LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e rrugës së Arbrit/ Balluku zbardh mesazhet e qytetarëve

2 Dhjetor 2021, 14:59, Aktualitet CNA
Hapja e rrugës së Arbrit/ Balluku zbardh mesazhet e qytetarëve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ballaku ka zbuluar se arsyet për bllokimin e rrugës së Arbrit pak ditë më parë.

E ftuar në emisionin ?Top Talk? me gazetarin Denis Dyrnjaja, Balluku është shprehur se bllokimi ka ndodhur për shkak të kushteve atmosferike si dhe për shkak të  fluksit të qytetarëve që kanë dashur të shohin nga afër punën e jashtëzakonshme që është bërë në këtë rrugë.

Gjithashtu Balluku ka treguar se ka marrë shumë mesazhe emocionuese nga qytetarët, që tregonin se më në fund kanë mundur të dërgojnë prindërit e tyre të shohin vendlindjen.

?Atë ditë pati reshje dëbore dhe fluksi i qytetarëve. Gjëja e dytë që kam ndeshur janë të gjitha mesazhet që më vinin dhe që kishin të bënin me moshat e treta.

Qytetarë që më dërgonin mesazhe ku shkruanin se tashmë kemi mundësinë të dërgojmë prindërit në vendlinjde.

Këto dy kanë qenë arsyet, gëzimi i madh i qytetarëve të Peshkopisë dhe kushtet atmosferike?, është shprehur Balluku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga