LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama përplasje me gazetarët/ Kjo është skandaloze, t'iu vijë turp

2 Dhjetor 2021, 11:01, Politikë CNA
Rama përplasje me gazetarët/ Kjo është skandaloze,

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Ndërkohë, pas vaksinimit, kreu i qeverisë ka mbajtur dhe një prononcim për mediat, ku iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Por, gjatë fjalës së tij Rama ka pasur edhe një debat të ashpër me gazetarët.

Ndërsa një nga gazetarët ka hedhur dyshime me efektshmërinë që kanë vaksinat, Rama i është kthyer duke e cilësuar të turpshme deklaratën e tij.

?Si nuk të vjen turp që bën këtë debat këtu.

Kjo është injorancë e madhe sepse është e thënë dhe e stërthënë. Vaksina nuk të mbron nga infektimi.

Ata që kanë sëmundje të tjera të rënda, mund të ndodhë që vaksina nuk i shpëton jetën. Por, shikoni shifrat, sa janë ata që janë mbrotjur nga vaksina.

Të gjithë ata që kanë një ekran, kanë një mikrofon, nuk duhet të bëjnë spektakël. Kjo është skandaloze, bëhet fjalë për jetën e njerëzve?-iu drejtua Rama-gazetarëve.

Po ashtu, Rama, ka këshilluar gazetarin të vaksinohet se ndryshe nuk do të marrë pjesë në konferenca shtypi./CNA.al

Lajmet e fundit nga