LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtoresha që u dashurua me Ministrin/ Gruaja "ilegale" e deputetit të PD, në KED, pa kaluar në Vetting

3 Dhjetor 2021, 13:02, Aktualitet CNA
Drejtoresha që u dashurua me Ministrin/ Gruaja "ilegale" e

Sot janë përzgjedhur me short, 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi,

Goglat përzgjodhën edhe anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferrllari, e cila për një vit do të jetë pjesë e KED.

Xhaferllari nuk është një emër i panjohur në institucionin e drejtësisë. Ajo, nga Drejtoresha (Drejtoria e Përgjithshme e Kodifikimit) e ish-Ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili përflitet në qarqet mediatike se sot është bashkëjetuesi i saj u bë gjyqtare dhe dyshohet se përmes bëmash arriti deri në Kushtetuese.

Xhaferllari ndryshe njihet dhe si gruaja pa letra apo ?ilegale? e deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Bashkëjetuese, apo grua ?ilegale?, pasi në letra, të paktën në formularët e  pasurisë, deputeti Alibeaj deklaron gruan e tij, atë me të cilën është celebruar.

Kujtojmë se në kohën që Alibeaj ka qenë Ministër i Drejtësisë në vitet 2007-2009, Xhaferllari ka bërë këshilltaren e tij.

Konkretisht përgjatë periudhës Dhjetor 2007-Shtator 2008, Xhaferllari ka qenë këshilltare e Alibeajt. Duket se kjo periudhë ka qenë e artë për të sa i përket dashurisë por edhe ngjitjes së saj në karrierë.

Risjellim në vëmendje se pas punës në Ministrinë e Drejtësisë, Xhaferllarit iu besua posti i rëndësishëm në KLD.

Ish-kryeinspektorja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari iu nënshtrua Vettingut në vitin 2019, por, shumica në KPK doli në përfundimin se ?objekti ishte bërë i pamundur? dhe nuk mund të kishte një vendim.

?Për shkak se kishte punuar jashtë gjyqësorit, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates në vitin 2011?, thuhej në vendimin e KPK-së.

Dy anëtarë të trupës gjykuese në KPK, Roland Ilia dhe Firdes Shuli ishin të kërkuan që Xhaferllari t?i nënshtrohej sërish një testimi në Shkollën e Magjistraturës.

Xhaferllari e kundërshtoi vendimarrjen e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me pretendimin se e kishte humbur statusin e magjistrates dhe kërkoi përmbyllje të procesit.

Kujtojmë, se dy ditë pasi u dekretua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta, Marsida Xhaferllari i shkroi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se hiqte dorë nga ankimi që kishte bërë ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Tërheqja e ankimit u motivua nga Xhaferllari me faktin se vendimarrja e Kolegjit nuk ishte më e nevojshme për shkak të pozicionit të ri që ajo kishte marrë si dhe me faktin se ishte vlerësuar paralelisht edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Shumica në KPA pranoi tërheqjen nga ankimi si një proces që varej tërësisht prej subjektit.

Sipas KPA-së, rasti ishte i veçantë dhe se nuk kishte parashikime ligjore për këtë rast në ligjet për vetingun dhe se do duhej të gjendeshin referime në Kodin e Procedurës Civile.

Nga ana tjetër, KPA vuri në dukje se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sipas të cilit Xhaferllari kishte humbur statusin e magjistrates në kohën e kryerjes së procesit mbetej në fuqi dhe merrte formë të prerë.

Pra, Xhaferllari u emërua në Gjykatën e Kushtetuese ndryshe nga kolegët e saj pa kaluar në Vetting./ CNA.al

Lajmet e fundit nga