LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

9 anëtarët e rinj të KED/ Emrat që u përzgjodhën në sy të Metës

3 Dhjetor 2021, 11:15, Aktualitet CNA
9 anëtarët e rinj të KED/ Emrat që u përzgjodhën

Në fund të këtij viti përfundon mandati 1 vjeçar i anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sot në Presidencë është hedhur hidhet shorti, për nëntë anëtarët e rinj të KED që do të funksionojë përgjatë vitit 2022.

Shorti u drejtua nga Këshilltari Juridik i Presidentit, Bledar Dervishaj, ndërsa në sallë ishte i pranishëm i pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta.

Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Sokol Binaj , Anila Leka, Edlira Petri, Enton Dhimitri, Arta Marku, Etjen Kapo dhe Klodiana Mema  janë  9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022.

Sipas ligjit kryetari i ri do të jetë Sokol Binaj si përfaqësues i Gjykatës së Lartë.

Jashtë KED-së, mbeti kryeprokurori Olsian Çela i cili nuk apti fat me goglat, por edhe disa emrat të tjerë të spikatur nga Gjykatat e Prokuroritë.

Gjykata Kushtetuese:

Anëtarë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska! Altin Binaj, zëvendësues

Gjykata e Lartë:

Sokol Binaj anëtar, Sandër Simoni zëvendësues

Prokuroria e Përgjithshme:

Anila Leka anëtare, Thoma Jano zëvendësues

Gjykatat e Apelit:

Edlira Petri dhe Enton Dhimitri anëtarë, Ridvan Hado zëvendësues.

Prokuroritë e Apelit:

Arta Marku dhe Etjen Kapo anëtarë, zëvendësues Genti Xholi

Gjykatat Administrative:

Klodiana Mema anëtare,  Erarbër Madhi zëvendësues/CNA.al

Lajmet e fundit nga