Connect with Us

Mori 4 000 euro për një provim/ Si ra në duart e SPAK-ut, pedagogu

Aktualitet

Mori 4 000 euro për një provim/ Si ra në duart e SPAK-ut, pedagogu

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

 Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr. 277 datë 22.10.2021 për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 245/1/2 dhe neni 186/1 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D. L., si dhe “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Qetsor Gurra.

Pasi janë kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 277/2021, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Tiranë, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se:

Shtetasi D. L. ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro që përbëjnë përfitim të parregullt, në kuadër të proçedurës së provimit në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit, ndërsa shtetasi Q. G. dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin D. L. në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambjentet e Akademisë së Sigurisë.

LEXO EDHE:  Politika në alarm/ Zbardhen detajet, ja si SPAK do të gjurmojë transaksionet e dyshimta

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin Nr. 1159, akti datë 29.11.2021, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasit: D. L.  dhe Qetesor Gurra.

Ekzekutimi i masave të sigurimit nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Tiranë, u bë i mundur sot më datë 02.12.2021./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Audio-Përgjimi i Veliajt/ Rama zbulon telefonatën pas skandalit, çfarë i tha

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka komentuar  audio-skandalin e  publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku kryebashkiaku Erion Veliaj dëgjohet që përdor një fjalor banal e vulgar.

I ftuar në ‘Open’ Rama ka zbuluar  dhe telefonatën me Veliajn, dhe se çfarë i tha më pas.

 “Nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Qeveria është tërësisht jashtë kësaj çështjeje. Tani axhendën e emisionit tuaj nuk do ta bëj unë, por më shumë interes për shqiptarët do të ishte legalizimi i kanabisit, apo amnisitia për kursimet e emigrantëve. Konflikti mes Bashkisë së Tiranës e FSHF-së nuk është ë interes të njerëzve. 



LEXO EDHE:  Teatri i Bashës me Klodian Mërtirin/ Pse ka frikë ta çojë në SPAK dosjen e inceneratorëve

LEXO EDHE:  “Pse gënjeu për komisionerët e vdekur”/ Vasili ngre 5 pyetje për SPAK

Të gjitha përgjimet dalin nga konteksti, nuk i shoh, transformohen e…mora Veliajn ta pyes çfarë është kjo.. më sqaroi për pozicionin e tij. Dhe i thashë ‘po SPAK për çfarë e përmend’ se SPAK-u nuk merret me një OJF, FSHF-ja është OJF dhe SPAK nuk merret fare.

Unë e di që përgjimet transfomrhen se e kam provuar në kurrizin tim. Atje, çfarë i thoja unë atij dhe çfarë diskutohej në televizione”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Rama dhe Veliaj duan ta heqin”/ Çani: Duka burrë i mirë, e njoh personalisht

Publikuar

-

Nga

Gazetari Arjan Çani, ka folur për luftën që ka plasur në Federatën Shqiptare të Futbollit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin,  Çani e quajti Dukën “një burrë të mirë” dhe se e njeh personalosht.

Sipas tij, Duka është një alternativë më e preferuar për të drejtuar Federatën, sesa kapja politike e Federatës.

“Synimi i Dukës mua më duket legjitim. Ai pretendon se është aty me kontributin e tij. E ka çuar futbollin për herë të parë në këtë nivel, shumë më të ndërkombëtarizuar se më parë. Këto që e akuzojnë, shpërdorim fondesh, nuk futem fare te këto. Për të kapur llokma të tilla pushteti, si FSHF, normal do të ketë akuza të tilla. Unë quaj po aq legjitime, aq më tepër tani në 2022, prirem të jem me Dukën në këtë rast. Më duket burrë i mirë, e njoh personalisht. Por, më mirë të jetojmë në një vend ku sporti nuk është në kontroll të qeverisë, sesa nën kontrollin e qeverisë. Prandaj, më mirë një Dukë të keq, por jo sport të kontrolluar nga qeveria.

Le të mos harrojmë se Rama dhe Veliaj kanë luftuar shumë prë të kapur gjithçka dhe për të qenë të qetë. Është lodhje e madhe.



LEXO EDHE:  Arrestimi i gjyqtares/ Reagon sërish Kim: SPAK po jep rezultat

LEXO EDHE:  SPAK produkt i korrupsionit/ Çfarë mendojnë shqiptarët për Arben Krajën & CO

Tani, unë kam drejtësinë dhe amerikanët, dhe më del një Dukë më fidon. Kush je ti? Unë të fshij.

Rama dhe Veliaj duan ta heqin, sepse gjykata, drejtësia, është në duart e tyre.

Them, a do të ketë fuqi Duka të rezistojë? E ka të vështira. Hyrja e Veliajt, që është kamikaz dhe përmbaruesi… kësaj rradhe e kanë ndarë mendjen. Po arriti Duka edhe kësaj rradhe, që kanë drejtësinë, ti mundë, atëherë për Dukën duhet bërë monument”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha zbulon si Basha mashtronte këshilltarët: Poll-et i bënte vetë, ja si e mësova

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i PD Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se ka manipuluar poll-et elektorale.

Berisha tha se të dhënat i sajonte kompania e Bashës, ndërsa skandali u zbulua nga gazetarët.



Ish-kryeministri tha se Basha ka manipuluar këshilltarët, duke kërkuar ndjesë për deklaratën e tij kundër tyre 4 vite më parë.

“Lulzim Basha mashtronte këshilltarët. E zbulova falë gazetarëve. U thoshte se poll-et i bën një Universitet privat. Shkuan gazetarët dhe kapën atë pedagogun, e pyetën duke i thënë ku e ke atë rrjetin, ai iu tha unë nuk i bëj, por mi sjellin dhe i shpall. Nuk ishte faji i këshilltarëve, ishte gabim deklarata ime e 4 viteve më parë. Por poll-et i bënte kompania e Lul Bashës. Ky manipulonte poll-et“, u shpreh Berisha./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE