LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi i 11 Dhjetorit/ Firmosin të tjerë delegatë

3 Dhjetor 2021, 14:10, Politikë CNA
Kuvendi i 11 Dhjetorit/ Firmosin të tjerë delegatë

Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i PD, që pritet të mbahet në 11 Dhjetor, delegatët vijojnë të dorëzojnë firmat.

Kështu, mësohet se sot 51 delegatë të degës së PD-së në Rrogozhinë, kanë firmosur për të thirrur Kuvendin e demokratëve në datën 11 dhjetor.

Ky fakt është bërë i ditur nga Ilir Kasa, anëtar i kryesisë së PD-së së Rrogozhinës.

Kasa ka treguar për mediat, se dega e PD-së së Rrogozhinës ka 85 delegatë.

Prej tyre, 51 delegatë kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit në 11 dhjetor dhe 29 janë kundër./CNA.al

Detajet/ Ku dhe si do të zhvillohet Kuvendi i 11 Dhjetorit

Lajmet e fundit nga