LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha mban fjalimin emocionues/ “Foltorja solli shpresë, ideale dhe besim”

3 Dhjetor 2021, 16:23, Politikë CNA
Berisha mban fjalimin emocionues/ “Foltorja solli shpresë, ideale dhe

Lideri historik, Sali Berisha nga Foltorja në Devoll ushprehu mirënjohjen delegatëve të Devollit, për mbështetjen e treguar ndaj Foltores.

Më tej ai theksoi se shqiptarët shohin tek kjo lëvizje shpresën, idealet dhe besimin se Shqipëria do të çlirohet nga narko-shteti.

?Vij këtu për të shprehur nderimin ndaj delegatëve të Devollit që u bashkuan ndër të parët për nismën për një PD më të bashkuar, demokratike e të hapur. Firmosën rithemelizmin në 11 dhjteor. 

Firma juaj ka transformuar Shqipërinë si revolucion demokratik e paqësor. Mrekullia e dytë e Shqipërisë nga vitet 1990. Foltorja befasoi mbarë shoqërinë, u shndërrua në uragan. 

Shqiptarët shohin tek kjo lëvizje shpresën, idealet dhe besimin se Shqipëria do të çlirohet nga narko shteti. Foltorja është shdërruar në zhvillimin më pozitiv të 8 viteve të fundit?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga