LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ironia e fatit/ Bora miqësi me familjen Ramosaj, dikur “çift” me vëllain e Beatrix

2 Dhjetor 2021, 07:45, Lifestyle CNA
Ironia e fatit/ Bora miqësi me familjen Ramosaj, dikur

Afrimiteti i madh i Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania është kthyer në temën më të komentuar të momentit ndërkohë që rrjeti ka shpërthyer me komente negative ndaj tyre.

Kujtojmë se Donaldi pak javë më parë shprehur hapur se e do ende Bora Zemanin, e cila edhe e surprizoi, derisa vetëm 10 ditë më parë i dërgoi edhe varësen e tij, si dhuratë për 3 vjetorin e njohjes së tyre.

Por, së fundi ai ka shprehur pëlqim edhe për Beatrixën, ku edhe kjo e fundit ka deklarauar të njëjtën gjë, edhe pse në internet po publikohen edhe komentet që Beatrix ia kishte bërë Borës për surprizën ndaj Donaldit.

Por a ju ka shkuar në mend se Bora njihet me Beatrix nga vëllai i saj Alban Ramosaj?

Po, Bora në fakt ka qenë çift me Albanin në spektaklin e vallëzimit ?Dance With Me?.

Kjo do të thotë që bora ka pasur miqësi me dyshën, beatri-Alban dhe kjo e bën afrimitetin e këngëtares me Donaldin akoma më të diskutueshëm./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga