Connect with Us

Zëri më i ashpër në qeverinë Britanike/ Priti Patel, krahu i djathtë i Boris Johonson

Blog

Zëri më i ashpër në qeverinë Britanike/ Priti Patel, krahu i djathtë i Boris Johonson

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dhe t’u fusë frikën kriminelëve, një nga zërat më të ashpër në qeverinë e Boris Johnson. Me një deklaratë të saj, Priti Patel ka tërhequr vëmendjen e opinionit.

Tabloidi britanik “The Sun” njihet për tituj të shkurtër dhe të thukët. Tituj të gjatë gjen rrallë. I tillë ishte ai i së dielës (28.11) i artikullit të shkruar nga ministrja e Brendshme: “E kuptoj frustrimin tuaj, por nuk ka shkop magjik për të zgjidhur krizën e migracionit”. Ky titull tregon se sa e madhe është nevoja për sqarim. Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel, po merr si shkas udhëtimet e rrezikshme të migrantëve në Kanalin e la Manshit për të promovuar rregullat e reja të imigracionit.

UK Priti Patel Politik

“Plani i ri i saj për Imigracionin”, i prezantuar në pranverë, synon të ndihmojë në ndarjen e “azilkërkuesve të vërtetë” nga “imigrantët ekonomikë”, nëpërmjet procedurave më të shpejta, shkruan Patel në artikullin e saj në numrin e së dielës në “Sun”. “Nëse imigrantët nuk do të supozonin se do të lejoheshin të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar, ata nuk do të rrezikonin jetën e tyre dhe nuk do t’u paguanin kriminelëve mijëra paundë për të ardhur këtu.” Aktivistët e të drejtave të njeriut protestuan duke argumentuar se mënyra e hyrjes nuk duhet të zvogëlojë mundësinë e një procedure azili.

Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin me homologen e tij britanike Priti Patel për të biseduar për refugjatët që kapërcejnë ilegalisht Kanalin e la Manshit.

Por ministrja e Brendshme, e cila njihet si përfaqësuese e linjës së ashpër, promovon në mënyrë të palëkundur planin e saj: “Askush nuk ka përse të ikë nga Franca për të qenë i sigurt”, tha ajo disa ditë më parë në parlamentin britanik. Plani i saj është që refugjatët të kthehen që në kufi. Sindikata PCS, në të cilën janë organizuar shumë roje kufitare britanike, mund t’i bashkohet së shpejti një procesi gjyqësor të organizatave në mbrojtje të refugjatëve. Nuk do të ishte beteja e parë që i del përpara luftarakes Priti Patel.

Bijë imigrantësh dhe konservatore

Prindërit e Patelit i përkisnin pakicës indiane, që u shpërngul në Ugandë (Afrika Lindore) gjatë kohës së kolonializmit. Pak para dëbimit të shumë indianëve nga diktatori Idi Amin në vitin 1972, çifti u zhvendos në Britaninë e Madhe. Në të njëjtin vit lindi edhe Priti Patel. Në vitet e saj të hershme, shkruan The Neë European, Patel shpesh tregonte se si arriti t’i bashkohej Partisë Konservatore në moshën 18-vjeçare si bijë punëtorësh dhe imigrantësh. Ajo përmendte edhe kryeministren legjendare Margaret Thatcher, e cila sikurse Patel, ishte vajza e një shitësi.

Prejardhja e saj tani rrallë përmendet në opinion. Në një debat parlamentar në qershor 2020, kur në Britaninë e Madhe dolën në rrugë protestues, shumica me ngjyrë, për të ngritur zërin kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd, deputetja e laburistëve, Florence Eshalomi, e ftoi Patelin ta pranonte ekzistencën e pabarazisë racore, duke i kujtuar fyerjet raciste që duhej të duronte kur ishte fëmijë.

Metallica dhe Margaret Thatcher

49-vjeçarja tashmë është pjesë e qeverisë konservatore të Boris Johnsonit. Në fillim të karrierës së saj politike përshkruhej si ekzotike: “Nëse çelësi i suksesit do të ishte që të mos dukesh dhe të mos dëgjohesh si konservator, atëherë Priti Patel mund ta shpëtonte partinë,” shkruante Daily Telegraph në Londër në vitin 2001, kur Tony Blair sapo u rizgjodh nga laburistët, ndërsa konservatorët ishin në një krizë lidershipi. Ajo asnjëherë nuk e ka parë veten si deputete, shkruan gazeta, deri kur u frustrua nga kriza e partisë e mendoi: “Dreqin ta hajë, epo dikush duhet ta bëjë”.

LEXO EDHE:  Mbi 6 mijë viktima nga koronavirusi në Britani/Çfarë thonë mjekët për Boris Johnson

Großbritannien London | Porträt | Margaret Thatcher

Margaret Thatcher, kryeministrja e Britanisë nga viti 1979 deri në 1990, është idhulli i Priti Patel

Artikulli përshkruan foton e një 30-vjeçareje, e cila nga njëra anë dëgjon “Metallica”-n me zë të lartë dhe në universitet shoqërohet dhe kalon mbrëmjet me të majtët  – por nga ana tjetër është në gjendje të shprehë shumë qartë atë që përfaqëson politikisht: “Liritë individuale që heqin qeverinë nga supet e njerëzve, më pak taksa, më shumë liri zgjedhjeje në arsim dhe shëndetësi, qeverisje të forta vendore”.

Patel i prezantoi bindjet e saj hollësisht në memorandumin e vitit 2012 “Britannia Unchained”, i cili shpesh përshkruhet si një version më modern dhe radikal i vizionit politik të Margaret Thatcher. Vlen të përmendet se kush kontribuoi në të përveç Patelit: Këasi Këarteng tani është ministër i Ekonomisë, Dominic Raab, ministër i Erejtësisë, Liz Truss tani ministre e Jashtme dhe bashkautori i fundit, Chris Skidmore, ishte gjithashtu në kabinetin e Boris Johnsonit deri në vitin 2020, kur tha se punëtorët britanikë ishin “ndër përtacët më të mëdhenj në botë” – ndërsa lëvdoi “frymën e fortë konkurruese” në Kinën komuniste.

Priti Patel u ngrit më shpejt se disa nga bashkautorët e saj: Në vitin e fundit të tij në në detyrë, David Cameron e solli atë në kabinet, si Ministre të Punës. Patel promovoi Brexit-in dhe në vitin 2016 u bë Ministre për Zhvillimin Ndërkombëtar nën kryeministren e re Theresa May.  Në atë periudhë lindën idetë britanike për ta përshtatur ndihmën e zhvillimit me interesat kombëtare. Ajo u detyrua të jepte dorëheqje nga posti si  ministre në vitin 2017, pasi u bë e ditur se ishte takuar me zyrtarë izraelitë, gjatë pushimeve, pa u marrë vesh paraprakisht me qeverinë. Dy vjet më vonë ajo u kthye në tryezën e kabinetit nën Boris Johnson – si Sekretare e Brendshme.

Në atë kohë ajo ra në sy me deklarata të bujshme se kriminelët duhet “të ndiejnë tekstualisht frikë dhe tmerr, vetëm nëse u shkon ndër mend të bëjnë krime”. Dikur ajo bënte thirrje për dënimin me vdekje si barrierë për parandalimin e krimeve – një pozicion nga i cili ndërkohë është distancuar.

Aksion për shpëtimin e migrantëve që vijnë me barka nga Franca, 24 nëntor 2021, Dungeness, Britania e Madhe

Që kur mori detyrën si Ministre e Brendshme, ajo është marrë thuajse edhe me çështjen e migracionit: Në tetor 2019 u zbuluan trupat e 39 emigrantëve vietnamezë, të cilët u gjendën të vdekur në një kamion në qarkun jugor anglez, Essex. që është edhe zona elektorale e Patelit. Si rezultat, Britania e Madhe, së bashku me Francën, rriti monitorimin e kamionëve që kalonin Kanalin e la Manshit dhe mori pjesë në sistemet e sigurisë kufitare në hyrje të Eurotunelit në Calais. Në artikullin e shkruar për “The Sun”, Patel konstatonte: “Për ironi, ishte suksesi ynë në mbylljen e rrugës së kamionëve që bëri që bandat monstruoze të kalonin te varkat”.

Pas aksidentit me anije me 27 të vdekur në fund të nëntorit, Patel tregoi se mund të imagjinonte tragjedi edhe më të këqija në Kanalin e La Manshit në dimrin e ardhshëm.DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Gati gjysmë milionë agjentë/ Çfarë mund të mos dini mbi KGB-në, shërbimin sekret të Bashkimit Sovjetik

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja shërbeu si agjencia kryesore e sigurisë për Bashkimin Sovjetik, duke u marrë me operacionet jashtë vendit dhe ato të garantimit të sigurisë së brendshme. Në kulmin e saj, KGB-ja gëzonte reputacionin e një organizate shumë të fuqishme dhe të fshehtë, që kishte të punësuar qindra mijëra njerëz në Bashkimin Sovjetik dhe në mbarë globin.

Ajo ishte kryesisht përgjegjëse për sigurinë e brendshme, mbikëqyrjen e rendit publik. Por u përdor gjithashtu për të shtypur mendimet kundra regjimit, si dhe për të çuar përpara qëllimet e qeverisë sovjetike, ndonjëherë përmes mjeteve të dhunshme dhe operacioneve të fshehta.

Edhe pse u shpërbë së bashku me rënien e BRSS në dhjetor 1991, shumë elementë dhe metoda të saj janë ruajtur deri në ditët tona. Për pasojë, ka shumë gjëra që ne nuk do t’i

dimë kurrë për KGB-në. Por nuk mund të mohohet trashëgimia dhe efikasiteti i saj i jashtëzakonshëm në Rusi. Ja cilat janë faktet kryesore që duhet të dini mbi KGB-në:

U themelua në vitin 1954

Pas rënies së Lavrenti Berias, shefit më jetëgjatë dhe më me ndikim të policisë sekrete të Stalinit, sidomos para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore -u ristrukturua Ministria e Punëve të Brendshme të BRSS (MVD). Rezultati ishte formimi i KGB-së nën drejtimin e Ivan Serov në mars 1954.

Termi “KGB” ishte një ri-përshtatje e NKVD-së

Termi KGB është shkurtesë e “Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti”, që do të thotë “Komiteti për Sigurimin e Shtetit”. Ai ishte në thelb një riemërtim i qëllimshëm i NKVD-së së kohës se Stalinit. Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953 dhe themelimit të KGB-së, qeveria sovjetike premtoi se policia e saj sekrete do t’i nënshtrohej një kontrolli kolektiv partiak në të gjitha nivelet, si një mënyrë për të parandaluar sundimtarët që të përdornin operativët sekretë kundër njëri-tjetrit.

Selia e saj ndodhej në Sheshin Lubjanka në Moskë

Selia qendrore e KGB-së ndodhej në një godinë tashmë të famshme që ndodhet në sheshin Lubjanka në Moskë. E njëjta godinë është sot selia e Shërbimit Federal të Sigurisë ose FSB. Ajo ka një funksion të ngjashëm me KGB-në, megjithëse reputacioni i saj është shumë më pak i njohur.

Vladimir Putin ishte dikur një agjent i dekoruar i KGB-së

Ndërmjet viteve 1975-1991, Vladimir Putin (qëmë vonë do të bëhej kreu i shtetit) punoi për KGB-në si oficer i inteligjencës së huaj. Në vitin 1987, ai u nderua me medaljen e artë për “Shërbim të shquar ndaj Ushtrisë Popullore Kombëtare të Republikës Demokratike Gjermane”, dhe më vonë, në vitin 1988, u nderua me “Medaljen e Meritës së Ushtrisë Popullore Kombëtare”, dhe më pas me “Distinktivin e Nderit”.

LEXO EDHE:  A po merr fund populizmi në Evropë?

LEXO EDHE:  Varianti Omicron/ Boris Johnson i prerë: Qytetarët mbi 18 vjeç të vaksinohen kundër Covid



Në kulmin e saj, ishte organizata më e madhe e spiunazhit në botë

KGB renditej si organizata më e madhe e policisë sekrete dhe spiunazhit në botë. Ajo kishte rreth 480.000 agjentë në radhët e saj, duke përfshirë qindra e mijëra ushtarë të rojeve kufitare. Po ashtu vlerësohet se Bashkimi Sovjetik ka përdorur potencialisht miliona informatorë.

KGB-ja kishte spiunë në mbarë botën

Mendohet se KGB-ja arriti të depërtojë në të gjitha shërbimet sekrete të Perëndimit.

Madje thuhet se ajo kishte një agjent thuajse në çdo kryeqytet perëndimor. Thuhet se rrjeti i spiunazhit të KGB-së ishte aq efektiv gjatë Luftës së Dytë Botërore, saqë Stalini dinte shumë më tepër mbi aktivitetet ushtarake të aleatëve të tij, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës,sesa dinin për ushtrinë e Bashkimit Sovjetik.

CIA ishte shumë dyshuese për KGB-në

Drejtori i parë i CIA-s, Alen Dales, deklaroi në një rast për KGB-në:“Ajo është më shumë sesa një polici sekrete, më shumë se një organizatë e inteligjencës dhe kundërzbulimit. Ajo është një instrument për përmbysje, manipulim dhe dhunë, për ndërhyrje të fshehtë në punët e vendeve të tjera”.

U shpërbë në vitin 1991

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, të njëjtin fat pati edhe KGB-ja që u zëvendësua nga një shërbim i ri i sigurisë së brendshme, FSB. FSB ndodhet në ish selinë e KGB-së në Moskë, dhe supozohet se kryen shumë nga të njëjtat detyra si paraardhësi i saj në emër të mbrojtjes së interesave të qeverisë ruse.

Trupat e Sigurisë së KGB-së u bënë Shërbimi Federal i Mbrojtjes (FPS)

Në vitin 1989, trupat e sigurimit të KGB-së ishin rreth 40.000. Nën Boris Jelcinin, që shërbeu si president në vitet 1991-1999, Trupat e Sigurisë së KGB-së u riemëruan dhe u riemëruan në Shërbimin Mbrojtës Federal. FPS-ja ka për detyrë të mbrojë zyrtarët e lartë dhe figurat publike.

Bjellorusia ka ende një “KGB”

Bjellorusia është i vetmi shtet i ish-Bashkimit Sovjetik ku organizata e sigurisë kombëtare quhet ende“KGB”. Ndërkohë, Bjellorusia është gjithashtu vendi ku u themelua një grup i quajtur CHEKA,emri i policisë sekrete të bolshevikëve që ekzistonte para NKVD apo KGB-së.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Aleksei Navalni: Njeriu që ka frikë Vladimir Putini

Publikuar

-

Nga

Nga Simon Shuster “Time”

Në mëngjesin e ftohtë të një dite nëntori të vitit të kaluar, familja e Aleksei Navalnit, liderit të opozitës ruse, udhëtoi për ta vizituar atë në Koloninë Penale Nr 2. Udhëtimi nga Moska zgjati rreth 2 orë, dhe në disa segmente ngjante sikur udhëtoje pas në kohë.

Pasi dolën nga autostrada, rrugët nisën të ishin gjithnjë e më të këqija, dhe blloqet e apartamenteve ia lanë vendin kasolleve prej druri. Bashkëshortja dhe prindërit e Navalnit u futën me disa çanta me ushqime në një dhomë pritje, ku një telefon i vjetër udha mundësinë të njoftonin autoritetet për vizitën e tyre.

S’kaloi shumë kohë dhe u shfaq i burgosuri. Ai dukej i dobësuar, me flokët e qethura shkurt, shumë shkurt. Kishin kaluar 10 muaj nga burgimi i Navalnit, dhe më shumë se 1 vit që kur ai u helmua thuajse për vdekje me një armë kimike. Efektet e kësaj të fundit mbi sistemin e tij nervor nuk shfaqeshin më.

Duart i kishin pushuar së dridhuri. “Ai dukej mirë më shëndet. I pandryshuar”- më tha pak ditë më vonë gruaja e tij Julia Navalnaja. Në fakt ishte vendimi i Navalnit për të qenë atje.

Jo në këtë burg specifik, me gardianët që e mbikëqyrin në çdo kohë.

Por ishte Aleksi ai që zgjodhi të rikthehej në Rusi, plotësisht i vetëdijshëm për atë që do t’i bënte regjimi i Kremlinit. Nga mërgimi i përkohshëm në Gjermani, ai vendosi gati 1 vit më parë t’i nënshtrohej paraburgimit të regjimit që akuzohej për tentativën e vrasjes së tij. Helmi nuk kishte arritur ta vriste Navalnin, dhe as që e kishte ndryshuar vendosmërinë e tij për të rezistuar.

Edhe aty ky gjendet, Navalni drejton një rrjet disidentësh të përkushtuar për ta rrëzuar nga pushteti presidentin Vladimir Putin. Udhëheqësit e saj kryesorë janë të arratisur nga Rusia, edhe pse unë nuk e pata të vështirë t’i gjeja gjatë raportimit të kësaj historie. Disa më takuan ndërsa po mblidhnin fonde në Nju Jork ose po lobonin në Uashington.

Të tjerë më treguan për studion televizive që kanë ngritur në Evropën Lindore, shumë pranë kufirit rus, për të transmetuar për miliona ndjekës brenda Rusisë. Pikërisht nëpërmjet tyre, fillova të marr një sërë letrash të shkruara me dorë nga Kolonia Penale nr. 2. “Ju lutem, mos më bëni ​​shumë pyetje. Këtu nuk ka kohë për të shkruar, dhe procesi i nxjerrjes jashtë të letrave është shumë i lodhshëm”- më shkruante Navalni në letrën e parë që më dërgoi tetorin e vitit të kaluar.

Korrespodenca jonë, që zgjati deri në mesin e këtij muaji, përkoi me një periudhë të tensionuar në Evropë. Jo shumë kohë pasi Navalni u vizitua nga familja e tij, Putin filloi të grumbullonte trupa ruse pranë kufirit perëndimor të Rusisë, të mjaftueshme për të nisur pushtimin e plotë të Ukrainës.

Administrata e Bajden u përpoq t’i kundërvihej rusëve, duke sjellë një ngërç diplomatik të ngjashëm me atë të Luftës së Ftohtë. Të dërguarit e dy superfuqive bërthamore të botës kaluan javë të tëra duke shkëmbyer kërcënime dhe kërkesa. Kjo gjë e tmerroi Navalnin. “Perëndimi bie herë pas here pre e grackave elementare të Putinit”- më shkroi ai, në një

LEXO EDHE:  Mbi 6 mijë viktima nga koronavirusi në Britani/Çfarë thonë mjekët për Boris Johnson

LEXO EDHE:  Brexiti mund të çojë në burg kryeministrin Boris Johnson



letër që mbërriti tek unë më 14 janar. Pak njerëz e kanë studiuar Putinin aq gjatë ose me aq obsesion sa Navalni. Në letrat e tij, ai përpiqet të shpjegojë se çfarë e motivon presidentin rus dhe nga çfarë ka frikë Putin. Për Navalnin, presidentin rus nuk e shqetëson vendosja e trupave amerikane në Evropën Lindore, dhe as mundësia që Ukraina mund të anëtarësohet një ditë në NATO.

“Në vend se ta injorojë këtë marrëzi, SHBA e pranon axhendën e Putinit dhe nxiton të organizojnë disa takime. Ajo po sillet tamam si një nxënës shkolle i frikësuar, që bullizohet nga një nxënës më i madh në moshë”- shkruan Navalni.

Ajo së cilësi frikësohet vërtetë Putin, është ajo që kërkon lëvizja e Navalnit:një ndryshim i pushtetit në Rusi, i pasuar nga ndjekja penale e klanit të saj të korruptuar të oligarkëve dhe spiunëve. Pra nuk është NATO ajo që e mban zgjuar natën Putinin; por është hapësira për disidencën demokratike që krijoi NATO përgjatë kufirit rus.

Është pikërisht kjo frikë, thekson Navalni, ajo që nxit të gjitha konfliktet që Rusia zhvillon me Perëndimin. “Për të konsoliduar vendin dhe elitat, Putinit i duhen vazhdimisht të gjitha këto masa ekstreme, të gjitha këto luftëra reale, virtuale, hibride apo thjesht konfrontime në prag të luftës, siç po e shohim tani”- nënvizon ai në letrat e tij.

Në vend se të bëjë apel për bisedime apo për lëshime, Navalni dëshiron që SHBA të ushtrojë presion ndaj Kremlinit nga jashtë, ndërsa Navalni dhe mbështetësit e tij vazhdojnë ushtrimin e presionit nga brenda. Ky kombinim, beson ai, do t’i përçajë elitat rreth Putinit, duke çuar tek ajo që ndjekësit e Navalnit pëlqejnë ta quajnë “Rusia e bukur e së ardhmes”, një Rusi e lirë, demokratike, në paqe me fqinjët dhe Perëndimin.

Por ky slogan anashkalon mënyrën e dhunshme se si bien shpesh diktaturat. Dhe rusët nuk kanë nevojë të shikojnë larg për shembuj. Në fillim të janarit, protesta të mëdha kanë përfshinë Kazakistanin fqinj, një autokraci e pasur me naftë në jug të Rusisë. Godinat qeveritare u dogjën.

Dhjetëra policë dhe protestues u vranë. Presidenti i Kazakistanit urdhëroi vrasjen e protestuesve dhe kërkoi ndihmën e Rusisë dhe aleatëve të saj. Brenda pak orësh, Putini dërgoi mijëra trupa për të ndihmuar në shuarjen e kryengritjes. Goditja funksionoi, dhe protestat u shuan.

Në shkëmbimin e letrave tona, e pyeta Navalnin mbi mundësinë e një dhune të tillë në Rusi, dhe nëse ai e sheh atë si çmimin që duhet paguar për ndryshimin e gjërave pas 21 vitesh nën sundimin e një njeriu. “Rruga jonë,nuk ka qenë asnjëherë e shtruar me trëndafila!”-m’u përgjigj ai.

Putin mund të qëndrojë në pushtet të paktën deri në vitin 2036, falë një amendamenti kushtetues të miratuar vitin e kaluar. Por nëse Perëndimi dëshiron ndryshime politike në Rusi, shkruan Navalni, “ne nuk duhet të presim vdekjen fizike të Putinit”.

Ai beson se represioni shtetëror mund të nxisë një ditë një rebelim popullor. Sanksionet mund të nxisin një grusht shteti në Kremlin. Gjithsesi nuk dihet se kur mund të ndodhë kjo, apo sa gjak do të derdhet gjatë revolucionit.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Mosha, bakteret dhe gjenetika/ Faktorët që shmangin humbjen e jetës nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Federico Giuliani “Il Giornale”

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 dhe deri më sot, e gjithë Evropa ka pasur mbi 1.5 milionë të vdekur, ndërsa Azia me një popullsi mbi 10 herë më të madhe, ka numëruar thuajse 1.3 milionë viktima, ndërsa Afrika, e përbërë kryesisht nga vende me të ardhura të ulëta dhe pa sisteme shëndetësore të zhvilluara, vetëm 234 mijë të vdekur?

Këtu mund të përfshihen misteret e gjenetikës, të kombinuara me tiparet lokale, si ndërhyrjet e qeverisë pak a shumë efektive në frenimin e përhapjes së virusit, faktorët demografikë dhe ndoshta veprimet e barnave të mëparshme të marra gjatë viteve të kaluara.

E sigurt është se çdo person i infektuar me Sars-CoV-2 përfaqëson një histori më vete. Ka nga ata që pasi janë infektuar nga virusi, e shohin veten duke u përballur me forma të rënda të Covid-it, të tjerë që përfundojnë në terapi intensive, ata që humbasin jetën, dhe ata që çuditërisht janë pozitivë por asimptomatikë.

Dhe krahas njerëzve që rezultojnë brenda një jave negativë ndaj Covid-19, shohim edhe individë që janë të detyruar t’i nënshtrohen karantinave të gjata dhe rraskapitëse. Mjafton t’i hidhni një sy buletineve të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të kuptuar se Covid-19 nuk ka krijuar të njëjtin dëm në çdo rajon të botës.

Për shembull,në Japoninë e banuar nga 127 milionë njerëz dhe me një dendësi prej gati 340.8 banorësh për kilometër katror, ​​ka më pak se 18.500 viktima gjithsej. Në Nigeri, vend i banuar nga më shumë se 210 milionë banorë dhe një dendësi popullsie prej 226 banorësh për kilometër katror, ​​janë regjistruar më pak se 3100 të vdekur.

Ndërkohë në Itali dhe Francë ka pasur deri tani përkatësisht 140 mijë dhe 126 mijë të vdekur. Moria e gabimeve teknike jo të papërfillshme në këto buletine, e bën të vështirë të thuhen me siguri se cilat janë arsyet e dallimeve të tilla. Gjithsesi, është e mundur të listohen disa hipoteza, bazuar në literaturën shkencore në rritje që është publikuar gjatë 2 viteve të fundit.

Bakteri i zorrëve

Një studim nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Nagojas në Japoni, spekulon se prania e madhe e një bakteri të zorrëve në organizmat e qytetarëve japonezë, luajti një rol kyç në mbajtjen në nivele të ulëta të vdekshmërisë nga Sars-CoV-2 në Azi dhe Evropën Veriore. Studimi i botuar në revistën “PLOS One”, sugjeron se Collinsella, një bakter i zorrëve, mund të zbusë përkeqësimin e rasteve me Covid-19, dhe për këtë arsye të zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë.

Shkencëtarët ekzaminuan florën intestinale të 953 qytetarëve të shëndetshëm nga 10 vende (Koreja e Jugut, Japonia, Finlanda, Kanadaja, Gjermania, Meksika, Shtetet e Bashkuara, Britania, Italia dhe Belgjika) duke marrë të dhëna nga bazat e të dhënave publike.

Më vonë ata analizuan marrëdhënien midis baktereve nëz orrën e tyre dhe shkallës së vdekshmërisë së shkaktuar nga Covid-19 në shtetet e tyre përkatëse, duke arritur në një përfundim befasues. U pa se kishte një korrelacion negativ midis Collinsella dhe numrit të të vdekurve nga Covid, dhe kjo mund t’i atribuohet aftësisë së baktereve të lartpërmendura për të prodhuar ursodeoksikolat, që u zbulua se pengonte lidhjen midis virusit dhe enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2), përkatësisht pika kryesore e hyrjes në qelizat e njeriut për disa koronaviruse.

Pra edhe në terma më pak teknikë, ky bakter do të ishte në gjendje të shkatërronte lidhjen e koronavirusit me receptorët e qelizave njerëzore. Duke punuar me të dhënat e mbledhura deri në shkurtin e vitit 2021, studiuesit zbuluan se Koreja e Jugut, Japonia dhe Finlanda kanë më shumë njerëz me bakterin Collinsella, dhe për rrjedhojë një shkallë më e ulët të vdekshmërisë nga Covid-19 që varion nga 34 në 61 për qind.

LEXO EDHE:  Mbi 6 mijë viktima nga koronavirusi në Britani/Çfarë thonë mjekët për Boris Johnson

LEXO EDHE:  Varianti i ri i Covid/ Flet mjekja italiane, tregon se sa rrezikshmëri ka tek qytetarët

Ndërkohë Meksika, Italia, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Belgjika, që kanë vetëm 4 deri në 18 për qind të popullsisë me Collinsella, kanë shfaqur norma më të larta vdekshmërie.“Ne nuk pretendojmë se vetëm bakteret e zorrëve mund të luftojnë



Covid-19. Qëllimi i këtij studimi ishte të gjenim të paktën një aspekt që lidhet me faktorin X, në mënyrë që të studiohen kundërmasat e mundshme”- deklaroi studiuesi Masaki Hirajama, profesor i asociuar në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Nagoja.

Në kërkim të faktorëve të panjohur

Pra shumë ekspertë besojnë se një ose më shumë faktorë misterioz mund të jenë arsyeja e niveleve të ulëta të vdekshmërisë nga Covid-19 në këto rajone dhe vende. Dallimet gjenetike dhe imunologjike, si dhe marrja e vaksinës BCG në fëmijërinë e hershme për t’u mbrojtur nga tuberkulozi, janë përmendur shpesh si arsye të mundshme.

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Riken, kanë hedhur hipotezën se shumica e japonezëve kanë një komponent të trashëguar të sistemit imunitar, që vret në mënyrë më efektive koronaviruse të ndryshëm, përfshirë ato që shkaktojnë Covid-19.

Një shpjegim i shkurtër:antitrupat tanë natyrorë, janë linja e parë në mbrojtjen e organizmit tonë kundër patogjenëve. Por kur një virus hyn në trup, në lojë hyn një mekanizëm tjetër mbrojtës, pra një përgjigje e fortë imune e drejtuar nga të ashtuquajturat qeliza T brenda qelizave të bardha të gjakut, të cilat lidhen me to dhe i vrasin qelizat e infektuara.

Pra çelësi për parandalimin e rasteve të rënda të Covid-19 janë qelizat T të aktivizuara, dhe këtu hyn në lojë antigjeni i leukociteve njerëzore (HLA). Ky grup kompleks gjenesh, i ndihmon qelizat T të identifikojnë qelizat e infektuara dhe t’i shkatërrojnë ato.

Një trup i njeriut përmban dhjetëra mijëra HLA, dhe çdo individ ka lloje të shumta të HLA, të cilat janë të trashëguara gjenetikisht. Dhe duket se molekula HLA-A24, e cila do të luante një rol kyç në atë që sapo u tha, gjendet tek rreth 60 për qind e japonezëve, por vetëm tek 10-20 për qind e njerëzve të vendosur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Përveç kësaj, ekziston edhe një studim in vitro nga Universiteti Mjekësor i Prefekturës së Kiotos që tregoi se si përbërësit në çajin jeshil – të njohura si katekina – ishin në gjendje të reduktonin ndjeshëm infektivitetin e koronavirusit.

Faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh mbi vdekshmërinë nga Covid-19, janë mosha e pacientëve dhe problemet e tyre të mundshme shëndetësore, duke përfshirë obezitetin, diabetin, pirjen e duhanit dhe një histori të infeksioneve të frymëmarrjes.

Duke folur për moshën, është interesante të shihet se çfarë ndodhi në Afrikën Sub-Sahariane, dhe pse Italia ka 229 të vdekur për 100 mijë banorë, ndërsa Uganda vetëm 7 për 100 mijë banorë, ndërsa Nigeria 2. Pse një diferencë kaq e madhe?

Shkencëtarët besojnë se mosha mesatare shumë e re e popullsisë afrikane, i ka frenuar efektet më të rënda të Covid-19. Pastaj ka edhe një shpjegim tjetër të mundshëm:disa shkencëtarë thonë se vendet më të ekspozuara ndaj malaries mund të kenë zhvilluar disa forma imuniteti kundër Sars-CoV-2. Ndërsa pritet të mësohet më shumë mbi këtë çështje, shkenca nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të vazhdojë kërkimin për faktorët X.

Përkthyer dhe përshtatir nga CNA.al

LEXO TE PLOTE