Connect with Us

“Kallëzo penalisht Berishën”/ Balla sugjeron Bashën

Politikë

“Kallëzo penalisht Berishën”/ Balla sugjeron Bashën

Publikuar

-

/
Fshehu kasetën e masakrës së Krushës/ Balla i kujton Bashës drejtësinë

“Toyota Yaris” është rikthyer sërish në Kuvend, nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Ky i fundit, është ndalur tek deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka lëshuar akuza ndaj Lulzim Bashës në lidhje me çështjen e Toyota Yaris, duke thënë se Basha po iu fshihet autoriteteve belge.

Në këto rrethana Balla, i ka sugjeruar kreut të PD-së Lulzim Basha, që të padisë penalisht ish kryeministrin Sali Berisha

“Do doja që Basha të qëndronte në sallë. Bashës do doja t’i sugjeroja meqë Berisha na ka akuzuar të dy për bashkëpunëtorë në çështjen “Toyota Yaris” të bëjë të njëjtën gjë që bëra unë me Bashën.

Unë Bashën e kallëzova penalisht dhe mendoj që Basha ta kallëzojë penalisht Berishën në Gjykatë. Meqë po flasim për pastrim parash zotëria që bën zhurmë (i drejtohet Bardhit) ka qenë avokat i Bashës në atë gjyq të humbur nga Basha”, tha Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

31 milionë euro për fuqizimin e sistemit të mbrojtjes civile/ Peleshi vizite në Itali

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Fuqizimi i sistemit të Mbrojtjes Civile është një nga prioritetet, për të cilin Ministria e Mbrojtjes po punon prej muajsh.

Kjo ishte një nga çështjet që mori vëmendje në takimet që ministri i Mbrojtjes zhvilloi në vijim të vizitës së tij në Itali. Z. Peleshi u prit në takime të veçanta nga shefi i Departamentit te Mbrojtjes Civile, z. Fabrizio Curcio dhe nga komandanti i Komandës së Bashkuar Operacionale, gjenerali Francesco Paolo Figliuolo.

Ministri Peleshi, teksa njohu drejtuesit e strukturave të Mbrojtjes Civile italiane me synimet e Ministrisë së Mbrojtjes për të rritur kapacitetet në fushën e emergjencave civile, shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Italisë, e cila i ka dhënë Shqipërisë një grant prej 31 milionë eurosh.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Mustafaj kundër Bashës

LEXO EDHE:  Rama-Basha game revealed/ After Berisha, DP leader attacks his former allies



Projekti parashikon ndërtimin dhe përgatitjen e sallës operacionale të mbrojtjes civile, trajnimin e stafit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, rritjen e kapaciteteve për planifikimin e emergjencave dhe parashikimin e rrezikut, pajisjet për sallat e Operacionale në 4 qendrat e AKMC-së dhe 8 prefektura, si dhe pajisjen me mjete sipas standardeve të kohës.

Gjatë diskutimit mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e emergjencave civile si dhe bashkëpunimin e deritanishëm, ministri Peleshi falenderoi Italinë dhe në veçanti Departamentin italian të Emergjencave Civile, për mbështetjen e dhënë në rastin e tërmetit tragjik të vitit 2019 si dhe gjatë pandemisë së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një falenderim dhe fyerje e vizitës së Erdoganit në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i njohur si një autokrat ka zbarkuar në Tiranë, ditën e vdekjes së Skëndërbeut.

Kryeministri tha se ishte e rastësishme. Patriotët në rrjetet sociale shpërthyen.

Por, në fakt duhet të kishte një qasje tjetër ndaj gjithë axhendës së presidentit turk, për të lexuar me gjakftohtësi vizitën e këtij të fundit.

Duke lënë mënjeanë nacionalizmin në lidhje me Skënderbeun apo frymën e shekujve të shkuar. Le të kthehemi tek momenti. Tek kjo politika aktuale, e marrëdhënies së Turqisë me Shqipërinë, ku vërtetë Erdogan dhe Rama kanë një marrëdhënie speciale. Por, presidenti i Turqisë të tillë marrëdhënie ka pasur edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kujtojmë këtu inaugurimin e Rrugës së Kombit në vitin 2009.

Ka një afeksion të Erdoganit për Shqipërinë. Por, si gjithmonë autokratët duan të kontrollojnë, të japin urdhëra për gjithçka. Dhe mjafton të lexojmë se çfarë ka ndodhur.

Së pari, presidenti Erdogan duhet falenderuar për ndërtimin e banesave në Laç. 502 familje, 102 familje, 30 milionë euro, 5 milionë lekë, kjo nuk ka rëndësi. Fakti është se presidenti turk ka ndihmuar vendin tonë dhe duhet të jemi falenderues.

Nga ana tjetër ndërtoi dhe një spital në Fier. Një spital të standarteve shumë të mira. Dikush thotë bën 60 milionë euro, dikush 10 milionë euro. Shifra nuk ka rëndësi. Fakti është se spitali u ndërtua.

Nga ana tjetër ka rikonstruktuar xhaminë simbol të kryeqytetit dhe për këtë sërish duhet falenderuar.

Erdhi bëri një vizitë në Tiranë, mbajti një fjalim në parlament dhe këtu fillojnë dy skandalet e Erdogan.

I pari është qasja që ka ai ndaj parlamentit duke folur për çështje të brendshme të Turqisë.

Ç’punë ka parlamenti i Shqipërisë, me çështjen FETO apo me Grushtin e Shtetit në Turqi? Pasi të tillë e ka njohur vetëm Erdogan, se BE dhe SHBA kanë një qasje ndryshe.

Për më tepër, Fetyllah Gylen, kleriku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Erdogan jeton në SHBA, i lirë dhe nën mbrojtjen e administratës së SHBA-ve.

Ardhja e Erdogan në parlament dhe goditja duke përdorur FETO, është një fyerje për parlamentin, megjithëse atje mungojnë burrat që të ngrinin dorën dhe t’i thoshin “kjo është çështja jote personale, nuk ka lidhje me Shqipërinë”.

Fyerja e dytë e Erdogan ishte ajo që bëri me Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Shkoi të inauguronte restaurimin e xhamisë së Et’hem Beut, dhe atje mungonin klerikët shqiptarë.

Mori një hoxhë nga Turqia, i vuri në rrjesht, preu një shirit dhe tha “Ta gëzoni”.

Ç’punë ka Erdogani me klerin shqiptar?

Pse nuk e njeh Erdogan Komunitetin Mysliman Shqiptar?

Ç’punë ka Qeveria e Turqisë se kush është kreu i Komunitetit Mysliman, i Kishës Orthodokse, apo i Kishës Katolike?



Pse fut turinjtë tek komunitetet fetare shqiptare?

Për këto dy pika. Pra, fyerja në parlament dhe dhunimi që i ka bërë Komunitetit Mysliman janë ato që duhet të reagonte opinioni publik, përtej nacionalizmës dhe frymës së ngritur me ditën e vdekjes së Skëndërbeut, pikërisht ditën që Erdogan vizitonte Tiranën?

LEXO EDHE:  Basha zbulon ditën/Kur do rrëzohet republika e vjetër

LEXO EDHE:  Rama-Basha game revealed/ After Berisha, DP leader attacks his former allies

Askush nuk flet pse u përdhos Komuniteti Mysliman Shqiptar, sepse nuk e do Erdogan kreun e Komunitetit Mysliman dhe drejtuesit e saj.

E kujt i plasi…se kë do Erdogani dhe kë nuk do.

Komuniteti Mysliman Shqiptar, është i myslimanëve të Shqipërisë. Ata kanë të drejtën e tyre, të mblidhen e të zgjedhin drejtuesin e tyre. Kanë një komunitet që përfaqësohet denjësisht. Kanë një komunitet që ka një frymë fetare bashkëpunimi, simbol, dhe jo autokrate siç e do Erdogani.

Nga ana tjetër, klerikët e Komunitetit Mysliman nuk thirren, sepse nuk i pëlqejnë Erdoganit.

Kush është Erdogani, presidenti i Turqisë?

Faleminderit për ndihmën, por shko tek shtëpia jote.

Ç’punë ka Erdogani se kush është hoxha i shtëpisë tonë?

Çfarë do të ndodhte nëse do të vinte një presidenti i Greqisë apo i Italisë e do merrte priftin me vete e do inauguronin kishat sipas qejfit të tyre?

Kjo do të ishte po kaq fyese dhe reagimi do të ishte më i ashpër.

Ajo që duhet sot të reagojnë shqiptarët është për fyerjen që Erdogan i ka bërë Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Është fyerja që Erdogani i ka bërë parlamentit shqiptar, duke folur për grushtet e shtetit të vendit të tij.

Ç’punë ka Shqipëria me atë që ka ndodhur në Turqi?

Shqipëria është partner strategjik, e vlerëson dhe e falenderon për ndihmën. Por, nuk ka punë në çështjet e brendshme të Turqisë. Ashtu si Turqia nuk ka asnjë punë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Qoftë politike, qoftë këto edhe fetare.

Pse duhet presidenti turk të vijë këtu dhe të na tregojë leksione se kush janë hoxhallarët që do ai apo kush janë bizneset dhe organizatat që ai pëlqen, në arsim, shëndetësi, apo gjetkë.

Ajo që ka ndodhur me këto dy qasje të Erdoganit janë fyerje të vërteta që ai i ka bërë në sy të kryeministrit, përpara parlamentit të shqiptarëve dhe përpara Komunitetit Mysliman Shqiptar, që është simbol i bashkëjetësës shqiptare. Që është simbol i paqes dhe marrëdhënies së shkëlqyer shoqërore në Shqipëri.

Dhe vjen presidenti turk e lejohet nga kryeministri të bëjë çfarë të dojë, si të dojë, të dhunojë kë të dojë dhe të fyejë gjithçka ai nuk e pëlqen e nuk e zgjedh.

E këto janë dy fyerjet e mëdha që bëri Erdogani. Ngatërrimi i Shqipërisë dhe parlamentit shqiptar tek çështjet e brendshme politike të Turqisë dhe goditja, mohimi, përjashtimi, që i bëri Komunitetit Mysliman Shqiptar. Qartazi një frymë që nxit përçarje brenda Komunitetit Mysliman, që është në dëm të shoqërisë shqiptare.

Qartazi një çështje e brendshme e Turqisë, çohet në parlamentin shqiptar, tek qeveria shqiptare. Që sjell pasoja të parikuperueshme tek marrëdhënia e saj me SHBA dhe BE./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ç’na polli belaja me këtë!/ Blushi i Metës “dhëmbë për dhëmbë” me Bardhin e Bashës

Publikuar

-

Nga

“Meta fshehurazi në Librazhd me trastën e dekoratave”/ Blushi i përgjigjet Ballës: Miss Parlamentin po mashtro

Zëdhënësi i Presidenti Tedi Blushi, ka reaguar menjëherë pas qëndrimit të Gazment Bardhit, i cili sulmoi Presidentin dhe kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Blushi shprehet i çuditur.



Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe”, shkruan Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE