mbështetësit e kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha janë 90 % njerëz jo të lirë dhe se përfaqësojnë interesat e tyre të lidhura me qeverinë.

Në një dalje televizive, Berisha gjithashtu ka thënë se Basha është i zhyer në aferën miliardëshe të Portit të Durrësit.

Zoti Basha është thjesht një deputet i PD. Nga ana tjetër është figura politike më e diskredituar në historinë politike të Shqipërisë në 30 vite. Ka disa njerëz që e mbështesin. Do i mësoni ju shumë shpejt dfelegatët e tij, servir mashtrime të paimagjinushme. Falenderoj gazetarin e Syrit që numëroi karriget dhe ishin 1958 karrige. Por do të mësoni edhe se kush janë emrat. Gjithçka fake. Për të gjitha këto, ati nuk përbën një problem për PD. Çfarë janë mbështetësit e tij? Nuk janë njerëz të lirë. Me analizë të garantoj se 90% e tyre janë njerëz jo të lirë dhe gradualisht ky revolucioin do të sqarojë çdo shqiptar se çfarë përfaqëosjnë, interesa të tyre të lidhura me qeverinë.



LEXO EDHE:  PS mori mandatin e tretë/ Artan Hoxha: Basha dhe Meta të japin dorëheqjen, janë përgjegjës për fitoren e Ramës

LEXO EDHE:  “Sondazhet janë manipulime”/ Shehi tregon të metat e Bashës

Të jap një shembull, kush është komanduar kryetar i PD në Durrës? A keni pyetur? U komandua njeriu që ka tenderin e rimorkiove të Portit, një tender i madh, s’kam asgjë me Luanin që ka tenderin. Por kam diçka shumë më tepër sepse me atë tender kanë marrë pjesë kompani më të mëdha të botës dhe Edi Rama zgjodhi Luanin. Durrësi është shdërruar në aferën miliardëshe.

Aferë që dokumentet faktojnë se është i zhyer edhe Lulzim Basha. Njëherë na tha që menaxheri i kompanisë së arabit kishte përfaqësues në Shqipëri menaxherin e kompanisë së Lulzim Bashës. Ai deklaroi se dhashë dorëheqjen. Kemi të bëjmë në Durrës në një përzierje të neveritshme aksionesh. A mundet që PD të ngelet peng i këtyre?“, tha Berisha./A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Berisha tregon “skenarin”/ Ja çfarë do ndodhë nesër, si do hapen dyert e hekurta të PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar se çfarë do të ndodhë nesër në protestën e thirrur prej tij në selinë e PD.

 

Berisha theksoi se nesër do të rivendoset parimi, ‘shumica vendos pakica respektohet’. Ai bëri me dije se do të jetë një protestë e fuqishme paqësore dhe nuk do të pranohet asnjë akt dhune.



 

“Morali i protestës nuk ka të bëjë me një zyrë, por ka të bëjë me një parim themelor të demorkacisë dhe pluralizmit. Shumica vendos, pakica respekton dhe respektohet. Këtu është gjithçka. Nesër do rivendoset parimi ‘shumica vendos pakica respektohet’. Do të jetë protestë e fuqishme paqësore. Në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë akt dhune. Hapja e derës me forcë nuk është dhunë sepse nëse tjetri mbyll derën e shtëpisë atehër cfarë më mbetet mua? Të shtyj derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë sime dhe po shkoj në mënyren më paqësor. Do përdoren mjete që hapin dyert e hekurta, por ajo nuk është dhunë por hapje e derës së shtëpisë tendë. Asnjë qime floku nuk do i preket kujt”, tha Berisha.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“I dërgova mesazh”/ Berisha tregon komunikimin e fundit me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar komunikimin e fundit me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Në studion e Syri Tv, Berisha tha se i ka dërguar mesazh ngushëllimi Bashës, kur i ati ndërroi jetë.

 



“I kam dërguar ngushëllim kur i vdiq i ati, më ka kthyer njerezisht. Ky ka qenë komunkimimi i vetëm”, tha Berisha.

LEXO EDHE:  Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare/ PD kërkon hetim për investimet në shesh

 

LEXO EDHE:  Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare/ PD kërkon hetim për investimet në shesh

Kujtojmë se babai i Bashës ndërroi jetë pak kohë më parë ndërkohë që “lufta” mes Bashës dhe Berishës kishte filluar.

LEXO TE PLOTE