Connect with Us

Gjergji Vurmo kritika të ashpra BE-së/ “Vetoja bullgare dha goditjen përfundimtare”

Aktualitet

Gjergji Vurmo kritika të ashpra BE-së/ “Vetoja bullgare dha goditjen përfundimtare”

Publikuar

-

/

Përfaqësuesi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Gjergji Vurmo deklaruar se vetoja bullgare i ka dhënë goditjen përfundimtare politikës së zgjerimit.

I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin në A2CNN, ai theksoi se qasja e BE-së ndaj rajonit më shumë e ka dëmtuar përpjekjen tonë për të ndërtuar demokracinë, sesa ka ndihmuar.

“Unë mendoj se nuk ka më rëndësi rigjallërimi i politikës së zgjerimit. Rasti i Malit të Zi dhe i Serbisë ka treguar që sa më shumë kapituj që të hapen, nuk do të thotë se vendi bëhet më demokratik. 

Në këtë kuptim, prandaj i jap të drejtë kryeministrit Edi Rama që as nuk ka komentuar në lidhje me lajmin se Bullgaria ka propozuar hapjen e negociatave me Tiranën, por jo me Shkupin.

Vetoja bullgare i ka dhënë goditjen përfundimtare politikës së zgjerimit. Unë jam mbështetës i zgjerimit të BE-së, por nëse shohim 10-vjeçarin e fundit, qasja e BE-së ndaj rajonit më shumë e ka dëmtuar përpjekjen tonë për të ndërtuar demokracinë, sesa ka ndihmuar. 

Politika e zgjerimit ka nevojë për një ridimensionim total. Duhet një politikë që bazohet në nevojën për të demokratizuar shoqëritë në Ballkanin Perëndimor dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik të tyre”, tha Vurmo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Armë dhe dokumente të falsifikuara/ Katër të arrestuar në aeroportin e Rinasit

Publikuar

-

Nga

Si rezultat i kontrolleve gjatë 24 orëve të fundit goditen 4 raste të paligjshmërisë. Në vijim të kontrolleve në dalje të RSH, nga shërbimet e Policisë Kufitare, është arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i shtetasit indian B. P., 33 vjeç, pasi u kap me dokumente të falsfikuara.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë shtuar kontrollet në hyrje dhe në dalje. Në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, çanta e shtetasit afrikan E. N., i cili ishte nisur nga Dubai. Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 62000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasi E. N., u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve për rritjen e sigurisë së udhëtarëve, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër një shtetasi egjiptian, i cili ishte me urdhër dëbimi nga Shqipëria, lëshuar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore dhe ato të sigurisë së aeroportit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll bagazhet e shtetasit egjiptian N. A., i proceduar më parë për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë lodër, e futur në një këllëf lëkure.

LEXO EDHE:  “Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë”/ Rama sërish mesazh naftëtareve

LEXO EDHE:  Propozimi i ri për reformën në drejtësi/Nuland: Fund kulturës së pandëshkueshmërisë



Po nga shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të plotësimit të kushteve për të udhëtuar në hapsirën SCHENGEN, dhe të parandalimit të udhëtimeve apo të braktisjes së fëmijëve me qëllim azilkëkrimin, kanë proceduar penalisht për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen F. A., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.
Procedimi për këtë shtetase filloi, pasi dyshohet se ka braktisur djalin e saj të mitur 16 vjeç, në Gjermani.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Deputeti gjerman “shuplakë” politikës

LEXO EDHE:  Negociatat/ Deputeti gjerman “shuplakë” politikës



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE