LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim i “tërheq veshin” Qeverisë/ “Se kuptoj pse Shqipëria është e varfër”

2 Dhjetor 2021, 14:36, Politikë CNA
Yuri Kim i “tërheq veshin” Qeverisë/ “Se kuptoj pse

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka zbuluar se cilat janë tre prioritetet e saj në Shqipëri.

Në një intervistë për Qendrën Evropiane të Studimeve mbi Sigurinë, George C. Marshall, Kim ka thënë se prioritetet e saj  lidhen me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

?Shteti ligjor, gjykatat e pastra, reforma në drejtësi. Këto janë aspekte themelore të një vendi?, ka thënë Kim, ndërsa ka folur për reformën në drejtësi.

Ndërsa sa i përket prioritetit mbi mbrojtjen,  Kim ka thënë se, ?Si anëtarë të NATO-s, na intereson një shtet që mban peshën e mbrojtjes dhe të aleancës?.

Më tej ajo e ka quajtur të papranueshme faktin e varfërisë për të pozicionit gjeografik dhe strategjik që Shqipëria ka.

 ?Nuk ka kuptim. Është një vend shumë strategjik gjeografik. Mjafton thjesht të nxirret në pah potenciali i duhur dhe minimalisht, ky vend do të jetë mesatar?, është shprehur ajo.

Ndër të tjera Kim ka folur edhe për çështje të tjera që nga ndikimi i Rusisë dhe Kinës në rajon.

Sipassaj,, SHBA-të kanë qenë partnerë, të cilët e kanë mbështetur gjithmonë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye, ajo nuk është e shqetësuar mbi ndikime të mundshme nga Rusia dhe Kina./CNA.al

Lajmet e fundit nga