Connect with Us

Rekord dhe spektakël, Ronaldo shkëlqen ndaj Arsenalit

Premier Liga

Rekord dhe spektakël, Ronaldo shkëlqen ndaj Arsenalit

Publikuar

-

/

Manchester United ka fituar sonte me rezultatin 3-2 ndaj Arsenalit.

Ishte Cristiano Ronaldo heroi i këtij takimi duke shënuar dy gola duke arritur shifrën e 801 golave në karrierë, si askush tjetër deri më sot.

Me këtë fitore, Man Utd ngjitet në vendin e shtatë me 21 pikë, ndërsa Arsenali ka 23 pikë në vendin e pestë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Broja i pafat, godet shtyllën ndaj Mançester Sitit

Publikuar

-

Armando Broja është i uritur për gola dhe sot ndaj Mançester Sitit, sulmuesi shqiptar i Sauthempton tregoi se është padyshim një lojtar për të cilin duhet pasur shumë vëmendje nga mbrojtësit kundërshtarë.

Pas golit të anuluar, në minutën e 57 erdhi një tjetër rast i artë për sulmuesin, kur pas një goditje nga këndi, ai gjuajti me kokë para portës së Sitit. Por për fat të keq, topi u ndal nga shtylla e portës së Ederson.



 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Broja është spektakolar! Shqiptari tund rrjetën ndaj Sitit, por festa kthehet në dëshpërim

Publikuar

-

Armando Broja është i uritur për gola dhe sot ndaj Mançester Sitit, sulmuesi shqiptar i Sauthempton tregoi se është padyshim një lojtar për të cilin duhet pasur shumë vëmendje nga mbrojtësit kundërshtarë.

Në minutën e 23 të sfidës ndaj kryesuesve të kampionatit anglez, ai tregoi me një shpërthim të tijin të gjithë talentin që ka, duke shkuar drejt portës dhe duke dërguar topin me qetësi, në rrjetë.

Por festa e tij zgjati vetëm pak sekonda, pasi më pas sulmuesi kuqezi u sinjalizua në pozicion jashtë loje dhe goli iu anulua, Megjithatë, ai mori duartrokitjet e publikut të Sauthempton për të cilin ai është kthyer në një nga emrat më të dashur.



Pak minuta më vonë, sulmuesi shqiptar u fut në zonë dhe u rrëzua nga portieri i Sitit, Ederson. Por për fat të keq, në vend të penalltisë në favor të tij, ai u sinjalizua përsëri për pozicion jashtë loje dhe aksioni i tij ishte i pavlefshëm.

 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Në skenë për Brojën del edhe skuadra tjetër e Premier Ligës

Publikuar

-

Stiv Siduell, ish-lojtari i Çelsit, duke folur për të ardhmen e Armando Brojës, ka nxjerrë në skenë edhe skuadrën e Uest Hemit. Pas largimit të Haler drejt Ajaksit në janar të 2021-shit, trajneri Dejvid Mojes e ka shprehur qartë se është në kërkim të një sulmuesi potent, që të shtyjë sa më shumë ekipin përpara.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Siduell i cili në “BT Sport” përmend emrin e Brojës, si sulmuesin e duhur për Mojes dhe Uest Hemin, nëse do të duhet të bëjnë progres në Premier Ligë.



“Unë do të preferoja Armando Brojën, është i ri dhe i uritur, mendoj që duhet të jetë tek Uest Hemit, ai po tregon se mëson shpejt, për mua është i duhuri”, përfundoi ish-lojtari i Çelsit.

Në fitoren 2-3 të Sauthemptonit kundër Uest Hemit, Broja nuk arriti që të shënonte, por sulmuesi nuk doli pa lënë gjurmë nga ajo ndeshje, sepse fitoi një penallti, që i dha avantazhin për herë të dytë ekipit të tij. Gjithsej, shqiptari ka shënuar pesë gola në kampionatin anglez dhe dy në Kupë.

LEXO TE PLOTE