Meta “kërcënon” me prova/ “13 tetorin e caktuan Basha e Bylykbashi”

2 Dhjetor 2021, 20:48, Politikë CNA
Meta “kërcënon” me prova/ “13 tetorin e caktuan

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ka qenë Basha ai i cili e ka caktuar datën e zgjedhjeve bashkë me deputetin Oerd Bylykbashi në zyrën tij.

I ftuar në emisionin ?Log? me Endri Xhafën në ABC, Meta ?kërcënoi? me prova, duke i qëndruar ashpër mendimit të tij.

?13 tetor e ka caktuar zotëria në zyrën time sepse Rama refuzoi të bënim takime bashkë. Unë u detyrova të shpallja një datë tjetër dhe isha i detyruar të shpallja dakordësinë e opozitës.  Datën e caktoi ky bashkë me Oerd Bylykbashin te unë, nëse doni u jap edhe pamjet.

Anulimi ishte për shmangur dhunën se ai se shmangte dot. E dyta datën 13 tetor e ka caktuar ai sepse unë s?mund të thosha aprirori do shkoni me 13 tetor.  Mirë Ramës si interesonte 13 tetori, po ky ça interesi kishte, kryetari i opozitës që të mos regjistrohej për zgjedhjet e 13 tetorit, pse u regjistrua lsi etj dhe s?u regjistrua partia kryesore.

?Ka qenë shumë rëndë, a do të të them gjëra të tjera. Unë ato i anulova për kushtetutën. E para. E dyta, në idenë time që e kisha biseduar edhe me Ramën, kur ishte për drekë te rezidenca qeveritare me mua kishim menduar që të gjejmë një datë të përbashkët edhe për çështjen e negociatave dhe ai më thoshte mua që ai nuk hyn kurrë në zgjedhje?,theksoi Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga