LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Laçi dhuron spektakël, shkatërron 5-0 Dinamon

3 Dhjetor 2021, 14:38, Sport CNA
Laçi dhuron spektakël, shkatërron 5-0 Dinamon

Laçi i rikthehet fitoreve pas 2 ndeshjeve teksa kurbinasit kanë turpëruar me 5 gola në shtëpi Dinamon. Shifrat u hapën në minutën e 6? me Guindonë ku shmangu dhe portierin Bakaj duke realizuar të parin për bardhezinjtë.

Në pjesën e dytë u rezervuan gjithsej 4 gola të tjerë për Laçin, ku Zarubica shënoi në të 54?, Shehu në minutën e 60? dhe dy golat e shpejtë në minutat 73? dhe 76? nga Guindo dhe Lushkja që mbylli llogaritë e këtij takimi.

Me këtë sukses Laçi ngjitet në vendin e 4 duke shkuar në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Dinamo në vendin e 6 në kuotën e 13 pikëve, duke pasur dhe mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 19 gola të pësuar.

Lajmet e fundit nga