LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zguro: Nuk ka diferenca, marrin 3 pikët ndaj Partizanit

2 Dhjetor 2021, 13:43, Sport CNA
Zguro: Nuk ka diferenca, marrin 3 pikët ndaj Partizanit

Skënderbeu meritonte më shumë në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Tiranës, për atë që ka treguar në fushë dhe për atë që ka shfaqur në ndeshjet e fundit. Por, edhe një pikë, ndaj një kundërshtari kaq cilësor, është e kënaqshme. Ky është mendimi i Vangjel Zguros, kapitenit bardhekuq të Skënderbeut.

Në një prononcim të dhënë për ?Panorama Sport?, kapiteni i Skënderbeut ka analizuar ndeshjen me Tiranën si një takim nga i cili Skënderbeu mund të dilte edhe me pikët e plota. Por, për të, edhe një pikë në kushte të tilla kur Tirana është në krye të klasifikimit dhe pretendente numër një për titullin, Zguro e vlerëson si një rezultat pozitiv dhe vijimësi pozitive për skuadrën e tij.

?Të shtunën ndaj Tiranës ishte një ndeshje ku ne duhet të tregonim fytyrën tonë të vërtetë. Vinim nga dy ndeshje mjaft cilësore dhe të mira, prandaj edhe morali ynë ishte në majë. Përballë kishim një kundërshtar të fortë, por në krahun tonë ishte momenti pozitiv që po kalojmë. Mund të them se kemi marrë një fitore me Kukësin, një barazim që mund të ishte sërish fitore me Teutën po të mos ndodhnin ato që ndodhën, ndaj e them me bindje se jemi në një moment pozitiv.

Edhe ndaj Tiranës, nëse e shohim të plotë kronologjinë e ndeshjes, asnjëherë nuk kemi qenë inferiorë. Kemi pasur rastet tona duke u rrezikuar shumë pak apo aspak nga sulmet e kundërshtarit. Duke u nisur nga të gjitha këto, jam i mendimit se nëse do të ishim treguar më të saktë në finalizimin e rasteve që ne kemi pasur, mund të merrnim shumë më shumë. Dhe këtu dua të them se na mungon disi saktësia në finalizim. Kemi krijuar 3-4 raste të pastra dhe normalisht duhet të kishim shënuar. Ndërsa, nga ana tjetër kemi qenë solidë në mbrojtje dhe kjo është diçka mjaft pozitive?, theksoi fillimisht Vangjel Zguro.

ARBITRIMI ? I pyetur rreth gjykimit në ndeshjet e fundit që janë bërë shqetësim edhe për Skënderbeun, por edhe për momentet e diskutueshme për dy penallti që mungojnë në këtë takim, nga një për secilin ekip, Zguro këtë herë nuk kërkon të merret shumë me arbitrat, pasi sipas tij asgjë nuk mund të zhbëhet dhe Skënderbeu është ndëshkuar shumë herë nga gjykimi. Por, për Zguron, arbitrimi i kësaj jave ka qenë neutral dhe i pranueshëm, pavarësisht rasteve të diskutueshme. ?Në fakt kisha vendosur që nuk do të rikthehesha për të folur rreth arbitrimit dhe gjykimeve, por nuk po i bëj bisht këtij debati. Në ndeshjen ndaj Tiranës, normalisht kanë qenë dy pretendime për penallti, një nga ana jonë dhe një nga ana e Tiranës. Besoj se kanë qenë të dyja pretendime të drejta, por jam i mendimit se gjykimi në këtë takim nga ana e arbitrave ka qenë korrekt dhe neutral. Pikërisht për gjykime të tilla kemi nevojë dhe kemi ngritur zërin. Duam që të mos na favorizojnë dhe as mos të na dëmtojnë. Të na lenë të luajmë dhe të meritojmë vërtet atë që do të marrim nga një ndeshje. Normalisht gabime njerëzore ka, por e rëndësishme është të mos bëhen kaq të dukshme dhe tendencioze sa në javët e kaluara?, vijoi kapiteni i Skënderbeut.

PARTIZANI ? Duke u nisur nga situata pozitive që është duke kaluar ekipi në javët e fundit, Zguro është i mendimit se Skënderbeu i tij i ka të gjitha mundësitë të dalë me pikë të plota nga kjo transfertë. ?Këtë javë luajmë ndaj Partizanit, por besoj se jemi në një formë të mirë si fizike ashtu edhe psikologjike. Shoh që shokët e ekipit janë rritur mjaft dhe kanë bërë mirë në ndeshjet e fundit. Duke parë edhe kushtet në të cilat të dyja ekipet vijnë në këtë takim, ne kemi mundësi të kthehemi në Korçë me maksimumin e pikëve. Normalisht që në çdo takim edhe këtu do të shkojmë për të marrë më të mirën, pasi mundësitë janë dhe nuk shoh diferenca të mëdha mes të gjitha ekipeve që luajnë këtë sezon në Superiore, as me ato skuadra që janë në krye të klasifikimit. Për këtë besoj më japin të drejtë rezultatet?, mbylli prononcimin e tij Vangjel Zguro.

Lajmet e fundit nga