Connect with Us

Vaksinim me detyrim/ Komiteti i ekspertëve merr vendimin

Shëndeti

Vaksinim me detyrim/ Komiteti i ekspertëve merr vendimin

Publikuar

-

/

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e administratës, super marketeve dhe qendrave tregtare.

Deri më 31 dhjetor punonjësit e administratës, super marketeve dhe qendrave tregtare duhet të vaksinohen. Më 4 dhjetor ndaj tyre do të kërkohet karta e vaksinimit, ose në të kundër do të duhet që çdo 5 ditë do tu duhet një tampon negative”, ka njoftuar zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Masat e Komitetit Teknik të Ekspertëve

Duke u bazuar në situatën epidemiologjike, në rritjen e qarkullimit të virusit Omicron në Europë dhe faktit që stina e dimrit rrit mundësinë për marrjen e infeksionit Sars Cov2, Komiteti ka vendosur si më poshtë:

1. Duke filluar nga dita e sotme, çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

2 Pas vendimit për vaksinimin e mësuesve dhe studentëve, Komiteti ka marrë vendim që deri me datën 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi me datën 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.

3. Nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, Komiteti i Ekspertëve vendosi të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet:

Afrikë e Jugut
Kenia
Angola
Zambia
Bostwana
Senegal

Duke filluar nga data 3 dhjetor, për tre javë, shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara më sipër do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njesitë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Zbardhet vendimi i KPK për prokurorin e Tiranës/ Shkeljet që e fundosën

Masat e tjera në fuqi:

-​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.

-​Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

•​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

•​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

•​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

•​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

•​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-​Vijon që në strukturën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.

-​Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri  për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksina, basti i fituar i Kubës

Publikuar

-

Nga

Gjenerali Máximo Gómez, figurë e rëndësishme e luftërave për pavarësinë e Kubës nga Spanja në shekullin XIX ka thënë: “Kubanët ose nuk e përmbushin objektivin, ose e tejkalojnë atë.”

Një shekull e gjysmë më vonë, ky aforizëm është një e vërtetë e pastër. Ishulli komunist ia ka dalë të vaksinojw qytetarwt e vet nw një shkallë të tillë që ua kalon edhe vendeve më të përparuara të botës.

Më shumë se 90% e popullsisë është vaksinuar me të paktën një dozë, ndërsa 83% i kanë bërë të dy dozat. Nga vendet me popullsi mbi një milion, vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një rekord më të fortë vaksinimi. “Kuba është viktimë e realizmit magjik”, citon The Guardian John Kirk, profesor emeritus i studimeve të Amerikës Latine në Universitetin Dalhousie, Kanada.

“Ideja që Kuba, me vetëm 11 milionë njerëz dhe të ardhura të kufizuara, mund të jetë një fuqi bioteknike, mund të jetë e pakuptueshme për ata që punojnë në Pfizer, por për Kubën është e mundur.” Ashtu si shumica e vendeve të Amerikës Latine, Kuba e dinte se do të kishte vështirësi për të blerë vaksina në tregun ndërkombëtar.



Kështu, në mars 2020, me rënien e rezervave valutore për shkak të humbjes së të ardhurave nga turizmi dhe sanksioneve të shtuara nga ana e SHBA-ve, shkencëtarët e ishullit iu futën punës. Bastin e fituan: në pranverë, Kuba u bë vendi më i vogël në botë që zhvilloi dhe prodhoi me sukses vaksinat e veta kundër Covid. Që atëherë, shërbimi shëndetësor kuban ka injektuar vaksina duke arritur deri te fëmijët e vegjël (i gjithë vaksinimi në ishull është vullnetar).

LEXO EDHE:  Vaksinimi i grave shtatëzëna kundër COVID-19

LEXO EDHE:  Kroacia urdhër punonjësve shëndetësorë/ S’do merrni rrogën, nëse nuk do të vaksinoheni!

Gushtin e kaluar, ishulli raportonte qindra vdekje nga Covid në javë; javën e kaluar ishin vetëm tre. Suksesi i vaksinës është edhe më i habitshëm kur merr parasysh gjendjen e sistemit shëndetësor kuban. Për shkak të krizës dhe inflacionit, 20 tableta amoksicilinë në tregun e zi kushtojnë sa paga minimale e një muaji. Gregory Biniowsky, avokat në Havana, thotë se ky është konkretizimi i ëndrrës së Fidel Kastros, i cili investoi një miliard dollarë në bioteknologji pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. “Çdo këshilltar do t’i kishte thënë se nuk ishte koha për të investuar burime në diçka që mund të jepte fryte të paktën 25 vjet më vonë. E megjithatë ja ku jemi tani … frytet e investimeve bioteknikologjike po shpëtojnë jetë”, tha ai.

“Kuba ka tendencën t’ia dalë me gjërat e mëdha dhe të ngecë në gjërat e përditshme,” thotë Hal Klepak, profesor i historisë dhe strategjisë në Kolegjin Mbretëror Ushtarak të Kanadasë. “E gjithë ideja e elektrifikimit të vendit [në më pak se një dekadë], heqja e analfabetizmit në 2.5 vjet dhe internacionalizmi mjekësor – të gjitha ishin thjesht skema të çmendura. Dhe kubanët ia dolën në to”, shprehet ai.

Sot, Kuba çon me dhjetëra mijëra mjekë dhe infermierë për punë humanitare jashtë vendit – por nuk arrin të kultivojë mjaftueshëm patate për popullatën. Sistemi shumë i centralizuar i planifikimit shtetëror – një nga të fundit në botë – e shpjegon disi këtë paradoks. Kur ka vullnet politik nga lart, objektivat mund të çohen përpara; kur ka mungesë drejtimi, gjërat ngecin.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e rasteve me Omicron/ Brataj: 50% e të shtruarve në spital janë nën 50 vjeç

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ditët e para të vitit tregojnë rritje të rasteve me Omicron në vendin tonë. Në studion e emisionit “Dita Jonë” në A2 CNN, shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se në 5 ditët e para ka patur 9800 thirrje, janë kryer 2301 vizita nga të cilat 318 për Covid, 111 prej tyre në spital, ndërsa 207 janë trajtuar në vendngjarje.

Ne jemi në fazën e parë të kësaj vale çka tregohet edhe nga numrat në rritje të këtyre e ditëve. Janë 400-500 thirrje më shumë në ditë, janë 9800 thirrje në 5 ditët e para. 1500-1600 kishim në dhjetor. Ditët e para tregojnë rritje me 1200 thirrje në ditë në 24 orë. Në 5 ditë 2301 vizita nga të cilat  318 për Covid, 111 në spital, ndërsa 207 janë trajtuar në vendngjarje”.-tha Brataj.

Brataj theksoi se 50% e të shtruarve në spital në vendin tonë janë nën moshën 50 vjeç, kryesisht të pavaksinuarit.

Pozitiviteti në vendin tonë është 111% në moshën 25-34 vjeç, 35-44 109% më i lartë nga fashat e tjera, 50% e të shtruarve në spital janë nën 50 vjeç dhe kryesisht fashat e të pavaksinuarit dhe te fëmijët është plus 64% rritja e pozitivitetit në SHBA dhe sado të mbrojtur të jenë do shkaktojë fatalitete”.-theksoi Brataj.

Sipas tij pritet rritje e numrit të pacientëve me Omicron, por shqetësues mbetet infektimi i personelit mjekësor sikurse ka ndodhur në Itali dhe Britaninë e madhe. Brataj shton se ky variant i koronavirusit është më i lehtë për ata që e kanë kaluar Covidin dhe për të vaksinuarit.



Pritet rritje e numrit të pacientëve. Nuk është e njëjta situatë me vitin e kaluar.  Është numri i madh i të infektuarve, por përqindja nuk është e lartë në pacientë. Ajo që është shqetësuese është infeksioni i personelit mjekësor në Britani dhe Itali. Ky është problemi kryesor dhe është pikërisht forcimi i masës. Të kufizohet hyrja në spital. Omicron më djallëzor se delta në depërtimin e filtrave. I vetmi fakt pozitiv është që koha e arritjes së pikut është më e shkurtër. Omicron në 2 ditë dyfishon numrin e të infektuarve.  Omicron është më i lehtë për ata që e kanë kaluar dhe të vaksinuarit kurse rreziku te të pavaksinuarit është i njwjtë si në ditën e parë se targeti i virusit janë mukozat e mushkërive dhe po shohim edhe të vaksinuar që u preken mushkëritë”.-deklaroi ai.

LEXO EDHE:  “Vonesa në favor të Tahirit”/ Ngjela: Do të ketë konflikt të brendshëm

LEXO EDHE:  Kroacia urdhër punonjësve shëndetësorë/ S’do merrni rrogën, nëse nuk do të vaksinoheni!

Brataj thekson gjithashtu se brenda verës së 2022 duhet të arrihet 70% e infeksionit për të qenë të mbrojtur përmes vaksinimit, dozës përforcuese dhe respektimit të masave.

Çdo shtet brenda verës së 2022 duhet të arrijmë 70% të infeksionit që të jemi të mbrojtur. Kjo arrihet me uljen e numrit të personave no vax ,dozën e tretë dhe respektimin e masave dhe duke respektuar këto masa virusi shndërrohet në epidemi ose endemi.  Kur vihesh në kushtet që nuk ka vaksinë ishte kërkesë absolute, ku kërkohej të paguhen për vaksinën dhe brenda disa muajsh kthehesh të marrësh një gjë fallco. Shteti i ka përdorur të gjitha format dhe kur nuk arrin do kalohet nga një masë në tjetrën. Nuk kuptoj arsyen pse nuk duan ta bëjnë”.-u shpreh Brataj.

I pyetur nëse do të ketë masa shtesë ai thotë se duhen të respektohen masat që janë në fuqi.

Masat shtesë unë shpresoj që të respektohet green pass. Nëse nuk respektohen këto janë për çfarë do të shtohen. Detyrimi i maskës është në fuqi”.-tha Skender Brataj.

LEXO TE PLOTE

Blog

Omicron ka potencialin ta ndalë pandeminë, por ky nuk është fundi i historisë

Publikuar

-

Nga

cna lajem blog

Nga Marco Evers “Der Spiegel”

Pas gati 2 vitesh pandemi globale, kjo mund të jetë e vështirë të imagjinohet. Por ato ekzistojnë vërtet:koronaviruse me të cilët njerëzit kanë bashkëjetuar mjaft mirë për dekada, apo edhe shekuj. Studiuesit janë njohur prej kohësh me llojet më beninje si OC43, 229E, NL63 dhe HKU1.

Ato shkaktojnë rrjedhje hundësh tek fëmijët, dhe infeksione kryesisht të padëmshme tek të rriturit. Kjo ngre disa pyetje interesante për të ardhmen:Në cilën pikë do të zbutet SARS-CoV-2 aktualisht i rrezikshëm, deri në pikën sa t’i bashkohet të “afërmve” të tij viralë?

Dhe në cilën pikë tranzicioni pandemik do të sjellë një situatë më të tolerueshme për njerëzit dhe ekonomitë, një situatë që ekspertët e etiketojnë si gjendje “endemike”? Ky term përshkruan një gjendje në të cilën virusi nuk përhapet më në valë agresive. Përkundrazi,ai është vazhdimisht i pranishëm por me prevalencë më të ulët.

Lajmi i mirë është se ne mund të mos jemi dhe aq larg nga kjo pikë. Hajo Zeb, profesor  i epidemiologjisë në Universitetin e Bremenit në Gjermani, thotë se “shpreson shumë” që ajo kohë të vijë brenda këtij viti. Por ekspertë të tjerë besojnë se kjo ka gjasa të ndodhë në vitin 2024.

Lajmi i dytë, disi zhgënjyes, është ky:Me shumë gjasa virusi do të jetë me ne përgjithmonë, ashtu si Covid-19. Zeb thotë se në një situatë endemike virusi nuk përbën më kërcënim për sistemin e kujdesit shëndetësor.

“Në rastin më të mirë, ne do të shohim më pas valë të sheshta të infeksionit me një numër më të ulët të përgjithshëm të rasteve, dhe më afër niveleve normale të shtrimeve në spital”-thotë ai. Zeb beson se do të ketë gjithmonë shpërthime lokale, të cilave autoritetet mund t’u kundërvihen duke ri-miratuar kërkesën për të mbajtur maska ​​​​në ambiente të mbyllura apo masa të tjera.

Por periudha e vdekjeve masive do të mbetet pas nesh. Ekzistojnë vetëm 2 rrugë që mund të na çojnë në një periudhë endemie:infektime masive, së bashku me sëmundjen dhe vdekjet që sjellin. Ose vaksinimi masiv. Duke pasur parasysh variantet e reja dhe shumë infektive të virusit si Omicron, një kombinim i këtyre dy rrugëve është rezultati më i mundshëm.

Të gjitha rrugët, çojnë në fund në rritjen e imunitetit bazë në popullatë. Kjo gjë kërkon një përqindje relativisht të lartë, por pasi të arrihet kjo, për patogjenin bëhet e vështirë të gjejë bujtës të pambrojtur. Në atë pikë, ai bëhet një prani konstante, por më pak alarmant për njerëzit.

Në një vend si Gjermania, ku shkalla e vaksinimit mbetet shumë e ulët, me rreth 80 për qind të të rriturve, do të duhet ende shumë kohë para se të arrijmë statusin endemik. Më pak se gjysma e të vaksinuarve kanë marrë dozën e tyre përforcuese. Në një intervistë të kohëve të fundit, Kristian Drosten, virologu kryesor i Gjermanisë, paralajmëroi:“Nëse e lëmë virusin të përhapet me shpejtësi tani, do të kemi shumë vdekje dhe mbingarkesë të njësive të kujdesit intensiv”.



LEXO EDHE:  "44% e popullatës +16 vjeç e vaksinuar"/ Manastirliu: Do të ndjekim objektivin e OBSH  

LEXO EDHE:  “44% e popullatës +16 vjeç e vaksinuar”/ Manastirliu: Do të ndjekim objektivin e OBSH  

Drosten shprehet i shqetësuar për përhapjen e madhe të Omicron. Por ai gjithashtu thotë se është e mundur që varianti të shkaktojë një progresion më të butë të sëmundjes sesa lloji Delta që është ende i përhapur në Gjermani. Omicron, thotë ai, ka potencialin të bëhet versioni i parë “post-pandemik” i virusit.

Edhe Zeb është i impresionuar nga përhapja e shpejtë e patogjenit. Ai thotë se Omicron ka të ngjarë që t’i japë fund zhvillimit gjenetik të virusit. Në fund të fundit, në horizont po shfaqet një skenar që është ende i mbushur me shumë pasiguri.

Omicron mund të shfrytëzojë boshllëqet e vaksinimit në Gjermani dhe meqë mbrojtja nga vaksinimi po zbehet gradualisht, për të infektuar shumë shpejt shumë më tepër njerëz, madje edhe ata që janë vaksinuar disa herë. Për skeptikët, ky variant i virusit mund të jetë ai që do të siguronte imunizimin e shumë njerëzve, por çmimi do të ishte shumë vdekje të tjera.

Drosten pret dy valë të tjera infektimesh në Angli – një tani, dhe një tjetër dimrin e ardhshëm. Popullsia atje ka arritur një imunitet bazë më të lartë pas vaksinimit apo nga infeksionet. Në Gjermani, mund të priten valë të tjera,në rast se debati në vend mbi vaksinimin e detyrueshëm nuk pasohet nga veprime konkrete.

Po ashtu është e mundur që të shfaqen edhe mutacion të tjera, të panjohura më parë. Sipas Zeb, prodhuesit e vaksinave do të vazhdojnë të jenë nën një presion të madh për të garantuar furnizime të mjaftueshme. “Unë e vë theksin tek nevoja për vaksinime të përsëritura, dhe kjo mund të vazhdojë për një kohë të gjatë”- shton ai.

Shumë ekspertë presin që një dozë përforcuese kundër Covid-19mund të bëhet pjesë e vaksinave vjetore në të ardhmen. Askush nuk duhet të mbajë shumë shpresa se SARS-CoV-2 do të largohet përfundimisht, siç bëri paraardhësi i tij SARS-CoV.

Ky i fundit vrau rreth 800 njerëz në të gjithë botën në vitet 2002-2003. Por virusi ishte aq vdekjeprurës për viktimat e tij, saqë nuk ishte në gjendje të gjente më strehues në një popullsi të alarmuar. Por SARS-CoV-2 ka aftësi shumë të ndryshme.

Njerëzit që mbartin virusin fillimisht nuk shfaqin simptoma, dhe janë bartës edhe pa dijeninë e tyre. Për më tepër, ai mund të fshihet dhe botën e kafshëve, nga ku do të jetë në gjendje t’i zërë pritë popullatës njerëzore në forma vazhdimisht në zhvillim.

Kështu, ky patogjen është zbuluar tek qentë, macet shtëpiake, majmunët, drerët, tigrat, luanët dhe disa lloje të tjera kafshësh. Në këto kushte shumë kopshte zoologjike kanë filluar që t’i vaksinojnë kafshët e tyre.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE