Connect with Us

DW: Shqipëria me incidencë të lartë të Coronës

Aktualitet

DW: Shqipëria me incidencë të lartë të Coronës

Publikuar

-

/

Në Shqipëri ka filluar sot vaksinimi anti-Covid me dozën e tretë për të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç. Ndërkohë u vendos edhe vaksinimi me detyrim i administratës publike.

Në Shqipëri fillon sot (03.12) vaksinimi me dozën e tretë anti-Covid i qytetarëve mbi moshën 18 vjeꞔ, që kanë kaluar gjashtë muaj nga vaksinimi me dozën e dytë. Vendmi u mor të enjten, (02.12) nga Komiteti Teknik i Ekspertëve,  që e vlerëson me një rrezik në rritje situatën e përhapjes së infeksionit me virusin Corona. Në këto kushte ky komitet rekomandoi edhe vaksinimim e detyruar të punonjësve të administtatës publike, të qendrave tregëtare dhe supermarketeve. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, që publikoi vendimet e sipërpërmendura theksoi që „deri në 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike dhe ata të qëndrave tregëtare që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Në 4 janar 2022 do të kërkohet karta e vaksinimit ose testi negativ PCR në ꞔdo pesë ditë”. Autoritetet  shprehin shqetësim për rënien muajin e kaluar të ritmeve të vaksinimit të popullsisë me dozën e parë dhe të dytën.

Mbeten në fuqi ora policore dhe kufizimi i aktiviteteve

Organisierte Kriminalität und Drogenschmuggel in Albanien

Sipas ekspertëve të Komitetit Teknik “ka një intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit pasi incidenca në dy javët e fundit ka arritur në 347 raste për 100,000 banorë dhe po ndodh  transmetimi komunitar”. Për krahasim, Gjermania me popullsi rreth 82 milionë banorë ka një incidencë 442,1. (regjistrim i 03.12.) N Tiranë Komiteti Teknik i Ekspertëve mori të enjten, (02.12) vendimin e lënies në fuqi, me një afat të pacaktuar të orës policore dhe kufizimit të lëvizjeve pas orës 22.00 të mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit, të aktiviteteve, tubimeve politike, kulturore, grumbullimeve me më shumë se dhjetë persona dhe ceremonive. Mësimi në universitete do të bëhet online kurse në arsimin para universitar do të jetë i alternuar, online dhe me praninë fizike të nxënësve. Tirana vazhdon të jetë qarku me pjesën më të madhe të rasteve, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha..

LEXO EDHE:  MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste pozitive janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit

A ka hyrë varianti Omicron në Shqipëri?

Sipas kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministres së Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, ende nuk ka të dhëna, pasi priten përgjigjet nga laboratorë të specializuar jashtë vendit, për mostrat e dërguara të pacientëve të infektuar me virusin e të përgatitura sipas protokolleve përkatëse. ”Përderisa pandemia vazhdon, dalja e varianteve të reja është e pritshme dhe në vëmendje të gjithë institucioneve që merrën me pandeminë,” theksoi ajo.

Albanien Wohngegend Blloku von Tirana

Mbërritja e Omicron në Itali dhe Greqi, dy vendet fqinjë ku ka një shumicë emigrantësh shqiptarë që hyjnë në Shqipëri, e bën më të mundshme edhe prekjen nga ky variant. Autoritetet e shëndetësisë bëjnë thirrje për vijimin e vaksinimit si rruga më efikase për të përballuar edhe qarkullimin e Omicron. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga nisja  e procesit të vaksinimit në fillim të këtij viti, janë kryer gjithsej 2.103.351 doza, ku 1.072.645 janë doza të para, 951.013 të dyta dhe vetëm 67.381 doza të treta. Në fillim të muajit të kaluar nisi vaksinimi me dozën e tretë, të njohur si”booster” për grupet më të rrezikuara, mjekët dhe infermierët./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tritol në banesën e Dukës/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes që ndhodhi mbrëmjen e sotme.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se rreth orës 22:10 shtëpisë së Armand Dukës i është vendosur lëndë plasëse, ku si pasojë është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës.

Durrës/Informacion paraprak



Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I vunë tritol/ Pamjet kur Armand Duka mbërrin në banesën e tij

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme iu vendos tritol banesë në Durrës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës dhe nga shpërthimi nuk ka patur personat lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Dukës e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët po sëmuren dhe po vdesin”/ Erion Dasho “shpërthen” ndaj kolegëve: Ka ardhur koha të jepni llogari

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Kush po i përze shqiptarët nga vendi



Pak minuta më vonë Armand Duka mbërriti në banesën e tij, dhe siç shihet nga pamjet, kreu i FSHF futet qetësisht në banesë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duka është kërcënuar me sms pak ditë më parë/ Zyrtari i FSHF e konfirmon

Publikuar

-

Nga

Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, ka konfirmuar lajmin e moderatorit Blendi Fevziu se ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Armand Dukës.

Reagimi erdhi pas raportimit se shtëpisë së Dukës i është vënë tritol.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Nuk e di, më thonë që ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Dukës, është e vërtetë z.Topçiu?

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 Prillit/ OSBE i dhuron KQZ-së mjete mbrojtëse nga COVID-19

LEXO EDHE:  Biden urdhër shtetet/ “Vaksina të jetë e disponueshme për të gjithë amerikanët deri më 1 maj”



Aldi Topçiu: Nuk thoja dot diçka që më është thënë në koenfidencialitet e sipër

Blendi Fevziu: Është e vërtetë?

Aldi Topçiu: Po, është e vërtetë!

LEXO TE PLOTE