LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet biseda sekrete/ Kunati i ankohet Lyl Vulës per Gaz.B: Ai b*thq*ri po na merr në qafë..

2 Dhjetor 2021, 12:56, Satire Politike CNA

Kunati: Alo, ku je!

Lyl Vula: Alo, sa u zgjova. Po ha mëngjes. Çfarë ka?

Kunati: Si çfarë ka mor legen, edhe tani që po na rrëshket toka nga këmbët zgjohesh në oren 11:00. A ke pak sedër?- Çohu vishu dhe shko në zyrë se ata idiotët që ke nga pas po na vën flakën.

Lyl Vula: Çfarë ka ndodhur se nuk po kuptoj?- Sapo fola me Gazin dhe nuk më tha ndonjë gjë për tu shqetësuar kaq shumë.

Kunati: Ai Gaz b.q po n a prish punë. I ka thënë njerëzve dhe kryetarëve injorant që ke ti vërdallë që të premtojnë vende punë por njerëzit e kanë kuptuar mashtrimin tonë dhe po na dalin kundër. Po shkojnë tek foltorja Plakut.

Lyl Vula: E rregulloj unë këtë punë. Do i them Gazit që të thërrasim kryetarët në mbledhje.

Kunati: Thirri dhe premtoi që do i bëjmë drejtora, zv/ministra. premtoi diçka kupton se po na ikën partia. premtoi, mashtroji që ta hanë sa të kalojmë këtë situatë, kupton?

Lyl Vula: Ik pa merak, po i marr në kafe tek e tek dhe po i thëm që do bëni lek dhe po i fus ndonjë mashtrim. Ik se e rregulloj unë. Po i them ju do beheni drejtora kurse delegatët do marrin nga 2 mijë euro që mos të shkojnë tek foltorja.

Kunati: Vari lesht demokratëve, jepi nga 500 euro dhe zgjidhe këtë muhabet. leviz sa më shpejt se po na ikën partia. Kupton o trap!

Lyl Vula: Plaku është i fortë, e duan njerëzit por në do bëjmë punën tonë.

Kunati: O idiot, leviz sa më shpejtë se po humbëm partinë gjej vend dhe futu. ok?

Lyl Vula: Ok, se po nisem direkt për në zyrë. Do futem nga dera mbrapa që mos të më shoh njeri. Ciao! Dhe mbyll telefonin.

/Rubrika Satirike: Qesh dhe Ngjesh/

Lajmet e fundit nga