Connect with Us

“Kushtetuesja zbuloi fajtorët”/ Astrit Patozi: Heshtja i bën njësoj përgjegjës

Politikë

“Kushtetuesja zbuloi fajtorët”/ Astrit Patozi: Heshtja i bën njësoj përgjegjës

Publikuar

-

/

Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar se me vendimin e Kushtetueses rrëzimin e kërkesës, që kontestonte zgjedhjet vendore të qershorit 2019, del më e qartë panorama e përgjegjësisë së rëndë politike të atyre, që atëherë udhëhiqnin dhe përfaqësonin opozitën.

Më tej ai ka ironizuar kreun e PD Basha, të cilin e ka quajtur të mbyllur  në “bunkerin statutor”, për t’u mbrojtur nga partia e vet edhe nga “foltorja” e revolucionit paqësor, që do të rithemelojë pluralizmin në Shqipëri,

“Heshtja, që flet dhe i bën njësoj përgjegjës.

Tani që Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për rrëzimin e kërkesës, që kontestonte zgjedhjet vendore të qershorit 2019, del më e qartë panorama e përgjegjësisë së rëndë politike të atyre, që atëherë udhëhiqnin dhe përfaqësonin opozitën.

Se si për shkak të një marrëzie djallëzore iu dorëzua i gjithë pushteti lokal sovjetëve, ndërkohë që kjo temë nuk para trajtohet, si nga bunkeri “statutor”, ku është mbyllur Lulzim Basha për t’u mbrojtur nga partia e vet, ashtu edhe nga “foltorja” e revolucionit paqësor, që do të rithemelojë pluralizmin në Shqipëri”, shkruan Patozi në rrjetin social facebook.

Nga ana tjetër, Patozi shprehet se ata që vendosën bojkotin dhe u përpoqën të pengonin me çdo mjet në dispozicion mbajtjen e zgjedhjeve, ishin të bindur plotësisht se nuk e fitonin çështjen.

“Ata, që realisht e morën vendimin e çmendur të bojkotit dhe të tjerët, që u përpoqën të pengonin me çdo mjet në dispozicion mbajtjen e zgjedhjeve, ishin të bindur plotësisht se nuk e fitonin çështjen, ndaj edhe nuk iu drejtuan vetë gjykatës. Sepse, me sa duket, dy humbje për të njëjtin rast bëheshin shumë.

Dhe gjetën Voltanën e shkretë, e cila ka mbetur si një ishull i vogël në mesin e ujërave të pushtetit pa kufinj të “Rilindjes”, ndoshta jo për ndonjë faj të vetin. Të cilës i ngarkuan në kurriz një peshë të madhe, që nuk i takonte fare ta mbante, sepse nuk ishte fare problemi i saj, por edhe ndonjë arsye të fortë për ta refuzuar nuk është se ka pasur. Tek e fundit, postieri nuk akuzohet asnjëherë për ato që përmbajnë letrat brenda.

Ndaj edhe sot nuk është dita për të kërkuar humbjen e Voltana Ademit, sepse ajo ndoshta është e vetmja opozitare që ka fituar nga zgjedhjet e qershorit 2019, pavarësisht se pa asnjë meritë. Por për të parë se si heshtin njëkohësisht për këtë shuplakë përcëlluese si të ishin në kohërat e arta të dashurisë midis tyre kryetari “de jure” i Partisë Demokratike, “foltorja” dhe Presidenti i Republikës”, shkruan Patozi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi zbulon qarkun/ Ja ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ KQZ TË NDALË URGJENTISHT KËTË SULM MBI PROCESIN ZGJEDHOR TË 30 QERSHORIT



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

LEXO EDHE:  PD i përgjigjet Ramës/ Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz

LEXO EDHE:  "Zgjedhjet nuk kanë përfunduar akoma”/ Meta thirrje KQZ dhe partive

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE