LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen Marotta: Futbolli shihet si mbetje, po merret vendim diskriminues

2 Dhjetor 2021, 19:44, Sport CNA
Shpërthen Marotta: Futbolli shihet si mbetje, po merret vendim diskriminues

Qeveria italiane po mendon të miratojë një amendament që përjashton futbollin nga Dekreti i Rritjes, që u jep mundësinë klubeve të futbollit të paguajnë 50% më pak taksa për futbollistët që shkojnë në Serie A nga jashtë.

?I menjëhershëm ka qenë reagimi i Beppe Marotta, drejtorit ekzekutiv të Interit: ?Një amendament specifik që penalizon vetëm industrinë e sportit nuk është vetëm miop, por është gjithashtu shumë diskriminues dhe që konfirmon se sektori ynë konsiderohet vetëm si mbetje këtë sezon.

Dekreti i Rritjes është një ligj themelor për të mbështetur zhvillimin ekonomik në këtë vend për të gjithë profesionistët që vijnë nga jashtë. Futbolli përfaqëson industrinë e 13-të më të madhe në vend dhe në 13 vitet e fundit ka derdhur mbi 14 milion euro taksa në arkën e qeverisë dhe ka rreth 7700 punonjës.

Ne po punojmë çdo ditë që të sigurohemi që futbolli italian mund të rikthehet të jetë të paktën konkurrues me ligat më të rëndësishme europiane, të cilat për disa kohë na kanë lënë pas sa i takon aktivitetit dhe të ardhurave.

Eliminimi i vendimit vetëm për futbollistët profesionistë do të ishte antikushtetues, pasi do t?i bënte futbollistët kategorinë e vetme të punonjësve të përjashtuar nga regjimi fiskal që inkurajon ardhjen e talenteve nga jashtë dhe për këtë arsye do të ishte diskriminuese?.

Lajmet e fundit nga