Connect with Us

Nga Andi BUSHATI/Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që mjaftohet duke gënjyer

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që mjaftohet duke gënjyer

Publikuar

-

/
cna opinione

Ka një aksiomë të mirënjohur që spjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton të bindë, ndërsa i dyti kërkon të ketë të drejtë. Pra e përkthyer më thjeshtë, qëllimi i njeriut të politikës është që ti mbushë mendjen një shumice, qoftë dhe duke përdorur gënjeshtra, ndërsa njeriut të mendimit i intereson vetëm e verteta.

Pak a shumë ky dyluftim u zhvillua të enjten në mbrëmje, në Top Story, mes Lulzim Bashës dhe Fatos Lubonjës, lidhur me ngjarjet që pasuan vendimin për përjashtimin e Sali Berishës.

Nga ajo që u pa Basha nuk arriti ti jepte përgjigje shteruese asnjërës prej pikpyetjeve që u ngritën.

Tezat e publicistit dhe shkrimtarit ishin një sintetizim i dilemave që të gjithë shtrojnë për kryedemokratin. E para: Pse ai ndërmori një vendim personal me pretekstin për të ruajtur të bashkuar partinë dhe dështoi duke e përçarë më shumë se kushdo tjetër atë. Përgjigjja që mori ishte qesharake, për të gjithë ata që e shohin realitetin në sy. Basha e mohoi gjurulldinë e shkaktuar në PD.

E dyta, lidhej me një çështje që është shndërruar në kryetemën e debatit publik në radhët e opozitës, atë se deri në ç’pikë i duhet thënë ‘po” pa kushte SHBA-së. Lubonja mbrojti tezën se misioni i një opozitari, sot, në këtë vend, është që ti kundërvihet jo vetëm qeverisë, por diplomatëve amerikanë që në shumë raste janë reshtuar padrejtësisht në mbrojtje të pushtetit. Në princip Basha e pranoi këtë qasje, ai tregoi raste se kur i ka thënë jo ambasadorëve, por u mbrojt me faktin se këtë rrefuzim e ka ndërmarrë kur ka qenë në pikpyetje interesi i shqiptarëve apo demokratëve dhe se s’do ta bënte kurrë për interesa pesonale të tijat apo të Berishës.

Por alibia e kryedemokratit ishte fare lehtë e demontueshme. Me asimetrinë që treguan ndaj goditjes së korrupsionit të tetë viteve më parë, duke mos thënë asnjë fajlë kundër këtij të sotmit, me kohën menjëherë pas zgjedhjeve kur goditën Berishën, me mënyrën arrogante sesi shantazhuan për përjashtimin e tij, diplomatët amerikanë e shndërruan ‘non grata-n”, nga një problem vetjak, në një çështje të të gjithë shoqërisë dhe mbi të gjitha të opozitës. Por për këtë Basha nuk arriti të jepte përgjigje. Pikpyetja se përse ndonjëherë ka arritur ti thotë jo edhe diplomatëve më të lartë të SHBA-së, ndërsa në shtator u gjunjëzua përpara tyre mbeti sërish enigmë.

E treta, që ka lidhje me pikpyetjen e mësipërme ka të bëjë me mënyrën se si kryedemokrati e mori atë vendim. Për qasjen prej intelektuali të Lubonjës, është i paperceptueshëm qëndrimi se ti e vlerëson dikë, por duhet ta përjashtosh atë sepse kështu të ka urdhëruar superfuqia.

Edhe këtu Basha dështoi në përgjigje. Ndonëse shkrimtari dhe publicisti këmbënguli disa herë për të kuptuar logjikën dhe argumentat me të cilat, Ricker apo Yuri Kim e kishin bindur, ai u mjaftua me një përshkrim rutinë për mënyrën se si procedohet deri tek ‘gon grata”.

Shefi ‘de facto” i PD-së nuk ia doli të shkonte më larg se alibitë bajate dhe propagandistike të mbrojtësve të tij që flasin për partneritetin strategjik të demokratëve me SHBA-në.

Në përfundim, pas afro dy orësh, nuk qe e zorshme të kuptoje se intelektuali e përmbushi misionin e tij në kërkim të së drejtës, ndërsa politikani e humbi synimin për të bindur, qoftë edhe përmes gënjeshtrës. Nga përballja me Fatos Lubonjën, Lulzim Basha doli më i vogël dhe më i palegjitimuar në zgjedhjet që ka bërë. Pas dy orësh live, imazhi i tij u përafrua më tepër me vlerat e veta reale, duke dëshmuar edhe njëherë, se sa të dobishme për publikun janë ato raste të ralla, kur farsa e pyetjeve të gatshme i lë vendin ballafaqimit me të vërtetën./Lapsi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

8 Janari sipas Bashës, Berishës, Ramës, Ngjelës dhe Manjanit

Publikuar

-

Nga

Nga Lutfi Dervishi

8 Janari sipas…

….Lulzim Bashës!

Sali Berisha në bashkëpunim të hapur me dy brinjët e tjerë të trekëndëshit të Bermudës, me Edi Ramën dhe Ilir Metën rrezikuan sot jetën e demokratëve brenda dhe jashtë selisë! Policia, kjo vegël qorre e Edi Ramës ndërhyri tri orë me vonesë dhe u largua po tre orë me vonesë nga selia e demokratëve! Regjimi Rama – Berisha i ka orët e numëruara!

Demokratët sot jo vetëm që u ndanë nga e shkuara, por qartësisht sot fituan… të ardhmen!

….Sali Berishës!

Sot çifti Rama – Basha në një akt të paprecedente, në një përpjekje të pashpresë rrezikoi seriozisht jetën e anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike. Narko policia e narko qeverisë dhe narko opozitës dhunuan sot shtëpinë e lirisë së demokratëve! Protesta paqësore, e nisur me fjalime paqësore e vijuar me mjete paqësore  u shpërnda me gazlot sjellës dhe lëndë kimike luftarake! Narko opozitës nuk i mjaftuan gazët që kishte brenda, por kërkoi edhe gaz nga narko policia! Dita e sotme është dita kur shqiptarët dhe gjithë bota mbarë panë se kush ishte opozita paqësore e këtij vendi! Sot demokratët kanë arritur një fitore të jashtzakonshme!

…Edi Ramës!

Sot në atë godinë që vetëm emrin ka demokratike pamë një estradë të ushtarëve demokratë, komandantët e të cilëve ka kohë që i kanë lëshuar pëllumbat! Gazi dhe poterja e gatuar sot në godinën e Shqupit lebetitën demokratët edhe në bark të nënës! U bëj thirrje demokratëve të mblidhemi, të organizohemi dhe t’i japim vendit një opozitë serioze për hir të interesave të Shqipërisë!

Nuk më takon të them se kush humbi nga ata të dy që kokat hëngshin me njëri -tjetrin! Sot fitoi policia që duam!



#punejollafe!

…Spartak Ngjelës!

I patë agjentët e FBI që dolën nga zyra e kryetarit të PD-së me shkopa bejsbolli dhe i vunë përpara bashibozukët e Saliut?! He, he, he! Po agjentët ruse të Saliut që tentuan të ngjiten me shkallë në zyrën e Bashës i patë apo jo?! Kishin mësuar edhe shqip, po kush i ha ato dokrra! Në atë ballkon gjithë bota pa në miniaturë se si mund të jetë përplasja SHBA- Rusi në Ukrainë! Testin e fituan amerikanët! Domosdo!

Sot fitoi Perëndimi mbi Lindjen!

…Ylli Manjanit!

Çfarë është ky muhabet?! Kjo nuk ka b… ku të rrijë! Kemi polici të shtetit apo polici të pushtetit që bashk komandohet nga Lulzim Basha?!

Lulzim Basha të mbaj fort atë karriken që ua hodhi në kokë demokratëve dhe të nisë të takoj bazën e socialistëve se aty ka mundësi të kapi ndonjë kokërr votë!

Aman se na e shpifi! Pffff

Sot fitoi Edi Rama! Nga sot nuk i ka më borxh Lulzim Xhelal Bashës!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Aurel Plasari/ “MË MBETET FJALA”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kam përshtypjen – të më falin mediet e tjera nëse gaboj – që Kumtari.al i ka dhënë në mënyrë korrekte do mendime të miat të shprehura në një bisedë televizive me Blendi Fevziun, këtu e gjashtë muaj të shkuar, për situatën në Partinë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të vitit të kaluar.

E shumta e portaleve patën interesin të dëfreheshin vetëm me alegorinë e “mbylljes së dyqanit”; ua kam respektuar sevdanë e tyre letrare.

Sikundër edhe Kumtari.al e regjistroi, ideja ime ishte që në pushtet nuk vihet me idenë që ‘po lodhen me një forcë politike dhe të vijë një tjetër’, por duhen programe dhe platforma që ta konkurrojnë forcën tjetër politike. Demokracia nuk funksionoi kështu që, meqë lodhen me njërin, vjen tjetri. Në demokraci konkurrojnë programet, platformat, ofertat.

Pikërisht prandaj edhe u shpreha që, nëse PD nuk riorganizohet, nuk do të arrijë dot të jetë një forcë qeverisëse:

Mendoj se ka nevoja të ngutshme të një riorganizimi, të një platformë të re, të një programi të ri. Dhe nuk është çështje e një individi, ose e 4 individëve, por është çështje e programit të ri të një force që konkurron për të qeverisur, përndryshe ajo të mbyllë dyqanin”.

Ka në histori parti që e kanë kryer misionin. PD është krijuar me një mision të qartë kur u krijua: të kontribuonte për pluralizmin, të kryente konvertimin e ekonomisë, të punonte për të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe të punonte për integrimin në BE. Nuk është mision i ri tanimë. Këto parime i përkrahu edhe PS, e riorganizuar, madje për BE-në edhe duke bërë garë se kush e dashuron më shumë. Koha është për formulimin e një misioni të ri, dhe nuk jam unë i pari që e them këtë, e kanë thënë edhe njerëz të asaj partie… Janë koncepte që edhe brenda PD kanë dalë: që duhet një riformatim, madje ndoshta një rithemelim. Unë jam me këto koncepte: që nevoja është e një riorganizimi strukturor, madje më shumë programor. Kur them mbyllje dyqani, nuk do të thotë që do të mbyllet partia, por nuk do arrijë të jetë parti qeverisëse. Një parti e cila do që të jetë qeverisëse duhet të forcojë ofertën e vet dhe oferta e vet duhet të jetë më e fuqishme se oferta e tjetrit”, thashë atëherë.

Etj. Këto ishin, në thelb, sugjerime të miat, duke saktësuar që flisja me kujdes, duke mos qenë anëtar i asaj partie, si dhe as i ndonjë partie tjetër, por votues i PD-së së paku deri asaj dite.

Pati edhe ndonjë ish-kandidat për kryetar të PD-së, të cilit iu dukën pa vend fjalët e mia; e drejta e tij. Për të PD-ja nuk paraqiste ndonjë gjendje krize, siç lija të kuptoja unë në bisedën në fjalë, misionin e kishte, programin e kishte etj., për të çështja ishte vetëm kush do të qe kryetar.

Kronologjia e do që të saktësoj tani se, ndonëse biseda u transmetua më 13 korrik 2021, ajo ishte regjistruar kohë më parë, para zgjedhjeve të Qershorit në PD, dhe është transmetuar më vonë për shkaqet – e kuptueshme – të kalendarit të emisionit “Opinion”.

Isha pra optimist për ç’u takonte mundësive të riorganizimit, të një programi të rinovuar, të përtëritjes së misionit, deri edhe të një rithemelimi, përfshirë edhe drejtimin e saj të ri. Por, ndërsa parashikoja edhe rrezikun e “mbylljes së dyqanit”, sot konstatoj që partia në fjalë uli edhe qepenat.

Nuk dëgjuan nga ai vesh. As deshën të dëgjonin. Prandaj, miq, kursenajini thirrjet – patetike – që u dashka të flasim, u dashka të mos heshtim, u dashka të kontribuojmë e më the të thashë. Parimin “Më mbetet fjala” e kam mësuar qysh çunak, kur e bëja të fliste shqip poetin bask Blas de Otero (1916-1979):

Nëse humba jetën time, kohën, gjithë



çka flaka në det si një unazë,

nëse humba zërin drizë më drizë,

më mbetet fjala.

Nëse vuajta nga etja, nga uria, nga gjithë

çka kisha të miat e asgjë s’i pata,

nëse hijet në heshtje i kosita,

më mbetet fjala.

Nëse hapa sytë për të parë fytyrën

e atdheut tim, të tmerrshme e të pastër,

nëse hapa buzët sa desh m’u çapëlyen,

më mbetet fjala.

fb © shqip a.p

LEXO TE PLOTE

Opinione

Dhëmbët e diktaturës neokomuniste të kryetradhtarit Rama

Publikuar

-

Nga

cna politike

Prof.dr. Eshref Ymeri

“Sot Shqipëria është ngrysur  si një Serbi e dytë”

Ngjarjet e ditës së djeshme, 08 janar 2022, para selisë së Partisë Demokratike, vërtetuan pa mëdyshjen më të vogël se kryetradhtari i kombit shqiptar Rama, doli me letra të hapura para opinionit publik dhe vërtetoi konkretisht se në vendin tonë ai ka instaluar diktaturën e modelit serbosllavist. Domosdo që puna do të vinte deri në këtë pikë, përderisa Ramën, si kryeargatin e serbosllavizmit, Vuçiçi kishte kohë që e trajtonte sikur të ishte dhëndër i Beogradit.

Në të njëjtën kohë, ngjarjet e ditës së djeshme dëshmuan edhe për një gjë tjetër, për çka është folur shpesh e më shpesh, sidomos që prej shtatorit që kaloi. Eunuku politik i Ramës që prej natës së 17 majit 2017, me emrin Lulzim Basha, doli nga lëkura e vet dhe u shfaq në mjetet e informimit masiv ështu siç është në të vërtetë – një gjallesë dykëmbëshe pa shtyllë kurrizore, që merr dhe mundohet të zbatojë urdhra nga kushdoqoftë kundër vendit tonë, si detyrë kryesore kjo në ushtrimin e zejes së tradhtisë. Ngjarjet në fjalë nxorën në pah zellin e Bashës, si eunuk politik i Ramës, për zhbërjen shkallë-shkallë të pluralizmit përmes shpërbërjes së pandalshme të opozitës në Shqipëri që prej shtatorit të vitit 2013.

Mbarë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare nuk mund të mos e kenë vënë re ecurinë e qëndrimeve tradhtare të Bashës, të cilat, në lidhje me tri çështje themelore me rëndësi kombëtare, kanë qenë në sinkron të plotë me qëndrimet e Ramës, si kryeargat i Beogradit.

Së pari, Basha ka heshtur si mumje para qeverisjes tradhare të Ramës, i cili, me politikën antikombëtare që ka ndjekur gjatë viteve të ushtrimit të pushtetit, ka bërë që Shqipëria, për shkak të varfërisë që ai ka mbjellë anë e kënd, të shpopullohet në mënyrë të frikshme. Kështu, në një informacion të Institutit të Statistikave, të botuar vitin e kaluar, thuhet se “…nga viti 2011 deri në vitin 2020 janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona…

Anketa ka zbuluar se kushtet ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë, të ardhurat e ulëta nga punësimi, kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë faktorët kryesorë për emigrantët shqiptarë. Përveç këtyre faktorëve bazë, një tjetër shtysë është e ardhmja e fëmijëve. Përveç tyre, ka edhe faktorë të tjerë, si mangësitë dhe cilësia e ulët e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, strehimi, konfliktet dhe siguria fizike që shkaktojnë stres të vazhdueshëm psikologjik, përfshi cilësinë e ulët të arsimit” (Citohet sipas: “Mbi 600 mijë veta nga 2011-2020 janë lërguar nga Shqipëria”. Faqja e internetit “Ina”. 08 shkurt 2021).

Së dyti, Basha, si eunuk politik i Ramës, s’është bërë i gjallë dhe të thotë një fjalë të vetme për veprën tradhtare të Ramës, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, me mbështetjen e fuqishme të kryemafiozit politik dhe financiar Soros, pati përkrahur planin ogurzi për ndarjen e Dardanisë.

Së treti, Basha ka mbështeur në heshtje nismën e kriminelit Vuçiç dhe të Ramës për të ashtuquajturin projekt për Ballkanin e Hapur, i cili s’përfaqëson gjë tjetër, veçse një plan djallëzor për kolonizimin ekonomik të Shqipërisë nga serbosllavizmi.

Në këto kushte, vetvetiu lind një pyetje normale. Si shpjegohen dhe ku e kanë burimin këto tre qëndrime tradhtare të Bashës, të sinkronizuara plotësisht me qëndrimet antikombëtare, deri në tradhti, të Ramës? A duhet menduar se qëndrime të tilla e kanë burimin vetëm te “krushqia” e fshehtë që Rama lidhi me Bashën natën e 17 majit 2017? Apo mos ka edhe ndonjë burim tjetër?

Dihet që UNMIK-u, i instaluar në Dardani pas përfundimit të luftës, është një strukturë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila, faktikisht, ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë në heshtje interesat e Serbisë. Dihet që Basha, si përkthyes, ka qenë i punësuar në strukturat e UNMIKU-ut. Atëherë kush na siguron se Basha nuk ka qenë i peshkuar në UNMIK dhe i rekrutuar me kohë nga shërbimi sekret serb si agjent i  Beogradit?

Lexuesit e ndershëm, për të cilët është e shtrenjtë Çështja Kombëtare Shqiptare, le të lexojnë me vëmendje informacionin  me titull “Lulzim Basha ndjehet i turpëruar që zhduku filmimet e masakrës serbe në Krushë, ku u vranë 240 shqiptarë të Kosovës?!”, të botuar në faqen e internetit “Alpe News”. 22 dhjetor 2019.



Në atë informacion thuhet:

“Milaim Bellanica ka rrëfyer kohë më parë për Insajder, një ndër mediat më serioze në rajon, një fakt të frikshëm, që përfshin kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai thotë se i ka dorëzuar këtij të fundit filmimet e rralla të masakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u masakruan nga serbët. Basha atëherë ishte përkthyes i UNMIK-ut…

Autor i zhdukjes së këtij materiali filmik kompromentues për serbët është Lulzim Basha…

“Fakti që përfituesit nga zhdukja e kësaj prove të masakrës në Kosovë janë serbët, të bën të dyshosh se Lulzim Basha ua ka shitur serbëve pamjet filmike të Bellanicës, që përmbanin vrasjen e 240 burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm në Krushë nga serbët.

Fakti që papritur përkthyesi i UNMIK u bë milioner dhe hyri në politikë duke deklaruar se ka 1 milionë euro pasuri, tregon qartë se paratë janë nxjerrë nga shitja e këtyre filmimeve, të cilat janë përvetësuar nga serbët dhe janë zhdukur.

Së pari, Lulzim Basha duhet të përgjigjet se ku kanë përfunduar këto përgjime, kujt ia dha ato dhe përse nuk u bënë asnjëherë publike.

Së dyti, përse Lulzim Basha nuk e ka përmendur këtë fakt asnjëherë publikisht?

Së treti, Lulzim Basha duhet të përgjigjet nëse ka përfituar materialisht nga ato përgjime, duke i shitur?

Kjo, për faktin se, Lulzim Basha është një ndër të paktët politikanë shqiptarë, që ka deklaruar se hyri i pasur në politikë, me mbi 1 milionë euro në pasuri. Pasuri kjo, që gjithmonë ka ngritur pikëpyetje, pasi deri atëherë ai kishte punuar fillimisht si kamerier, dhe më pas si përkthyes. Vështirë në fakt, se një kameriero-përkthyes, mund të vinte një pasuri të tillë me rrogë”.

Mendoj se pas masakrimit që iu bë demokratëve ditën e djeshme para selisë së tyre nga shteti i kriminalizuar që ka ngritur kryetradhtari Rama, në bashkëpunim të ngushtë, por të fshehtë, me eunukun e tij politik Basha, krahu i demokratëve të Profesor Berishës, të cilët përbëjnë shumicën absolute të demokratëve në mbarë vendin, duhet të heqin dorë përfundimisht nga selia e hekurishteve dhe e kovaçanës së eunukut Basha dhe, me ndihmën e biznesmenëve dashamirës të tyre, të vendosen në një seli tjetër, për t’u marrë seriozisht me riorganizimin e partisë dhe me përgatitjen për zhvillimin e kuvendit zgjedhor të 22 marsit. Selia e tanishme, ku eunuku Basha dhe rrethi  i lepitkave të tij, si Gaz Bardhi, Ervis Salianji, Grida Duma e të tjerë, fshihen prapa hekurishteve dhe kovaçanës të eunukut Basha, duhet të shihet me neveri nga demokratët e krahut të Profesor Berishës, pasi që prej ditës së djeshme  ajo është ndotur rëndë përfundimisht prej bujkrobërve socialistë të Ramës, si seli e dytë e partisë së tij neokomuniste.

Kaliforni, 09 janar 2022

LEXO TE PLOTE