Shkollat, vatra infeksioni/ Bino: Kemi rritje të numrit të fëmijëve me Covid

2 Dhjetor 2021, 13:59, Lifestyle CNA
Shkollat, vatra infeksioni/ Bino: Kemi rritje të numrit të

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Siva Bino ka deklaruar se javët e fundit  ka  pasur një rritje të grupmoshave te reja dhe ato pediatrike te infektuar me Covid-19,.

Sipas saj infektimet janë 10 herë më të larta, janë tek të pavaksinuarit.

Më tej ajo kërkoi një vaksinim më të lartë pasi në të gjithë vendin i

?Situata epidemiologjike në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme me dy javët e para, nuk kemi një rritje të rasteve përkundrazi kemi një ulje të paktë të rasteve. Nga ana tjetër edhe pozitiviteti është i njëjtë pak a shumë në këto 3-4 javët e fundit. Shikojmë që kemi një rritje të infektimit të grupmoshave të reja deri në 14 vjeç. Kjo lidhet edhe me disa vatra nëpër shkolla, ku nuk është ndërprerë mësimit.

Sa i përket vaksinimit, mund të shkojë deri në 45% në nivel kombëtar por në Tiranë shifra e vaksinimit me të dyja dozat shkojnë mbi 50%.

Kërkojmë të kemi një ritëm më të lartë. Lidhur me analizën e infeksioneve që shfaqen edhe në personat e vaksinuar, vëmë re se janë 10 herë më të larta tek personat e pavaksinuar krahas atyre të vaksinuar?, ka thënë Bino në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga