LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CEO i Moderna/ Do të kemi nevojë për një vaksinë të re kundër Covid-19

3 Dhjetor 2021, 13:42, Lifestyle CNA
CEO i Moderna/ Do të kemi nevojë për një vaksinë

Varianti ?Omicron? mund të prekë edhe të vaksinuarit, tha CEO i BioNTech, Ugur Sahin.

Sipas tij,ende nuk dihet nëse të vaksinuarit kanë mjaftueshëm antitrupa për të parandaluar zhvillimin e simptomave të rënda.

?Por ne shpresojmë që ata të mbrohen nga infeksioni?, ka thënë Sahin.

Ky i fundit ka thënë se ?do të nevojitet një vaksinë e re kundër Covid-19?, madje theksoi se mund të  jetë e nevojshme që të vaksinohemi çdo vit.

Ndërsa, bashkëthemelues i BioNTech,  Ozlem Tureci, është shprehur optimist, se pacientët e vaksinuar dhe dozat do të siguronin mbrojtjen e duhur kundër sëmundjeve të rënda dhe ndoshta çdo formë të sëmundjes, diçka që do të konfirmohej brenda disa javësh.

?Sa më shumë imunitet të kenë njerëzit, aq më të mbrojtur jemi kundër aftësisë së Covid-19 për të pësuar mutacion,? tha Ozlem Tureci, bashkëthemelues i BioNTech.

Lajmet e fundit nga