Connect with Us

Si duhet të sillet Perëndimi ndaj bllofeve të Kinës dhe Rusisë

Blog

Si duhet të sillet Perëndimi ndaj bllofeve të Kinës dhe Rusisë

Publikuar

-

/
cna lajme blog

Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis

Termi “Tigër prej letre”, ishte një nga fyerjet e preferuara të Mao Ce Dunit. Siç tha dikur Henri Kisinger, nuk ishte diktatori kinez ai që e shpiku këtë frazë. E megjithatë ai kënaqej kur e përdorte atë, sidomos kundër Shteteve të Bashkuara.

Sot këto kafshë metaforike janë sërish duke “ecur”. Kina ka bërë kërcënime të tmerrshme ndaj Lituanisë, pasi ky vend i vogël evropian mbajti premtimin e tij për të hapur një zyrë përfaqësuese të Tajvanit në kryeqytetin e tij Vilnius.

Dhe nuk bëhet fjalë për një ambasadë formale. Pasi kjo zyrë përfshin fjalën “Tajvan” në emërtimin e saj, duke hedhur poshtë këmbënguljen e Kinës kontinentale që demokracia vetëqeverisëse e ishullit përmendet vetëm në rrethana të caktuara si “Taipei”, kryeqendra e ishullit.

Partia-shtet në Kinë u tërbua nga inati nga ky zhvillim. “Global Times”, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kineze në gjuhën angleze, e etiketoi ndër të tjera Lituaninë “thjesht si një mi, apo edhe një plesht, nën këmbët e një elefanti luftarak”.

Dikush mund të pyesë, cilado qoftë nofka, pse kritikohet kaq shumë “elefanti”?Sido që të jetë puna, Lituania është shumë e trembur nga kërcënimet që vijnë nga një vend afro 400 herë më i madh në popullsi. Ulja e përfaqësimi të ambasadës kineze në Vilnius, pas tërheqjes së ambasadorit kinez atje, nuk ka asnjë efekt praktik.

Edhe sanksionet po ashtu. Lituania nuk ka një volum domethënës tregtar me Kinën kontinentale, ndërsa eksportet në Tajvan kanë shënuar një bum vitet e fundit. Politika lituaneze gëzon një mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një strukturë të re kredie për eksportet prej 600 milionë dollarësh.

Uzra Zeja, një nga 7 nënsekretaret në Departamentin e Shtetit, vizitoi së fundmi Vilniusin për të mbajtur fjalimin kryesor në Forumin  e Ardhmërisë së Demokracisë. Në aktivitet foli edhe ish-zëvendëspresidenti i Tajvanit Chen Chien-jen, në praninë e ministrave të jashtëm të Letonisë dhe Sllovenisë.

Kjo ilustron raportet e qëndrueshme diplomatike dhe shkuarjen drejt marrëdhënieve më të ngushta me Tajvanin. Edhe qeveria e re çeke po mendon gjithashtu të ndërmarrë hapa të ngjashëm në të ardhmen. Sa më shumë që ankohet Kina kontinentale, aq më të dobëta duken kërcënimet e saj.

Por disa “Tigra” janë shumë të vërtetë. Kundërvënia ndaj bllofit që po luan Kina është e lehtë, në krahasim me vështirësitë që paraqiten nga Bjellorusia dhe Rusia. Me siguri, Kina nuk do t’i dërgojë raketat e saj hipersonike që të godasin Lituaninë.

LEXO EDHE:  Shënim/ Lideri perëndimor po përplas "brirët" me perëndimin

Bjellorusia ka mundësi, dhe në fakt po i përdor emigrantët për të sulmuar kufijtë e fqinjëve të saj të Bashkimit Evropian. Ndërkohë Rusia po grumbullon trupa në kufirin ukrainas në një mënyrë të tillë që të jep arsye serioze për t’u alarmuar mbi qëllimet e saj reale.

Krahasimet janë shumë domethënëse. Kina përbën një kërcënim shumë më serioz për Shtetet e Bashkuara dhe për lirinë kudo në botë. Por për evropianët, ajo është shumë larg. Bjellorusia është një diktaturë. Rusia është aktualisht një “moçalishte” me ujëra të ndenjura nën keqqeverisjen e ish-agjentit të KGB-së sovjetike, Vladimir Putin.

Por ata janë shumë të ngjashëm në taktikat që përdorin. Partia Komuniste Kineze po zhvillon një betejë simbolike të pakuptimtë mbi Tajvanin, e nxitur nga neurozat e paqarta për legjitimitetin e saj. Edhe Rusia e Putinit gjithashtu ka probleme neurotike me legjitimitetin (dhe si rrjedhim një mëri të madhe historike për shtetësinë ukrainase, e ilustruar nga përçartjet e çuditshme të Putinit mbi këtë temë).

Por synimi i Rusisë nuk është që të ndryshojmë terminologjinë diplomatike. Kremlini dëshiron territore, dhe për ta arritur këtë është gati të paguajë dhe të shkaktojë një kosto të tmerrshme në jetë njerëzish dhe materialesh. Dhe ne e injorojmë këtë gjë edhe pse jemi të rrezikuar.

Por në të dyja rastet, kundërmasa e nevojshme është e ngjashme:lipset një veprim kolektiv vendimtar. Madje edhe Partia Komuniste Kineze, nuk mundet që ta injorojë fuqinë ushtarake, politike dhe ekonomike të vendeve perëndimore që punojnë së bashku.

Tashmë po marrin formë aleancat e reja, që do të ndryshojnë me vonesë ekuilibrin e fuqisë në rajonin e Indo-Paqësorit. Ballafaqimi me Kremlinin duhet të jetë shumë më i lehtë.

Evropa ka shumë mjete ekonomike dhe mjete të tjera, për të vendosur nën presion Bjellorusinë mbi keqpërdorimin e emigrantëve, dhe për ta penguar Rusinë kur bëhet fjalë për Ukrainën. Por këto mekanizma funksionojnë vetëm nëse ajo i qaset këtyre çështjeve me 27 vendet anëtare të bashkuara. Gjuetia e tigrave është e rrezikshme. Është më mirë të mos e provoni vetëm.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Tiger Hunt

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Katër arsye pse Vladimir Putin nuk mund ta fitojë dot luftën ndaj Ukrainës

Publikuar

-

Nga

Nga Rebecca Grant “Fox News”

Gati ndjej keqardhje për presidentin rus Vladimir Putin. Ndërsa po dështojnë bisedimet mbi Ukrainën, Putini po zgjedh të nisë një luftë të cilën nuk mund ta fitojë. Kur presidenti Xho Bajden vendosi të largojë trupat amerikane nga Afganistani, Putin pa një mundësi të artë për të shantazhuar NATO-n në lidhje me çështjen e Ukrainës.

Por aleanca veri-atlantike nuk po dorëzohet ndaj kërkesave të tepruara të Putinit, sipas të cilave NATO duhet të dëbojë nga gjiri i saj anëtarë si Polonia, Lituania, Letonia dhe gjithë vendet e tjera që iu bashkuan pas vitit 1997. Në teori, kjo e lë Putinin vetëm me një lëvizje në dispozicion:nisjen e luftës. Por unë gjykoj se ekzistojnë 4 arsye pse ekuilibri ushtarak nuk është aspak i favorshëm për një sulm ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Aneksimi e Krimesë dhe fillimi i një lufte në Donbas në 2014, nuk funksionoi siç kishin planifikuar rusët

Nëse plani i Vladimir Putinit ishte ta tërhiqte Ukrainën drejt Rusisë, ai dështoi. Ukraina po shikon më shumë se kurrë më parë drejt Perëndimit. Luftimet në sektorin lindor separatist të Ukrainës kanë shkaktuar deri tani mbi 14.000 të vdekur. Nën presidentin e vendit Zelensky, Ukraina është e vendosur që të ruajë 30 vitet e saj të pavarësisë.

Rusia nuk ka asnjë kontroll të hapësirës ajrore mbi Ukrainën dhe Detin e Zi

Në rast se Moska ka planifikuar një pushtim tokësor të Ukrainës, atëherë ky është një mega-operacion ushtarak. Mbi 100.000 trupa ruse janë shpërndarë në vijën kufitare përreth Ukrainës në tre anë, dhe nën vëzhgimin e avionëve të NATO-s ato janë si Ameba në një pjatë laboratorike Petri.

Nuk ka asnjë dyshim se presidenti rus do të donte të niste një sulm të madh kibernetik ndaj Ukrainës, siç bëri ndaj Estonisë në vitin 2007 dhe Gjeorgjisë në vitin 2008. Por kohët kanë ndryshuar, dhe NATO është aty për të reaguar.

Komandanti suprem aleat i NATO-s, dhe gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Tod Uollters, ka deklaruar se Ukraina është e aftë t’i dëbojë forcat ruse

Strategjia ushtarake e NATO-s që nga viti 2019, i ka përforcuar ndjeshëm forcat e saj në rajonet e Baltikut dhe Detin e Zi, në mënyrë që aleanca të jetë “shumë, shumë vigjilente”, me një strukturë komanduese shumëkombëshe dhe ekipe ndihme të gatshme të ndërhyjnë  me shpejtësi në Ukrainë, deklaroi Uollters para anëtarëve të Senatit të SHBA-së gjatë një seance dëgjimore vitin e kaluar.

Gjenerali Uollter shprehu bindjen se “me kalimin e kohës” ushtria e Ukrainës mund t’ia dalë të zmbrapsë rusët. Natyrisht, kjo nuk do të ishte e lehtë, por fakt është që Putini nuk ka shumë shanse për të siguruar një fitore të shpejtë dhe përfundimtare.

Me sjelljen e tij aktuale, Putin mund ta bëjë NATO-n më të madhe dhe më të fortë

 Një lëvizje në Ukrainë, dhe Suedia dhe Finlanda (kjo e fundit ndan një kufi 1280 km me Rusinë) do t’i bashkohen NATO-s brenda natës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka bërë të qartë se është gati të mirëpresë fuqitë ushtarake nordike.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Në ashensor bashkë me një gazetare seksi

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ “Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina



Pra Putini do të shohë forcën e NATO-s nga Deti i Zi në Rrethin Arktik. Përfundimi:një lëvizje ushtarake ruse në Ukrainë, është një ide shumë e keqe. “Ajo është vërtet një zgjedhje që premton të sjellë gjëra shumë negative për Moskës”-deklaroi të hënën në mbrëmje Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit Uendi Sherman.

Mua thuajse më vjen shumë keq për Putinin. Ai me siguri që e di se vendin e tij e pret humnera financiare. Çdo pushtim i mëtejshëm i Ukrainës do të sjellë një raund të ri sanksionesh ekonomike nga Perëndimit.

Por sulmi ndaj Ukrainës do ta dëmtojë rëndë Rusinë. E vetmja gjë që Putin e ka bërë siç duhet, ishte rritja e ekonomisë së Rusisë me 7 për qind në vit në vitet 1999-2008. Nëse ai nis luftën ndaj Ukrainës, Rusia do të izolohej thuajse fare, duke pasur si partnere të mëdha vetme Kinën dhe Bjellorusinë, kjo edhe në aspektin tregtar. Ekonomia e vogël ruse me një rritje të vogël, nuk ka luksin ta përballojë diçka të tillë.

Këshilli Atlantik ka zbuluar se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, i kanë kushtuar këtij vendi deri në 1.5 pikë përqindje të rritjes ekonomike në vit. Sigurisht, Evropa do të duhet të gjejë tregje të reja të energjisë.

Por dhimbja ekonomike do të jetë jo pak e vogël edhe për vetë Rusinë, pasi Evropa blen nga Moska mbi gjysmën e produkteve të naftës. Dhe sigurisht që Putin mund t`i harrojë edhe ëndrrat e tij për investime të teknologjisë së lartë.

Të gjithë e dinë se rusët janë një popull i fortë. Prindërit e Putinit jetuan rrethimin e Leningradit në vitet 1941-1944, duke humbur tragjikisht një djalë të vogël nga sëmundja, vite para se të lindte Putini. Tani ky i fundit është në rrugën e duhur për ta shndërruar Rusinë një shtet vasal të Kinës.

Dhe kjo gjë po ndodh për shkak të paranojës së tij personale ndaj NATO-n dhe mbrojtjes raketore. Rusia është një komb historik dhe një ikonë kulturore, e sunduar edhe një herë me një lider delirant. Le të shpresojmë që NATO të vazhdojë të mbajë një qëndrim të ashpër dhe që Putini të tërhiqet nga ideja e pushimit të Ukrainës.

Shënim:Rebecca Grant, është një analiste e sigurisë kombëtare me banim në Uashington. Ajo është doktorante në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Shkollën Ekonomike të Londrës, dhe ka qenë pjesë e stafit të Shefit të Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Joe Biden një vit në detyrë/ Ters dhe avari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezultat rekord dhe shumë premtime. Shumicën e tyre ai nuk mundi t’i mbante, aktualisht mbështetja për të në SHBA ka rënë.

Shpresat e shumë amerikanëve ishin të mëdha, kur Joe Biden më 20 Janar 2021 u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Vetëm pak javë më parë përkrahës të radikalizuar të presidentit të rrëzuar në zgjedhje, Donald Trump mësynë Kapitolin, simboli i demokracisë në SHBA: një simptomë e polarizimit të vendit, që Biden e trashëgoi nga Trumpi. Një nga premtimet më të rëndësishme të tij ishte bashkimi i kombit. Ai donte të guxonte një fillim të ri, kështu u shpreh Biden në fjalimin e tij të parë dhe “të ecë përpara me ritëm dhe vendosmëri”, sepse “ka shumë për të riparuar, shumë për t’u rivënë në vend, shumë për t’u shëruar.”

81 milionë votues e dhanë votën për Biden, asnjë president nuk ka marrë ndonjëherë kaq vota. Përveç kësaj Biden mundi të sigurojë një shumicë të ngushtë në të dyja Dhomat e Kongresit. Por tani një vit pas marrjes së detyrës duket se ka mbetur pak nga shkëlqimi i fillimit. Inflacioni është rritur, pandemia është jashtë kontrollit, vlerat në sondazhe të Bidenit kanë rënë nga 50% në verë, në 41% pak para krishtlindjeve.

“Mendoj që fjala më miqësore që mund them për një vit në detyrë të presidentit është ‘zhgënjim’”, shprehet Bret Stephens, opinionist, konservator, por kritik i Trumpit në “New York Times”. Biden mori vendime të gabuara politike, si tërheqja nga Afganistani. Kjo ndikoi në imazhin e tij, në mungesën e suksesit në kongres dhe në fund në besueshmërinë e tij si drejtues i një fuqie botërore.

Mësymja e Kapitolit nga përkrahësit e Donald Trump tronditi botën

Trashëgimia e Donald Trumpit – rrënoja

Virginia Sapiro, profesore në pension e shkencave politike e Universitetit të Bostonit thotë se rënia e mbështetjes për Biden në shoqëri nuk lidhet vetëm me vendimet e gabuara. Biden e mori detyrën në kohë shumë të vështira. “Ai e ka pasur shumë më të vështirë, se çdo president para tij që nga Roosevelti, që e mori postin në kohën e një depresioni të thellë.”

Gjendja e vështirë ekonomike e vendit, pandemia, një parti republikane, ku disa anëtarë me influencë ende pretendojnë, se Biden ia vodhi zgjedhjet Trumpit, të gjitha këto shumohen, sipas Sapiron “në një grumbull rrënojash, që duhet hequr mënjanë njëherë, për të arritur diçka.” Një arsye tjetër është, se republikanët e moderuar e mbështetën Bidenin, se nuk donin Trumpin, por në thelb ata donin një politikë konservatore.



Politika e jashtme e pasuksesshme, shoqëri e përçarë

Por jo çdo gjë ka qenë kaq keq në vitin e parë të Joe Bidenit. Që në mars ai ia doli të miratojë një paketë ndihme prej 1,9 miliardë dollarësh për të mbështetur ekonominë, dhe familjet e prekura rëndë nga pandemia. Një sukses tjetër është mbështetja që Biden mori nga republikanët në fundin e vitit për paketën infrastrukturore prej 1,2 bilionë dollarësh. Mes këtyre të dyjave ndodhet gabimi më i madh i Bidenit, sipas shumë amerikanëve. Tërheqja amerikane nga Afganistani në gusht 2021. Si pasojë talibanët morën pushtetin me një shpejtësi të papritur dhe vendosën shkurtimin masiv të të drejtave të grave.

LEXO EDHE:  A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexitin?

LEXO EDHE:  Gazjellësi rus përballet me pengesa të mëdha mes tensioneve mbi Ukrainën

Seth G. Jones zëvendëspresidenti i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare kritikon tek tërheqja amerikane mungesën e përgatitjes. “Si mënyra ashtu edhe rezultati i nxorrën Shtetet e Bashkuara si të paafta, jokompetente dhe në fund të dobta”, thotë Jones. Edhe dëmtimi i imazhit ishte shumë i madh. Për shumë vende shtrohet sot pyetja, nëse SHBA është një partner i besueshëm.

Edhe premtimin e madh për bashkimin e kombit, Biden nuk arriti ta mbajë. Sipas sondazheve rreth 40% e amerikanëve ende besojnë, se ai nuk është president legjitim. Kjo tregon sa e thellë është përçarja në shoqëri. As me axhendën legjislative, Biden nuk pati sukses, sepse shumë shpesh senatorë dhe deputetë republikanë i kanë refuzuar projektet e tij. Tek dështimet më të mëdha llogaritet ligji “Build Back Better” – një program i zgjaruar investimesh për kujdesin ndaj fëmijëve, arsimin dhe mbrojtjen e klimës, që do kishte përmbushur disa nga premtimet e tij. Edhe përpjekjet  e tij për reformën në polici në shtatorin e shkuar dështuan, sepse partitë nuk ranë dakord se si të veprohet me imunitetin juridik të oficerëve të policisë.

Kush vjen pas Bidenit?

Viti 2021 nuk ishte vit i lehtë për Joe Biden, por as tre vitet e ardhshme nuk do të bëhen më të lehta. Ndër sfidat më të mëdha të politikës së jashtme të SHBA mbetet Kina, mungesa e stabilitetit në Lindjen e Afërt, kërcënimi për marshimin e Rusisë në Ukrainën lindore. Për të rifituar besueshmërinë, qeveria duhet “të tregojë kurajë dhe të veprojë seriozisht kundër Rusisë, Kinës apo Iranit”, thotë Seth G. Jones. Sipas ekspertit “më shumë flitet se veprohet”.

Në politikën e brendshme ky vit është vendimtar për Biden, sepse zhvillohen zgjedhjet mid-term në mesin e mandatit në nëntor, ku Biden edhe mund të humbasë shumicën e ngushtë në senat. Kjo do t’ia bënte atij më të vështirë të realizojë paketat e masave që janë në rend të ditës: me gjasë arritjen e një ujdie për një version të holluar të ligjit “Build Back Better” dhe një reformë zgjedhore.

Ende është e hapur pyetja: Do të kandidojë Biden sërish si president? Me shumë gjasa jo, kjo është në Uashington D.C. si një sekret që e dinë të gjithë, thotë opinionisti Bret Stephens. Këtu luan rol edhe mosha Bidenit. Në vitin 2020 ai ishte me 78 vjeç, presidenti më i moshuar i zgjedhur ndonjëherë në SHBA, në zgjedhjet e vitit 2024 ai do të ishte ndërkohë 82 vjeç. Bret Stephens mendon, se pikërisht për këtë, Biden do duhet të përqëndrohet tek detyrat e sfidat e mëdha të SHBA. Partia Demokratike duhet ndërkohë të gjejë kandidatë të mirë për vitin 2024. Sepse republikanët, për këtë është i bindur Stephens, do të jenë sfidues të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Si funksionojnë kriptomonedhat, dhe pse janë kaq shumë popullore?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Gabe Allen “Discover Magazine”

Ndërsa rritja meteorike e monedhave dixhitale si Bitcoin dhe Dogecoin, është dokumentuar gjerësisht nga mediat e lajmeve, mekanizmat shumë teknikë që qëndrojnë pas tyre, mund të duken ende si aspak transparente.

Edhe ligjvënësit amerikanë kanë preferuar të flasin në terma të gjerë me ekspertët e kriptomonedhave gjatë seancave dëgjimore të njëpasnjëshme në Kongres dhe Senat gjatë muajit të kaluar.

“Çfarë do t’u thoshit njerëzve që thonë:Ky nuk duket si një sistem i ri financiar në vetvete, por në fakt si një zgjatim i sistemit tonë aktual?”- e pyeti panelin kongresmenia demokrate Aleksandria Okazio-Kortez gjatë seancës dëgjimore të 8 dhjetorit 2021.

“Unë besoj se ajo që po shohim është një hapësirë e re transparente e infrastrukturës së internetit, një shtresë deri më sot e panjohur internetit, e cila është projektuar rreth shkëmbimit të vlerës dhe koordinimit ekonomik, dhe që e ka bazën tek disa të dhëna të pandryshueshme”- iu përgjigj kreu ekzekutiv i kompanisë “Circle” Xheremi Aleir.

Pra del se për të kuptuar në mënyrë kuptimplotë se çfarë janë kriptomonedhat, ju nuk keni nevojë të grumbulloni një njohuri enciklopedike mbi programimin e Blockchain.

Po çfarë është një Blockchain?

Një Blockchain, është një seri njësish të koduara të informacionit. Përpara se të shtohet në zinxhir, çdo “bllok” drejtohet përmes një algoritmi që prodhon një identifikues të koduar.

”Tek Bitcoin ky quhet funksioni hash”-shpjegon Xi Vu, ekspert i kriptomonedhave dhe asistent profesor në Shkollën e Biznesit Has në Universitetin e Kalifornisë. “Është si një kuti. Ju vendosni në të informacionin, dhe ai prodhon një varg numrash dhe shkronjash, të cilat nuk kuptohen menjëherë”- shton ai.

Në çdo bllok përfshihet identifikuesi i bllokut që i paraprin, duke krijuar kështu një zinxhir informacioni të koduar me një sekuencë të caktuar. Kriptomonedha ka tërhequr mbi 100 milionë përdorues, kryesisht për shkak të premtimit të transaksioneve shumë të sigurta – niveli i parë i një mbrojtjeje të tillë krijohet përmes procesit të kriptimit.

Nëse dikush vendos të kthehet në një bllok të mëparshëm, dhe të ndryshojë informacionin në avantazhin e tij (për shembull nëse do të shtojë disa zero për të fryrë bilancin e llogarisë së tij), kjo do të ndryshonte identifikuesin e koduar dhe për rrjedhojë, do të “thyente” bllokun dhe të gjitha ato që e pasojnë. ..



Në thelb, një ndryshim njëshifror mund të korruptojë të gjithë sistemin. Ashtu si çdo monedhë, edhe kriptomonedhat mbështeten tek një komunitet njerëzish që e pranojnë se ato kanë vlerë. Ndërsa monedhat tradicionale si dollari i Shteteve të Bashkuara, prodhohen dhe rregullohen nga një bankë qendrore, kriptomonedhat prodhohen dhe rregullohen nga komuniteti që i përdor ato.

LEXO EDHE:  Shënim/ Lideri perëndimor po përplas “brirët” me perëndimin

LEXO EDHE:  Rusia, gati armatimi i Iranit, modernizohet sistemi i raketave

Një kopje e Blockchain ruhet njëkohësisht në kompjuterët personalë të përdoruesve në mbarë botën. “Struktura themelore e kriptomonedhës është një rrjet. Teknologjia bazë funksionon si një ekonomi e rrjetit”- thotë Vu. Ky rrjet ofron nivelin e dytë të sigurisë.

Në rast se dikush përpiqet të ndryshojë çdo informacion në Blockchain (edhe nëse mbulon me mjeshtëri gjurmët e tij), të gjithë kompjuterët e tjerë në rrjet do ta refuzojnë ndryshimin nëpërmjet një algoritmi që arrin një konsensus tek të gjithë.

Arritja e një konsensusi

Ndonëse të gjitha kriptomonedhat funksionojnë në një rrjet Blockchain, ato ndryshojnë sa i përket mekanizmit me të cilin arrihet konsensusi. Në kriptomonedhat tradicionale si Bitcoin, algoritmi i konsensusit quhet prova e punës.

Ky proces, kërkon që individët në rrjetin e quajtur “minatorë” të ofrojnë fuqinë përpunuese të kompjuterit të tyre për procesin e vlefshmërisë. Kur vendoset një bllok i ri, këto pajisje konkurrojnë për të gjetur një numër arbitrar, të njohur si “nonce”, që ka mundësi të zhbllokojë algoritmin.

Pasi gjendet “nonce”, blloku integrohet në Blockchain dhe “minatori” shpërblehet me një sasi monedhe. “Cilido që zgjidh enigmën, merr shpërblimin për vërtetimin e atij informacioni. Më pas informacioni ruhet në rrjet, dhe do të shpërndahet në të gjitha nyjet apo pikat fundore”- thekson Vu.

Ndërkohë siç e kanë vënë në dukje kritikët, vërtetimi i mekanizmit të konsensusit të punës, vjen me një kosto shumë të lartë të energjisë së harxhuar. Studiuesit në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Kembrixhit, vlerësojnë se vetëm Rrjeti Bitcoin konsumon çdo vit më shumë energji elektrike se sa gjithë industria dhe popullsia e Ukrainës.

Më pas përdoret mekanizmi i dytë më i zakonshëm i konsensusit:prova e marrjes së sy të rrezikut. Në vend se të garojnë midis tyre për të zgjidhur një enigmë, vlerësuesve u kërkohet të vendosin një sasi të caktuar monedhe si kolateral, në mënyrë që të vërtetojnë një transaksion dhe të përfitojnë një tarifë nga transaksioni.

Kjo metodë, ka kosto shumë më të ulëta të energjisë sesa homologu i saj, dhe aktualisht po futet në fazat e kriptomonedhave nga zhvilluesit që qëndrojnë pas kriptomonedhës popullore Ethereum.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE