Connect with Us

Shtrëngimi i masave nga 4 janari/ Brataj: Shteti duhet të mbrojë qytetarët

Shëndeti

Shtrëngimi i masave nga 4 janari/ Brataj: Shteti duhet të mbrojë qytetarët

Publikuar

-

/
Po përhapet me shpejtësi/ Brataj tregon simptomat e variantit Delta, i ngjashëm me gripin normal

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë dhe mutacionin e Omicron.

I ftuar në A2, ai tha se fushata e vaksinimit nuk duhet të ulë ritmet, madje do t’i shtojë me masat e reja që përfshijnë administratën dhe disa kategori punonjësish nga 4 janari.

“Nuk ka vend për alarmizëm, në këtë moment Omicron nuk ka një rrezikshmëri të veçantë. Deri më tani nuk ka të shtruar dhe pjesa më e madhe e të infektuarve janë asimptomatik”. Brataj shpjegon se virulenca e Omicron, që duket më e lartë se Delta, nuk është diçka shqetësuese në vetvete, po ashtu mutacionet. “Mund të jemi disi të qetë nga pikëpamja e sëmundshmërisë. Sa më i shpejt është në transmetim, aq më pak janë format e rënda, sepse në një pandemi aq më e egër është virulenca, dhe aq më lehtë izolohet”.  

Por vigjilenca nuk duhet të mungojë. “Sigurisht ka infektime, dhe nuk janë shifrat reale që shohim, sepse njerëzit nuk kërkojnë ndihme, mendojnë se është rrufë sezonale, ato që shtrohen përfaqësojnë vetëm rastet e rënda. Tashmë ecuria e pandemisë shihet nga viktimat dhe shtrimet në spital”, thotë ai.

Brataj nuk mendon se masat nga 4 janari mund të quhen shtrënguese. “Gjermania, që marrim çdo herë si shembull, mendon ta bën më detyrim, dhe po çon pacientet në Itali, Austria e njëjta gjë, Greqia ven gjoba për të pavaksinuarit, Ne nuk po kalojmë në masa ekstreme, por detyra e shtetit është të mbrojë të gjithë qytetarët. Kur filloi shkolla, u duk se do kishim konflikt të hapur dhe çadra dhe pak vaksinime. Pastaj pame që studentet nuk shkonin në çadra se ishin të vaksinuar, normalisht në qytetet e tyre. Në fakultetin e Mjekësisë në dy muaj  nuk kemi asnjë vatër sepse vaksinimi ishte mbi 90%”, thotë Brataj. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Kapërcejnë” shifrat e të infektuarëve me Covid/ Mbi 2500 raste të reja, ja sa persona humbën jetën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës epidemiologjike.

Sipas MSH,  janë kryer 7,859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 2,643 qytetarë, në këto bashki:

1,250 në Tiranë, 137 në Durrës, 120 në Shkodër, 103 në Vlorë, 92 në Elbasan, 90 në Fier, 55 në Lushnje, Gjirokastër, 49 në Berat, 46 në Sarandë, 39 në Krujë, 37 në Lezhë, Kamëz, 35 në Korçë, 34 në Kuçovë, 29 në Kavajë, 27 në Kurbin, 26 në Vorë, 24 në Patos, 19 në Dibër, 18 në Tropojë, Mirditë, Dimal, 17 në Pogradec, 16 në Mallakastër, Cërrik, 13 në Gramsh, 11 Malësi e Madhe, Librazhd, 10 në Vau i Dejës, Divjakë, Skrapar, Belsh, 9 në Shijak, Përmet, Libohovë, Devoll, Peqin, 8 në Mat, Kolonjë, Prrenjas, 7 në Pukë, Rrogozhinë, 6 në Fushë Arrëz, Kukës, 5 në Has, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, 4 në Bulqizë, Poliçan, 3 në Klos, Tepelenë, Maliq, 2 në Rroskovec, Himarë, Këlcyrë, 1 në Konispol, Dropull.

Janë 22,967 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Nje qytetar nga Kavaja 66 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

LEXO EDHE:  “Kam kaluar shumë sëmundje, por kjo ishte një aventurë në ujëra të paeksploruar”/ Kryepeshkopi Anasatas Janullatos rrëfen betejën me Covid

LEXO EDHE:  Boom rastesh të reja me Covid në vend/ Regjistrohen dhe 5 viktima

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,692 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 212,879 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2,643

Të shëruar në 24 orë      1,692

Të shtruar në spitale       128

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 7,859

 

Testime totale              1,597,494

Raste pozitive                 239,129

Raste të shëruara           212,879



Raste Aktive                      22,967

Humbje jete                         3,283

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë            10,852

Fier                 1,814

Elbasan          1,719

Durrës            1,588

Shkodër          1,519

Vlorë                1,375

Gjirokastër       1,086

Lezhë                854

Berat                 837

Korçë                 828

Dibër                  267

Kukës                 228

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Për herë të parë në Gjermani mbi 100.000 të infektuar me Covid në ditë

Publikuar

-

Nga

cna shendet

Pavarësisht shifrave më të larta deri tani të të infektuarve me virusin Corona, ministri i Shëndetësisë thotë se kulmi i pandemisë ende nuk është arritur. Lauterbach apelon për vaksinimin e të gjithëve.

Sipas informacioneve zyrtare, për herë të parë në Gjermani janë infektuar me virusin Corona brenda 24 orësh më shumë se 100.000 persona. Instituti Robert Koch (RKI) kumtoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 112.323 raste të reja te infektimeve. Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach thotë se as këto nuk janë shifrat më të larta dhe se kulmi i shfirave do të arrihet nga mesi i shkurtit në Gjermani.

RKI pohon se incidenca shtatëditore në Gjermani ka shënuar po ashtu një rekord me 584.4 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Një ditë më parë vlera ishte 553.2, ndërsa javën e kaluar ishte 407.5. Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach beson se shifrat nga RKI nuk janë në përputhje të plotë me shtrirjen aktuale të infektimeve në Gjermani. Incidenca aktuale ka të ngjarë të jetë “përafërsisht” dyfish më e lartë nga ajo e raportuar RKI, deklaroi ai për televizionin RTL.

Imuniteti i tufës?

Pavarësisht apelit të tij të sërishëm për t’u vaksinuar për të parandaluar një valë të re në vjeshtën e ardhshme, ministri i Shëndetësisë ndan mendimin e ekspertëve si virologu berlinez Christian Drosten se në një moment të gjithë do të infektohen. Por kjo nuk do të thotë se vaksinimi është i panevojshëm. “Nuk ka ende një imunitet bazë, veçanërisht për të moshuarit dhe të sëmurët”, paralajmëroi ministri, i cili për këtë arsye kërkoi një vendim të shpejtë të Bundestagut për futjen e vaksinimit të detyrueshëm.

LEXO EDHE:  Pse nuk bëhen testime masive në Shqipëri?/ Epidemiologu i ISHP-së sqaron qytetarët

LEXO EDHE:  Boom rastesh të reja me Covid në vend/ Regjistrohen dhe 5 viktima



Bundestagu do të merret me çështjen e vaksinimit me detyrim në janar, në një të ashtuquajtur debat orientues. Ndërsa propozimet konkrete do të diskutohen në grupet parlamentare në shkurt ose mars. Aktualisht 72,8 përqind e popullsisë së përgjithshme në Gjermani janë plotësisht të vaksinuar kundër Coronës, ndërsa 47,6 përqind janë vaksinuar me booster, pra me vaksinë përforcuese të tretë.

 

Pasojat e tjera të pandemisë

Sipas informacioneve të fundit nga RKI, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar deri tani më shumë se tetë milionë raste të infektimit që nga fillimi i pandemisë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të regjistruara nga virusi Corona në Gjermani është rritur në 116.081. Sipas të dhënave të RKI, prej filimit të pandemisë në Gjermani janë regjistruar si të shëruar nga virusi Corona rreth shtatë milionë njerëz.

Mjeku i kujdesit intensiv, Uwe Janssens bën thirrje për grumbullimin dhe sistemimin më të mirë të të gjitha të dhënave nga spitalet. “Ne nuk kemi të dhëna për dëmin kolateral të kësaj pandemie”, tha ai në një intervistë për revistën “Welt”. Për shembull, nuk ka të dhëna konkrete për operacionet që do të kryheshin në kohë pandemie dhe janë shtyrë dhe si kanë reflektuar ato në gjendjen e shëndetit të përgjithshëm në popull. Ndaj edhe nuk ka analiza se si do të reflektojë kjo në shëndetin e përgjithshëm në të ardhmen, mendon eksperti./ DW

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

ISHP: Janë shtuar rastet e fëmijëve të infektuar me Covid, thirrje prindërve

Publikuar

-

Nga

cna shendet

Varianti i ri i Covid, Omicron, ka sjellë shifra të larta infektimesh. Sipas specialistëve të Shëndetit Publik është kthyer në një shqetësim rritja e numrit të fëmijëve të prekur nga Covid.

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik është shprehur se janë shtuar rastet e të vegjëlve që kanë nevojë për trajtim në spital.

Ajo që shikohet më problematike është rritja në grup-moshën 0-14 vjeç. Sidomos tek fëmijët që shkojnë në kopsht dhe në çerdhe, ku janë rritur shumë rastet e shtrimit në spital të moshave 0-4 vjeç”, ka thënë Rovena Daja.

LEXO EDHE:  “Një infermier për 15 të sëmurë”/ Basha me gazetarët: Opozita nuk ka akses në atë që ndodh në spitale

LEXO EDHE:  Renato Osmenaj jep lajmin e mirë/ Shërohet mjeku Roland Xhaxho, lë për dy ditë spitalin



Ndër të tjera iu bën thirrje prindërve që në këtë periudhë të kenë kujdes pasi janë në qarkullim të dy variantet e Covid, Delta, Omicron dhe gripi i tipit A.

Nënat në këtë periudhë duhet të kenë shumë kujdes pasi në qarkullim janë dy variantet Covid, Omicron dhe Delta dhe gripi i tipit A”, është shprehur Daja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE