LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ik o dështak, i pabesë”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën, “miku” e këshillon: Jep dorëheqjen

2 Dhjetor 2021, 11:40, Politikë CNA

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sërish thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha theksoi se lufta kundër pastrimit të parave duhet të nisë nga salla e Parlamentit.

Gjithashtu ai u shpreh se kjo çështje duhet të trajtohet me kurajë, pa frikën e fatit personal të askujt.

Fjala e Bashës në Kuvend është publikuar live, edhe në faqen zyrtare të tij në rrjetet sociale.

Por, ajo që bie në sy, janë komentet e ndjekësve të tij në rrjetet sociale, të cilët e akuzojnë Bashën si dështak dhe mashtrues.

?Nuk bëhet politika me Grida Salianjin, Ervin Dumën apo me Gaz Ziun?-shkruan një komentues.

Më tej, një tjetër shkruan ?Ik o njeri i pa besë, e pa moral?

?Kush ti beso më ty këto përralla. Tani ke filluar të mendosh për popullin, tani që po të lëkundet karrigeja e pushtetit?. -shkruan një ndjekës i Bashës.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Dole ti dështak?.

Po ashtu një komentues, i cili i drejtohet Bashës, si ?mik?, i kërkon të japë dorëheqjen.

?Jep dorheqjen miku im, PD është në ditën më të zezë?-shkruan qytetari.

Më poshtë disa nga komentet:/CNA.al

Lajmet e fundit nga