Foltorja i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Bashës/ Halli i demokratëve janë pazaret e tua me Ramën

3 Dhjetor 2021, 18:46, Politikë CNA
Foltorja i përgjigjet “dhëmb për dhëmb”

Menjëherë pas reagimit të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili përpiqej të shfajësonte veten nga akuzat e ish kryeministrit Berisha dhe të demokratëve, ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga ana e Foltores.

Zëdhënësja Floriana Garo shprehet se në fakt halli i vërtetë i demokratëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Evropës.

?Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptareve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. 

Halli i vërtetë i demokrateve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratet kalojnë nga humbja në humbje! Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama-Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. 

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar! Të gjithë bashke më 11 Dhjetor për të nisur rrugën drejt FITORES!? thuhet në reagimin e Foltores?, shprehet zëdhënësja./CNA.al

Lajmet e fundit nga