Connect with Us

MSH publikon shifrat/ Mbi 400 raste të reja me Covid, ja sa persona humbën jetën

Shëndeti

MSH publikon shifrat/ Mbi 400 raste të reja me Covid, ja sa persona humbën jetën

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë. Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer janë kryer 2506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 406 qytetarë, në këto bashki:

185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës.

Janë 6551 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:

LEXO EDHE:  Vaksinat për COVID-19/ Ekspertët e shëndetësisë nxisin shpërndarje të drejtë

Një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 484 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          406

Të shëruar në 24 orë       484

Të shtruar në spitale       136

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 2506

Testime totale              1,400,658

Raste pozitive                201,045

Raste të shëruara          191,386

Raste Aktive                      6,551

Humbje jete                      3,108

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3318

Fier                  645

Gjirokastër     534

Shkodër          461

Berat               351

Durrës             345

Elbasan           299

Vlorë                213

Lezhë               146

Korçë               129

Dibër                 67

Kukës               43…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A do ta arrijmë ndonjëherë imunitetin e tufës ndaj Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Nga Erin Mordekai & Mallory Harris “The Guardian”

Në majin e vitit 2020, ne dhe shkencëtarë të tjerë parashikuam se shumë rajone të botës mund të mos arrijnë asnjëherë pragun e imunitetit të tufës për Covid-19, pra pikën në të cilën janë imunë mjaftueshëm njerëz ndaj infeksionit, dhe transmetimi i virusit nis që të ngadalësohet.

Kjo mbetet e vërtetë  ende sot, ndonëse vaksinat anti-Covid janë bërë të aksesueshme në vendet e pasura, dhe shumë njerëz kanë fituar imunitet nëpërmjet vaksinimeve, dozave përforcuese dhe infeksioneve të mëparshme. Pragu i imunitetit të tufës zakonisht keqkuptohej si një objektiv universal për t’u arritur në fillim të pandemisë.

Por pragu ka qenë gjithmonë i ndryshueshëm:ai varet nga sa i transmetueshëm është patogjeni dhe nga karakteristikat e sjelljes imunologjike të popullatës në të cilën po përhapet, pra sa ndërveprime ka midis njerëzve dhe sa lehtë infektohen ata.

Për shembull, në rast se një virus është shumë i transmetueshëm, pra i aftë të infektojë më lehtë njerëzit, apo nëse popullsia është shumë e dendur dhe e lëvizshme, një pjesë e madhe e popullsisë do të ketë nevojë për imunitet për të ndaluar përhapjen e tij.

E kundërta:nëse një virus është më pak i transmetueshëm apo një popullatë nuk grupohet shpesh në grupime të mëdha, për të ngadalësuar virusin duhet të jenë të imunizuar më pak njerëz. Në secilin rast, pragu i saktë i imunitetit të tufës do të ishte i ndryshëm.

Shtami origjinal i virusit Sars-CoV-2 kishte një prag imuniteti të tufës që u vlerësua në nivelin 60-75 për qind. Por variantet më të fundit dhe më të transmetueshëm, si Delta dhe Omicron, ka të ngjarë të kenë pragje mbi 80-90 për qind. Dhe kjo duke supozuar se kushdo që është vaksinuar ose infektuar më parë, është plotësisht i mbrojtur nga infeksioni i ardhshëm.

Në fakt, për Omicron, mbrojtja ekzistuese imune kundër infeksionit dhe transmetimit është shumë më e ulët (edhe pse mbrojtja kundër formave të rënda të sëmundjes mendohet të jetë ende shumë e lartë). Kësisoj edhe me 90 për qind të popullsisë të vaksinuar, ne nuk do të shihnim zhdukjen e transmetimit të variantit Omicron.

Ndryshimet e sjelljes si mbajtja e maskave, puna nga shtëpia, dhe shmangia e tubimeve të mëdha mund ta ngadalësojnë përhapjen e virusit. Por ndërsa këto masat eleminohen ose ndryshojnë nëpër popullata të ndryshme, transmetimi i virusit do të përshpejtohet sërish, duke e rritur pragun e imunitetit të tufës, krahasuar me atë të një popullate më të kujdesshme.

Njëkohësisht, pabarazitë sociale mund të përkeqësojnë numrin disproporcional që ka pasur Covid-19 në komunitetet e margjinalizuara, duke e rritur pragun e imunitetit të tufës në nivel lokal. Për shembull nëse njerëzit jetojnë në banesa të mbipopulluara.

Vitin e kaluar, disa shkencëtarë sugjeruan se po i afroheshim pragut të imunitetit të tufës përmes një kombinimi të vaksinimit dhe infeksionit. Por 1 vit nga nisja e vaksinimit kundër Covid-19, ne po shohim rritjet më të mëdha të rasteve deri më sot në shumë rajone, përfshirë edhe vendet ku imuniteti i popullsisë nga infeksioni dhe vaksinimi është shumë i lartë.

Variantet shumë infektive Delta dhe Omicron,e kanë nxitur këtë rritje të fundit të rasteve përmes transmetueshmërisë së tyre të lartë, si dhe aftësisë për të shmangur pjesërisht imunitetin, duke e bërë një pjesë shumë më të madhe prej nesh sërish të ndjeshëm ndaj infektimit.

Kjo përvojë nënvizon faktin se pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të vaksinave, ne nuk e kemi arritur ende – dhe ka të ngjarë të mos e arrijmë kurrë pragun e imunitetit të tufës. Njëherazi, ne nuk duhet të dorëzohemi ndaj valëve të pafundme të këtij virusi.



Aktualisht ne gjendemi në një tranzicion të vështirë drejt endemisë së Covid-19. Në një studim të botuar në revistën “Science” në fillim të këtij muaji,Xheni Levin dhe bashkë-autorët e tjerë, parashikojnë se ashtu si koronaviruset e tjerë njerëzorë që tani shkaktojnë të ftohurën e zakonshme, edhe Covid-19 do të shndërrohet përfundimisht në një infeksion të butë që vazhdon të qarkullojë në nivele më të ulëta në popullatën njerëzore, pasi njerëzit do të ekspozohen dhe imunizohen në moshat e hershme.

LEXO EDHE:  Zyrtarja e kompanisë Pfizer: Vaksina është e sigurt për njerëzit që janë infektuar me COVID-19

LEXO EDHE:  Gjendja në spitalet Covid/ Humbin jetën 4 të infektuar

Pra në një virus endemik. Dhe sapo Covid-19 të jetë endemik, imuniteti bllokues ndaj infeksionit do të zbehet me shpejtësi, në mënyrë që virusi të përhapet lehtësisht. Por nga ana tjetër imuniteti kundër sëmundjeve të rënda do të zgjasë më gjatë, duke bërë që infeksionet dhe sëmundjet (kryesisht të formës së lehtë) të zhvendosen tek grupmoshat më të reja që nuk janë ekspozuar ose imunizuar ende.

Rastet e sëmundjeve të formës së rëndë, që prekin kryesisht të rriturit pa një imunitet paraprak, duhet që të bien. E megjithatë, ne nuk jemi ende në atë pikë. Autorët e studimit në fjalë, paralajmërojnë se janë ende të nevojshme ndërhyrjet në sjelljen e njerëzve për të ngadalësuar përhapjen e virusit gjatë tranzicionit drejt endemisë.

Kjo për të shmangur rritjet drastike të shtrimeve në spital dhe vdekjeve, për të mos përmendur simptomat e Covid-it të gjatë, që deri tani vlerësohet se ka prekur të paktën 1.3 milionë njerëz vetëm në Britaninë e Madhe. Vaksinimi (dhe marrja periodikisht e dozave përforcuese) mbeten të rëndësishëm për zbutjen e pasojave më të këqija ndërsa po kalojmë gradualisht drejt fazës endemike të këtij virusi.

Është e rëndësishme të mos harroni se krijimi i imunitetit brenda një popullate sjell përfitime për të gjithë, madje edhe kur pragu i imunitetit të tufës nuk është i mundur të arrihet. Kjo pasi reduktohen ndjeshëm rastet e sëmundjeve të rënda, duke kursyer kësisoj burimet e kujdesit shëndetësor.

Kur infektohen njerëzit e vaksinuar, ata mund të jenë infektues për më pak kohë, dhe të kenë ngarkesa më të ulëta virale, duke e reduktuar kësisoj transmetimin e mëtejshëm. Mbrojtja është shumëfishuese kur njerëzit e vaksinuar janë kryesisht në kontakt me njëri-tjetrin, pasi gjasat për t’u infektuar dhe për ta kaluar atë infeksion janë edhe më të vogla.

Aktualisht përhapja e pakontrolluar e Covid-19 në rajonet me një përqindje të ulët të vaksinimit, mund të çojë në evoluimin e varianteve të reja që vazhdojnë të shkaktojnë sëmundje. Deri më tani, Omicron duket se shkakton zakonisht sëmundje më pak të rënda

se llojet e mëparshme të virusit, dhe konkurrenca midis varianteve (për shembull, Omicron  konkurron Deltën në shumë rajone), mund të jetë në favorin tonë.

Por edhe variantet më të buta kanë ende potencialin për të mbingarkuar spitalet, sidomos nëse ato janë shumë të transmetueshme. Vaksinimi i shpejtë dhe marrja e dozave përforcuese nga e gjithë popullsisë globale, dhe sidomos ata që përballen me pabarazi të rënda në disponueshmërinë e vaksinave, si dhe luftimi i keqinformimit që pengon vaksinimin, mbeten disa nga mënyrat më të mira për të ngadalësuar shfaqjen e varianteve të reja, dhe pasiguritë dhe pengesat që sjellin ato me vete.

Ne mund të përgatitemi për fazën endemike të Covid-19duke e përmirësuar qasjen tek vaksinat, maskat ​​​​dhe testet me cilësi të lartë, dhe duke i kërkuar ato në mjedise publike ku rreziku është më i lartë. Ne duhet të investojmë në kërkimin dhe shpërndarjen e trajtimeve për të parandaluar format e rënda të sëmundjes, dhe në mbështetjen sociale për njerëzit që përballen me efektet afatgjata të Covid-19.

Po ashtu ne duhet të forcojmë infrastrukturën tonë të shëndetit publik për të parandaluar pandemitë e ardhshme, për të vendosur rregulla për mjedise më të sigurta të punës, dhe për të zbutur pabarazitë shëndetësore që janë përkeqësuar nga pandemia. Covid-19 nuk po largohet, por ne mund ta menaxhojmë atë me politika më të zgjuara dhe nëpërmjet veprimeve kolektive.

Shënim:Erin Mordecai, asistent/profesore e biologjisë në Universitetin e Stenfordit, SHBA. Mallory Harris kandidate për doktoraturë në Universitetin e Stanfordit, ku ajo studion sëmundjet infektive.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e rasteve me Omicron në Shqipëri/ Mjekja qetëson qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna lajm shendet

Mjekja e familjes, në Qendrën Shëndetësore nr. 3, Tiranë, Bruna Shiroka ka deklaruar se rastet me Omicron në Shqipëri janë shtuar shumë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tha se që nga data 4 janar në zonën që ajo mbulon janë 72 pacientë aktiv.



Sipas Shirokës, pacientët ndiqen nga 10 deri në 12 ditë sepse për fat të mirë shenjat zgjasin në harkun kohor të pak ditëve.

Nuk di të them sa raste kemi, janë pafund, ka një shtim gradual ditor në harkun kohor që prej datës 4 që vjen kemi nisur punën në këtë vit kalendarik. Unë vetëm në zonën time si mjeke familjesh, që mbuloj një zonë prej 3 mijë banorësh, kam 72 pacientë aktiv, pra që nga dita e parë në datën 4 dhe në vijim që vijojnë të ndiqen. Mesatarisht, pacientët ndiqen nga 10 deri në 12 ditë sepse për fat të mirë shenjat në këtë valë infektimesh nga Omicroni zgjasin në harkun kohor të pak ditëve dhe për fat të mirë po ashtu në pacient që janë vaksinuar. Këtë nuk e them për mbështetjen e vaksinës se kjo është e padiskutueshme”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Bundestag-u forcon rregullat e COVID-19, shtohen rastet e omikron

Publikuar

-

Nga

Të mërkurën (12.01) një tabelë me shënimin teste për COVID-19 i orientonte deputetët drejt kësaj stende. Ky rregull për parlamentarët vjen pikërisht në ditën kur Instituti i Mbikqyrjes Shëndetësore dhe Profilaksisë Robert Koch (RKI) komunikoi një rekord të ri të infeksioneve brenda një dite, mbi 80.000 raste me COVID.

Në sfondin e rritjes së rasteve me COVID-19, parlamenti gjerman të mërkurën (12.01) votoi vendosjen e rregullave më të forta në mbarë vendin, e po ashtu edhe për hyrjen në parlament.

Deputetët për të hyrë në sallën plenare dhe në sallat e mbledhjeve të grupeve parlamentare e të komisioneve duhet në rast se nuk kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës të paraqesin përpos dokumentit të vaksinimit, ose vërtetimit të shërimit nga COVID edhe një test negativ antigjen.

Deputetët që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore mund të hyjnë në sallën plenare me një test negativ PCR. Por deputetët e tjerë që nuk janë vaksinuar plotësisht lejohen të marrin pjesë në seanca vetëm duke qendruar në lozhën e publikut. Por edhe për të hyrë në këto mjedise lipset një test negativ antigjen.

Për ata që nuk duan t’u përmbahen këtyre rregullave janë parashikuar gjoba. Administrata e Bundestag-ut planifikon gjoba nga 1.000 euro për herën e parë dhe 2.000 euro nëse shkejet përsëriten. Madje ata mund të konfrontohen edhe me refuzimin e fletëhyrjes.

 AfD kundër

Të gjithë grupet parlamentare në Bundestag votuan në favor të rregullores së re, me përjashtim të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), së cilës i mungonte gati gjysma e deputetëve në seancën e së mërkurës.

Disa prej deputetëve të AfD-së ishin ulur në lozhën e publikur, ndërsa të tjerë në vendet e tyre të zakonshme. Por gati gjysma e vendeve të tyre në sallë ishin të zbrazur.

Deputetët e AfD-së – si ata të ulur në sallën plenare edhe ata në lozhën e publikut disa herë e ndërprenë fjalimin e kancelarit Olaf Scholz duke mbajtur pllakata në shprehje të kundërshtimit të tyre ndaj masave rigoroze, gjë që në fakt është kundër rregullores së Bundestag-ut.

LEXO EDHE:  “Ciao ciao Covid”/ Marjana Kondi: U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot

LEXO EDHE:  Telashet për Ellen DeGeneres nuk kanë fund/ Fotografohet pa maskë pasi rezultoi pozitive me Covid



Në pankartat e tyre shkruhej “liri në vend të përçarjes” — duke iu referuar komentit të deputetit të AfD-së Bernd Baumann, i cili tha, se masat e marra po përçajnë jo vetëm shoqërinë, por edhe këtë parlament.”

Deputetja e partisë “E Majta” Sahra Wagenknecht, e cila e thotë hapur se nuk është vaksinuar ndaj COVID-19, gjithashtu i kritikon rregullat e vendosura në seancën e së mërkurës. “Ndalimi i deputetëve (të pa vaksinuar) nga prania në sallën plenare në vend që të vendosen testime për të gjithë, është e paarsyeshme në aspektin epidemiologjik e po ashtu edhe antikushtetuese nisur nga fakti, që vaksina nuk të mbron plotësisht nga një infektim”, i tha Wagenknecht portalit news hub RND.

AfD-ja thotë se do të ngrejë padi kundër rregullores së re në Bundestag. Alice Weidel, bashkëkryetarja e AfD-së, tha se “mandati i lirë i deputetit është i kufizuar tashmë prej rregullave të reja”.

‘Roli shembull’ për shoqërinë

Andrew Ullmann, deputeti i partisë Liberal Demokrate (FDP) njëkohësisht edhe mjek për sëmundjet infektive i hedh poshtë kritikat: “Këto rregulla të reja në parlament janë të rëndësishme për t’u treguar njerëzve jashtë parlamentit, se edhe për ne vlejnë të njëjtat rrregulla. Ne kemi përgjegjësinë të veprojmë këtu si një shembull”, tha Ullmann për DW.

Rregullat e reja në Bundestag janë të njëjtat sikurse vlejnë edhe për baret e restorantet në mbarë vendin.

Të pesë grupet parlamentare votuan në favor të rregullores së re duke argumentuar, se qëllimi është të sigurojnë që puna të vazhdojë pa u cënuar.

“Gjatë Krishtlindjeve pamë, se si disa deputetë merrnin pjesë në mbledhjet e komisioneve edhe pse ishin testuar pozitivisht. Kjo bëri që për shkak të kontaktit të dërgoheshin të gjithë deputetët në karantinë”, tha Ullmann. Bundestagu aplikon rregulla strikte edhe për përdorimin e maskës mbrojtëse. Tani lejohen vetëm maskat FFP2 /N95 në të gjithë godinën. Maskat mund të hiqen vetëm kur deputetët referojnë në pult./DW

LEXO TE PLOTE