Kryebashkiaku socialist nën hetime/ GJKKO rrëzon SPAK-un

3 Dhjetor 2021, 14:00, Aktualitet CNA
Kryebashkiaku socialist nën hetime/ GJKKO rrëzon SPAK-un

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK në rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailajt.

GJKKO e ka rikthyer dosjen e Ismailajt në SPAK për plotësim.

Sipas gazetares Klodiana Lala, dosja është rikthyer, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetin fqinj të Greqisë.

Risjellim në vëmendje se me 1 Nëntor të këtij viti SPAK njofton se ka nisur hetimet kryebashkiakun socialist të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj.

Ismailaj u kallëzua më 3 gusht në SPAK nga Partia Demokratike për kryerjen e veprës penale të ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve?, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim./CNA.al

Lajmet e fundit nga