LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më kanë shkruar pse nuk e sulmon Berishën/ Habit Basha: Kam formim tjetër në politikë

2 Dhjetor 2021, 20:45, Politikë CNA
“Më kanë shkruar pse nuk e sulmon Berishën/ Habit Basha:

Kreu i PD, Lulzim Basha, është ?viktimizuar? përballë kritikave të analistëve për qëndrimin e tij ndaj liderit historik Sali Berisha.

I ftuar në ?Real Story?, Basha tha se I kanë shkruar se pse nuk e sulmon, por që sipas tij, ky nuk është formimi i tij politik, gjuha denigruese.

?Është kërkuar largimi, distancimi nga PD dhe parlamenti.

Vetë Berisha është zotuar se nuk do e përfshinte PD në këtë betejë. Nga kjo pikpamje vendimi im ka qenë konkretizimi i zotimit të papërmbushur të zotit Berisha për të mos e përfshirë PD në një betejë me SHBA.

Demokratet më kanë shkruar se nuk arrijnë tu besojnë veshëve se si Berisha më sulmon mua, më kanë thënë pse nuk i përgjigjesh, pse nuk e sulmon.

Përplasjet kalopjnë në gjuhën me denigruse, unë i jam futur politikës me formim tjetër, dhuna verbalem lincimi, sharjet, kanë dëmtuar dhe shkatërruar besimin e qytetarëve?,tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga