LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjimet-Si ra në kurth shefi i krimit të organizuar/ Pseudonimi i tij në rrjetin e trafikantëve të drogës

2 Dhjetor 2021, 09:54, Kronika CNA
Përgjimet-Si ra në kurth shefi i krimit të organizuar/ Pseudonimi

Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Gjergji Kohila, është dënuar  nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 8 vite burg.

Ai u dënua për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të Habilajve në Vlorë.

Hetimet janë bazuar edhe në disa përgjime që dolën në dritë në vitin 2017, dhe ky dyshohej se Gjergji Kohila kishte pseudonimin  ?Fiati?

Mesazhet e shkëmbyera ndërmjet komunikuesve ?Agushi? dhe ?Fiati? ky i fundit dyshohet se përdorej nga Gjergj Kohilla, njoftojnë dhënien e informacioneve, nga ky i fundit, për hetimet e kryera, konkretisht:

 ?Agushi: O vlla si je, ça bëhet? Po lëviz, vllai, nëpër Vlorë, po thjesh me familjen, s?bëj asgjë, të dal normalisht vlla? se jan hap llafe, jan prer ca urdhër arresti, vlla, për mua, atë kusurin tim, e ca çuna të tjerë? apo llafe Vlore?

 Fiati: unë s?di gjë vëlla. Por duhet të ket prova që të priten urdhra arresti. Ju kan kapur gjë?! Po s?kan prova, s?ka urdhër arresti. Njerëzit ju din në burg. Po me këto intriga që bëre ti me atë timin, çuditen kur ju shohin jashtë.

Agushi: Ça intriga bëra un, o vlla?! Vetëm un s?bëj intriga. Të përshëndeta qëpar, s?më pe. Mua ma bën intrigën, më morën në qaf, po varja o vlla, po të jet ndonjë gjë, më thuaj të ndërhyj. Në Tiranë kam njerëz. Po ç?ne na din në burg, ne ça kemi bër apo baçja jon, ne përball i kishim, dhe është me 100 mijë rrënjë, nuk i shikojn, kjo jona dukej! Hahahaha.

Fiati: Hahahahaha.

Agushi: O vlla, të rri vllai i qet në shtëpi, se vetëm te llafi jot kam besim.

Fiati: Ri o vëlla. Unë kam sjell atë timin në punë. Po nuk është se dukej baçja. Dukeshit ju më shum se baçja. Sikur kishit 200 mijë.

Agushi: Ok vlla, ore të pyes ty un, pa atë s?e pyes më un, varja iku ajo, rëndësi ka të jemi të qetë tani, vlla?.

Bisedë e datës 28 shtator 2016

?Fiati: Ça bëre, mirë? Si ke qënë?

Agushi: Mir vlla si je ti, tani e pashë.

Fiati: Bëj kujdes nga nesër!

Agushi: S?po e kuptoj vlla?

Fiati: Se do kesh grupe nga nesër, nga pas!

Agushi: Ça ka ndodh?

Fiati: Kan ardhur këta të vëzhgimit, për atë që kishit?

Agushi: Ka ndonjë rrezik se un asgjë s?bëj më. Ça do vëzhgojnë ata!? Kur çoj djalin në kopsht, vlla.

Fiati: Po s?bën gjë. Rri në shtëpi, mos e vra mendjen.

Agushi: Po vlla, asgjë s?po bëj më, i kam bër stop gjithçka.

Fiati: Shko porosit ata djemtë që kishit lart, të ken kujdes, se do jen dhe ata në vëzhgim. Hiqu numrat e tel? Mos harro!

Agushi: Ok vlla, sa do zgjas kjo, po ata s?merren me asgjë, një punon kamerier, një në pik llotoje, jan me pak llafe, hallexhinj, vlla?

Fiati: E di, por thuaj të bëjn kujdes, s?ka problem. Kanë shkruajtur prap ata të Shikut.

Agushi: Po un të dal nesër, vlla, normalisht jetën e përditshme?

Fiati: Do keni ndonjë spiun brenda!

Agushi: Po për ça do spiunoj tani, o vlla, as me asnjë nuk po takohem, më?

Fiati: Ok, mos u thuaj me kë flet ti, se flasin në tel ata, e s?na thon më gjë neve ata.

Agushi: Të dal normal nesër un, vlla, jetën e përditshme apo të fshihem? Ok, pa merak, jo vlla, jo si e do i them.

Fiati: Dil normalisht, mos e vra mendjen, po s?bën gjë. Porositëm ata djemtë të rrinë mirë! Hë, mos e vra mendjen fare.

Agushi: Ok vlla, jo jo vlla asgjë, po të bëja do ishe i pari do të thoja, vlla dhe, do të pyes kur të filloj pun.

 Fiati: Ok?.

?Agushi: Ç?ishte ky lajmi, po lexoja s?më pëlqeu, apo s?ka lidhje?

 Fiati: S?ka lidhje vëlla, ky për baxhanakët?.

Agushi: Ok vlla, për merak të pyeta vlla. Po vlla?.

?Agushi: O vlla, më ka bër merak ai? më jan shqetësuar ata në shpi, nusja rrezik dështimi? A mund ta di ça kam?? O vlla se ku s?kam pyet, s?ke gjë më thon.

Fiati: Ka një procedim? Tek Krimet e Rënda ? Keni qënë në përgjim.

Agushi: Po për ça o vlla? Për atë baçën?

Fiati: Jo për atë.

Agushi: Po ç?ne un për gjëra të tjera!

Fiati: Ai është çelur për disa persona nga Vlora? Për kultivim? Nga këta persona që unë akoma s?e di kush janë, keni dalë dhe ju.

Agushi: Dmth për kultivim? Jam.

Fiati: Nuk është ndonjë gjë serioze? Por për siguri pasi nuk dim gjë tjetër.

Agushi: O vlla, jam për kultivim, se ai më tha për vrasje? C?ne vllai!

Fiati: Se këtu ka grupe vëzhgimi.

Agushi: Me këto gjëra, qajnë natë-ditë në shpi, i ka pataks.

Fiati: Jo mor vlla, ça vrasje!

Agushi: O vllai im!

 Fiati: S?ka lidhje, asnjë vrasje vëlla? Hajde në shtëpi rri, mos e vra mendjen!

Agushi: Po si i bëhet, o vlla?? Un jam bër si barbon!

Fiati: Unë i thash vetëm të pastrojë shtëpinë? Dhe tele? S?i kam thën gjë tjetër.

Agushi: Rrugëve do vin të t?marrin, është prer fleta, nusja shtruar në spital? Më ka ik mendja.

Fiati: Jo mor vëlla, s?ka flet? Flitet që do arrestohen nja tre policë? Ngaqë të kan bër një foto me të kur i ke dhën lekët? I thash të të lajmëronte? Të bëjë kujdes?

 Agushi: Mir o të keqen vllai dhe i thash jo këto lekët, s?ka gjë tha.

Fiati: Ktheu në shtëpi vëlla.

 Agushi: Po mos na marrin, o vlla!

Fiati: Po sikur i hoqëm të gjitha provat? Tek lekët? Vetëm aty mund të kapen.

Agushi: Po i dhash për makinën?

Fiati: Do ta justifikoni se keni shitur makin njëri-tjetrit.

Agushi: Po ore, vlla? Pse do na pyesin?

Fiati: Në tel keni folur? Apo keni qen të kujdesshëm?

Agushi: Ça të kujdesshëm? Ai ma lëshonte?

Fiati: Kshu ashu? po ça t?u them unë vëlla?!? Ju sikur jeni 5 vjeç. Mir ai që është budalla po dhe ti pas atij!

Agushi: Po un s?kam fol. Isha i rezervuar se kam një jet, o vlla. S?jam djeg njëherë. Këtij do ja ken bër kastile, hapej shum.

Fiati: Po më zuri goja lesh me të. S?kam ç?i bëj vëlla!

 Fiati: Po përpiqem tani mos i mbyll?

Agushi: Po si i bëhet ku duhet të ndërhyj? Të vete në shpi, se ngela rrugëve?

Fiati: Shko në shtëpi!

Agushi: Po ça thua o vlla, ai të merr në qaf.

Fiati: I hoqe tel?

Agushi: Po vlla.

Fiati: As mos i fol më!

Agushi: Po ça thua, o vlla.

Fiati: As mos kontakto më me të.

Agushi: Lash fëmijët rrugëve, isha mir?

Fiati: Po as këtë tel s?ja mësove dot, idiotit?!

Agushi: Po ku mer vesh ai, o vlla? Na mori lumi.

Fiati: Flet sikur ka mbjell domate? Qetësohuni! Kishe folur në fb me Fjorin? Ke bër gabim? Po ty të kan ngatruar me ato grupet e vëzhgimit?

Agushi: Dmth, në vend të atij, kan ruajt mua.

Fiati: Ka mundësi mos t?i flasësh më atij.

Agushi: Dmth, mos të ndërhy në asnjë vend?

Fiati: Jo vëlla, prit se do të them unë? S?jeni vetëm ju të dy. Jan disa persona. Kan ndërhyr ata.

Agushi: Ok vlla, mos të dal fare.

Fiati: të presim.

 Agushi: Të rri dhe ca dit kshu deri sa të më thush ti!

 Fiati: Po mir është të rrish dhe ca dit.

Agushi: Ok vlla? Po me Xhekun ke fol, vlla?

Fiati: Po, e porosisja çdo ditë. Ku dija unë që ishte kalama ai. Po kam fol, ka ardhur në Tiran me punë?

Agushi: Po duhet gjë për të ndërhyr, më thuaj?

Fiati: Kujdes me tel?

Agushi: S?kam tel më, vetëm këtë kam, vlla.

 Fiati: Hahahaha! Mir vëlla?./CNA.al

Lajmet e fundit nga