Connect with Us

Marko Radas: Për Skënderbeun do rikthehesha edhe me biçikletë nga Zagrebi

Sport

Marko Radas: Për Skënderbeun do rikthehesha edhe me biçikletë nga Zagrebi

Publikuar

-

/

Skënderbeu ka një vend të veçantë në zemrën e Marko Radasit, mbrojtësit kroat që la gjurmë me ekipin bardhekuq në tetë sezonet e luajtura me korçarët. Për asnjë moment Radas nuk e harron Korçën dhe Skënderbeun, madje deklaron se dashuria e tij për këtë qytet shkon shumë larg. Aq sa mjafton një telefonatë për të qenë përsëri pjesë e Skënderbeut, këtë herë si pjesë e stafit. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, kroati rrëfen se pavarësisht impenjimeve personale në futbollin kroat, asnjëherë nuk humbet mundësinë për të ndjekur ekipin e tij të zemrës, që veç Zagrebit, është edhe Skënderbeu. Radas bën një analizë të plotë kampionatit tonë të këtij sezoni, ndërsa deklaron se pavarësisht vështirësive, Skënderbeu është ekipi që nuk rrezikon mbijetesën sepse cilësitë janë për të bërë shumë më shumë se kaq.

Si shkon jeta e Radasit mes futbollit?

Momentalisht jam duke u marrë me futbollin, si trajner i moshave U-5 dhe U-9 në një ekip privat këtu në Zagreb. Ndërkaq, ndjek me kureshtje zhvillimet e futbollit në Shqipëri, në këtë sezon të ri që më duket shumë i fortë dhe i çuditshëm.

I çuditshëm, pse? Si ta kuptojmë?

Është i çuditshëm pasi ka larmi rezultatesh. Javët e para ishin të mbyllura me një rezultat të vetëm, barazimin. Më pas gjërat filluan të ndryshonin disi. Por, sërish niveli i ekipeve është deri diku i barabartë aq sa gjithçka bëhet e paparashikueshme.

Si ju duket Skënderbeu i këtij sezoni?

Do të jetë sërish ekipi që do të luftojë për mbijetesë si një sezon më parë? Skënderbeu i këtij sezoni, ndryshe nga ai i një viti më parë, është një ekip më solid dhe më cilësor. Të paktën kështu e kam parë unë në këtë sezon të ri. Një ekip që ndryshe nga një vit më parë ka një grup më të kompletuar dhe më me shumë eksperiencë sesa sezoni i kaluar. Kam ndjekur çdo ndeshje të këtij sezoni dhe më duket një ekip më i konsoliduar. Kanë fatin që punojnë në një klub si Skënderbeu që nuk ushtron presion dhe nuk të ngarkon me energji negative edhe në mungesë të rezultateve. Trajnerin e njohin më mirë dhe e dinë se çfarë është duke kërkuar. Kjo më bën të mendoj se ky ekip, edhe për nga mënyra e menaxhimit, nuk është ekipi që mund të shihet si i rrezikuar për të rënë këtë sezon. Këtë e them me bindje.

Në tetë vite jeni përballur shumë shpesh me Partizanin. Cilën ndeshje kujtoni si më të veçantën?

Po, e vërtetë, në disa sezone kemi qenë në garë edhe me Partizanin pas rikthimit në Superiore, se disa vite nuk kanë qenë në llogarinë tonë, pasi luanin në tjetër kategori. Gjithmonë përballjet tona kanë dhuruar ndeshje me emocione, por unë do të veçoj ndeshjen e fituar në Korçë me rezultatin 5-2, ku edhe unë kam shënuar gol. Ka qenë një sezon në të cilin ne kemi qenë pas me pikë deri në një moment, por arritëm të përmbysnim gjithçka dhe kemi fituar titullin. Ky është momenti im i preferuar. Këtë e quaj si një nga tri ndeshjet më të mira që ka bërë Skënderbeu në Superiore.

Si mendoni se mbyllet takimi i kësaj jave?

Është një sfidë delikate dhe mjaft specifike që do të duhet të shihet në disa drejtime veç gjendjes se si vijnë dy skuadrat në këtë ndeshje. Skënderbeu vjen pas disa rezultateve mjaft pozitive me ekipet kryesore të renditjes, prandaj morali i tyre është në majë. Nga ana tjetër, Partizani, sikundër flitet, është me disa mungesa, por të mos harrojmë që kanë në krye Ilir Dajën. Ilir Daja është Ilir Daja, një emër i madh dhe nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, kështu që duhet pasur kujdes. Më shumë se Partizani mua më tremb emri i Ilir Dajës.

Lufta në këtë kampionat është e ndarë. Sipas jush, kush rrezikon rrëzimin nga kategoria?

Nuk jam në gjendje ta them një gjë të tillë. Kampionati është shumë i fortë dhe për momentin i paparashikueshëm. Nuk mund të them se kush bie këtë sezon, këtë do ta tregojë koha, por mund të them me bindje që nuk do të jetë Skënderbeu mes ekipeve që do të kalojnë në një kategori më poshtë.

Edhe lufta për titull është një rebus më vete?

Po, pa dyshim. Unë jam gjithnjë në kontakt me Pejiçin për të marrë “feedback”- un e duhur nga Superiorja. Kukësi ka një ekip me shumë cilësi, pavarësisht emrave, por është mjaft i fortë. Po ashtu edhe Tirana që ka një ekip cilësor. Teuta është kampione në fuqi dhe duhet pasur në vëmendje. Mendoj se bashkë me Vllazninë do të jenë këto katër ekipe që do të luftojnë, megjithëse Tiranën dhe Kukësin i shoh më të avantazhuar.

Veç Shehit, në fushën e trajnimit është edhe një tjetër mik juaji, Renato Arapi…

Renato është një djalë shumë pasionant pas futbollit dhe jam i bindur që do të bëjë mirë. Unë e njoh si lojtar, ishte detajist në çdo ndeshje. Merrej me çdo kundërshtar dhe e analizonte deri në detaje. Mund të them fjalët më të mira për të si futbollist dhe i uroj më të mirat si trajner.

Po Radas, me se merret tani pasi ka mbyllur gjithçka me futbollin e luajtur?

Me futboll, me çfarë tjetër. Tani që ju më telefonuat, isha duke u bërë gati për stërvitje. Kam dy grupe, U-5 dhe U-9, të një akademie private që i stërvis dhe jam i lumtur me këtë profesion.

A e keni harruar Korçën?

Kurrë dhe as ka për të ndodhur. Nëse Dinamo e Zagrebit është primare për mua, Skënderbeu është po kaq i rëndësishëm. Mjafton një telefonatë dhe unë kthehem atje, në atë klub kthehem edhe me biçikletë nga Zagrebi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Lucas Cardoso fluturon drejt Turqisë, bashkohet me klubin e ri

Publikuar

-

Lucas Cardoso lë Partizanin pas katër vitesh dhe tani do të provojë një eksperiencë të re në Kazakistan.

Sulmuesi brazilianin, i cili kaloi një dëmtim gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, do të bashkohet me skuadrën e FK Kyzyl-Zhar.



Në këtë ekip ka luajtur më parë një tjetër lojtar që ka provuar të aktivizohet në Abissnet Superiore, Danilo Alves.

Ditën e sotme Cardoso ka fluturuar drejt Turqisë, ku është bashkuar me skuadrën e tij të re për të nisur fazën përgatitore.

LEXO TE PLOTE

Sport

ZYRTARE/ Sheikët e Njukasëllit kryejnë goditjen e dytë në merkato, firmosin me sulmuesin 30-vjeçar

Publikuar

-

Njukasëlli ka zyrtarizuar një tjetër lojtar në radhët e saj, teksa Kris Vud është futbollisti i ri i “qymyrxhinjve”.

Sulmuesi 30-vjeçar ka firmosur një kontratë prej 2 vitesh e gjysmë dhe do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e së shtunës në Premier Ligë ndaj Uatfordit në “St. James Park”.

Ky është transferimi i dytë i Njukasëllit që pas ardhjes së sheikëve në klub pas atij të Kiran Tripier nga Atletiko e Madridit.

Kris Vud gjatë këtij sezoni është aktvizuar në total në 17 ndeshje në Premier Ligë me fanellën e Bërnlit nga ku ka realizuar dhe 3 gola.



LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Cristiano Ronaldo “mesazh” Man United: Nuk jam këtu për vendin e 5-të apo të 6-të, kam ardhur për të fituar

Publikuar

-

Man United nuk po kalon aspak një moment të mirë “Djajtë e kuq” kanë ndryshuar deri më tani 3 trajner dhe pas 19 javësh që kanë luajtur në Premier League renditen në vendin e 7-të e 31 pikë. Një ecuri e tillë nuk i ka lënë aspak një shije të mirë Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez u rikthye te United gjatë merkatos së verës për të fituar sërish trofe dhe këtë gjë e ka pohuar në një intevistë të dhënë së fundmi. Ronaldo i ka dërguar një sinjal të qartë drejtuesve të Man United dhe ka theksuar se nuk dëshiron të luftojë për vendin e 5-të apo të 6-të, por do të luajë për të fituar trofe.



“Nuk pranoj që mentaliteti të jetë inferior, sepse ne synojmë që të jemi mes tre skuadrave të para në Premier League. Nuk dua të jem këtu për vendin e gjashtë, të shtatë apo të pestë. Jam këtu për të tentuar fitoren, për të konkurruar. Jemi në gjendje që t’i ndryshojmë gjërat tani. E di rrugën, por nuk do t’ua them këtu sepse nuk besoj se është korrekte”, u shpreh Ronaldo.

LEXO TE PLOTE